-
VIDEO
Anulohet fluturimi i Albawings nga Fierence drejt Tiranës, pasagjerët lihen në aeroport pa përgjigje!
Kompania Albawings ka anuluar fluturimin e orës 09:35, nga Firence drejt Tiranës, ndërsa dhjetëra pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe të moshuar janë lënë në pa përgjigje
-
VIDEO
Përfaqësuesi i BB-së në Tiranë: Çdo investim në Shqipëri transparent dhe i qartë! Përvoja këtu në përputhje me standardet tona
Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë Emanuel Salinas, u pyet gjatë një konference për mediat me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me korrupsionin në qeveri si edhe ish-ministrat që janë arrestuar apo që janë në hetim. Përfaqësuesi i BB-së u shpreh se me qeveria ka qenë shumë bashkëpunuese dhe se çdo investim i tyre në vendin tonë ka qenë transparent dhe i qartë. Sipas Salinas përvoja në Shqipëri ka qenë e gjitha në përputhje me standardet dhe rregullat e Bankës Botërore.
-
VIDEO
Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte vjedhur një klinikë private edhe pse ishte me detyrim paraqitjeje për vjedhje
Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte vjedhur një klinikë private edhe pse ishte me detyrim paraqitjeje për vjedhje
-
VIDEO
Ambicia për pagë mesatare 900 euro, Rama: S’do marrim borxh për rritjen, erdhi si rezultat i arritjeve ekonomike
Kryeministri Edi Rama është ndalur në ambicien e qeverisë për rritjen e pagës mesatare në 900 euro. Rama tha se nuk do marrim borxh për të rritur pagat
“Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, do i rrisim pagat dhe do vazhdojmë të ulim borxhin sikur e kemi ulur gradualisht dhe sikundër kemi ecur konform gjithë planit të stabilitetit makroekonomik në aspektin e borxhit. Rritja e pagave është një domosdoshmëri e mundshme. Sot është e mundur sepse kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës mbi të cilën rrisim pagën. Ato shifra qëi u dhashë janë arsyeja pse rrisim pagat, nga të ardhurat e turizmit përshembull, eksporteve, nga të ardhurat e punës, janë arsyeja pse rriten pagat. Rritje që është shumë e lartë në raport në raport me rritjet e bëra në të shkuarën, po e mirë kalkuluar dhe e qëndrueshme”, tha Rama.
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj mbërrin në gjykatën e Elbasanit! Seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura
Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021, ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit për seancën e rradhës e cila ka nisur që nga ora 09:30.
-
VIDEO
Pranvera me vonesë në Korçë, ende e mbuluar nga bora
Pranvera në Korçë është me ‘vonesë’. Korça është ende e zbardhur nga dëbora.
Gjatë natës ka patur reshje dëbore. Reshjet kanë qenë me intensitet te ulet në zonën e Dardhës ndërsa temperaturat kanë shkuar në vlerat -1 gradë deri +2 gradë.
-
VIDEO
Luhatjet e energjisë djegin pajisjet elektrike në Lezhë! Banorët: Tensioni i lartë, kemi dëme të konsiderueshme! OSHEE: Era e fortë shkëputi nulin përcjellës së energjisë
Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike kanë bërë që shumë familjeve dhe bizneseve në lagjen "Gurra" të Lezhës t’u digjen pajisjet elektroshtëpiake. Banorët kërkojnë kompensim nga shteti pasi dëmet e pësuara për ta janë të kosiderueshme.
-
VIDEO
Narta në shënjestër të hajdutëve, banorët të frikësuar! Kryeplaku: Bastisen shtëpitë e familjeve në emigrim
Në Nartë të Vlorës banorët, kryesisht të moshuar janë të frikësuar pasi fshati i tyre ka rënë shpeshhere pre e vjedhjeve. Së fundi janë vjedhur 14 banesa.
-
VIDEO
Sherr me thika në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari plagos 64-vjeçarin, të bijën dhe bashkëshortin e saj italian! Njëri gjendje kritike nga goditja në zemër
TIRANË- Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne mes disa personave në një lokal në Laprakë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi, dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç dhe bashkëshorti i saj Masimo Sorvilo, 47 vjeç, shtetas italian.
-
VIDEO
VIDEO e shpërthimit/ Atentat me tritol mikut të 'Rrumit të Shijakut' në Shkozet, makina shpërthen në lëvizje! Aldi Mustafa del me gërvishtje të lehta, po udhëtonte vetëm në automjet
Një atentat me eksploziv është regjistruar në orën 13:56 të ditës së sotme në Shkozet të Durrësit. Objektivi ka qenë Aldi Mustafa, 37-vjeç, një person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’. Një sasi e vogël tritoli, e vendor në gomën e pasme të automjetit tip Golf 6, ka shpërthyer teksa në mjet po udhëtonte i vetëm Mustafa. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi.
-
VIDEO
Aksident në punë në Lezhë, vdes punëtori 50-vjeçar! Po punonte në fabrikë mielli kur ra nga lartësia prej 3 metrash
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në punë në Rrilë të Lezhës. Ai ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
I dënuar më parë për trafik droge dhe kanosje, u prangos në 2021 se po përgatiste një vrasje! Kush është Aldi Mustafi që sot i shpërthyen makinën me tritol
Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës prej shumë vitesh, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit. Gjithashtu, Mustafa ka qenë i dënuar i dënuar me 10 vit burg në Gjermani për kanosje dhe drogë.