-
VIDEO
Kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Celibashi: Ka emra që rezultojnë në 3 parti politike të ndryshme! Disa nuk e dinë që kandidojnë
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, rezultonin emra që ishin në tre lista të partive politike të ndryshme. Mes të tjerash, Celibashi tha se kishte edhe kandidatë të cilët as nuk e dinin se kishin kandiduar.
“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”- u shpreh Celibashi.
-
VIDEO
Jakup Krasniqi në gjyqin në Hagë lutje për trupën gjykuese: Mos përdorni shënimet e mia si prova
Ish-kreu i UÇK-së Jakup Krasniqi në gjyqin e Hagës në fund të fjalës së tij bëri tre lutje për trupën gjykuese!
‘Tri lutje për trupin gjykues mos lejoni që të keqpërdoren mendimet dhe opinionet individuale të pas luftës për kohën e luftës.
Kërkesa e dytë mos lejoni që shënimet e mia të përdoren si dëshmi për vepra penale siç pretendon ZPS.
E treta për komunikatat! Komunikatat ishin rritja për respektin e UÇK-së për unitetin e saj me qëllim që njerëzit të anëtarësoheshin në të.
Ju lus që materialet mos të keq përdoren. Shënimet e mia për të shkruar libër prokuroria i ka përdorur skajmërisht por nuk janë prova. Ma e gjatë është aktakuza. Fjala ime ishte e shkurtër në raport me atë që duhet të them për jetën dhe veprën time jetësore.’- tha Kransiqi.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së takojnë Celibashin
Pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ajo e Bashkimit Europian Christiane Hohman po zhvillojnë një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin.
-
VIDEO
Dyshohet se porositi sulmin me tritol ndaj pallatit të Liman Gjokës në Shëngjin në 2020, Gjykata Lezhë liron Zef Kolën
52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdher të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasese në një objekt në ndërtim në zonen e ranës së hedhur në Shëngjin në vitin 2020, u lirua nga qelia.Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u njoh me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masen e sigurisë "Detyrim Paraqitje"
-
VIDEO
Dy vëllezërit në Lezhë konfliktohen fizikisht për kufirin e tokës, njëri prej tyre përfundon në spital
Dy vëllezër në Lezhë janë konfliktuar me njëri tjetrin për kufirin e tokës që kanë në zotërim. Sherri mes tyre ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit ku dy vëllezërit u konfliktuan fillimisht me fjalë më pas me grushta, duke shkaktuar si pasojë lëndimin e njërit prej tyre.
-
VIDEO
Pranverë e vonuar në Dibër dhe në Korçë, mbulohen nga dëbora! Temperaturat ulen nën 0
Pranvera duket sikur po vjen më vonesë në vend! Në disa zona vendi është përfshirë nga reshje dëbore.
Në Dibër dhe në Bulqizë kanë nisur reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat janë ulur nën 0. Reshjet dëborës ka edhe në rrugën e Arbrit ku mjetet kalojnë me vështirësi. Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhir në rast nevoje, pasi terreni është i vështirë.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një banesë në Vlorë
Një banesë ka marr flakë në mëngjesin e kësaj të mërkurë në lagjen Partizani në Vlorë.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Kërcënoi me pistoletë fqinjin pas konfliktit për pronën, arrestohet 58 vjeçari në Vlorë (EMRI)
Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanosi me armë zjarri bashkëfshatatin e tij në Panaja pas një konflikti për pronën.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, 61-vjeçari përplas 2 djemtë adoleshentë që po udhëtonin me biçikletë
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një 61-vjeçar ka përplasur dy fëmijë të moshës 12 dhe 16 vjeç.
-
VIDEO
Situata e pazakontë/ 2 betoniere brenda Aeroportit të Rinasit, udhëtarët të habitur
Të gjithë udhëtarët janë përballur me një situatë të pazakontë në Aeroportin e Rinasit.
-
VIDEO
Laboratori i heroinës në Has, Apeli i GJKKO prish dënimin me 12 vite burg për Astrit Avdylin, rikthehet për gjykim! Ndryshim të vendimit edhe për 4 të tjerë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi më shumë se një vit më parë Astrit Avdylin me 12 vite burg por kreu i Bandës së Shijakut do të duhet t’i rikthehet gjykimit në shkallë të parë edhe një herë tjetër. Ky ishte vendimi i sotëm të Apelit të GJKKO e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë për disa nga të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has.
-
VIDEO
Report Tv vëzhgim në rrugën që lidh Durrësin me jugun, manovrat për t’i shpëtuar gropave, burim për aksidente! ARRSH: Po kryejmë studime për ndërhyrjen
Një ndër rrugët më të rëndësishme në vend, që lidh Durrësin me Jugun e vendit ku çdo ditë lëvizin mbi 5 mijë makina është lënë në degradim të plotë. Gropat shpesh bëhen burim për aksidente, ndërsa ARRSH-ja nuk ka ende një projekt për asfaltimin e saj.