Tentuan të kalonin 118 kg kanabis me rulot drejt Greqisë, dy rumunët dalin para gjykatës në Korçë! 54 vjeçari i qeshur: A dukem bukur?

5 Prill 2023, 13:57

Kanë dalë para gjykatës së Korçës, dy shtetasit rumunë të arrestuar me kapën me 118 kilogramë kanabis, në përpjekje për ta transportuar me rulot drejt Greqisë.

Për dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru do të zhvillohet seanca me dyer të mbyllura ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës. Gjatë këtij momenti, George Coman ndryshe nga bashkëatdhetarja e tij, është shfaqur i qeshur madje ka bërë edhe ironi me gazetarët duke i pyetur nëse duket bukur.