-
VIDEO
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
Për gazetarin Sokol Bregu, pasi Nuredin Dumani u kthye në “të penduarin e drejtësisë” dhe zbardhi shumë ngjarje kriminale, bota e krimit ka ndryshuar taktikë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bregu tha se tashmë porositësit e vrasjeve nuk po marrin me vrasës me pagesë që kanë qenë tradicionalisht pjesë e këtij tregu, por të rinj në “këtë fushë”.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punimet në shkollën “Asim Vokshi”: Do të jetë gati të mirëpresë nxënësit në vitin e ri shkollor
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, e cila po rikonstruktohet nga e para. Veliaj e cilësoi si një projekt të vështirë, për faktin se ndodhet në një nga zonat kryesore të Tiranës.
-
VIDEO
Rama çel ekspozitën personale në Athinë: Jam artisti më i mirë në mesin e kryeministrave!
Me titullin “Improvizimet”, kryeministri Edi Rama ka çelur ekspozitën e tij në Greqi. Në fjalimin e mbajtur para të ftuarve, kreu i qeverisë u kujdes që të thoshte se ky moment është mjaft i rëndësishëm për të, pasi është hera e parë pas shumë vitesh që ka lëvizur në një shtet tjetër, jo si kryeministër i Shqipërisë, por si një artit.
-
VIDEO
Raporti KLSH/ KESH përshkallëzoi krizën, keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, importi i energjisë elektrike u rrit me 156%, qeveria dha 165 milionë euro për të evituar kolapsin
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se KESH nxiti krizën energjitike, 650 milionë euro për blerje energjie për janar 2021 deri në qershor 2022, importi i energjisë elektrike u rrit me 156% për 6 mujorin e parë të 2022.
-
VIDEO
Ambasadori Stefanini në Shqipëri: Kërkojmë votën tuaj për 'Roma Expo 2030'
Diplomati italian, Stefano Stefanini zhvilloi një vizitë në Tiranë, me synim nxitjen e pjesëmarrjes dhe marrjen e votës së Shqipërisë, që “Expo 2030” të zhvillohet në Romë. Duke folur për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadori tha se nga “Roma Expo 2030”, Shqipëria do të përfitojë shumë, sidomos në aspektin ekonomik dhe në atë të turizmit. Temat e “Expo 2030” do të jetë mbrojtja e ambientit dhe ndryshimet klimatike, tema që sipas tij, janë në interes të gjithë rajonit të Mesdheut por edhe vetë Shqipërisë, e cila do të ketë një pavijon të dedikuar duke qene një vitrinë e jashtëzakonshme për promovimin e vendit. Italia ka ndërmarrë një fushatë të gjerë duke dhënë arsyetime konkrete përsë Roma, është vendi I duhur për “Expo 2030”. Zoti Stefanini ka mbajtur edhe postin e ambasadorit Italian në NATO, por edhe këshilltar i presidentit Giorgio Napoletano.
-
VIDEO
Alibeaj mbledh grupin dhe Kryesinë, i përgjigjet Berishës: I kemi kandidatët për 61 Bashkitë! Lironi selinë! 3 skenaret si do hyjnë në '14 maj'
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt do të garojë në të 61 bashkitë në zgjedhjet vendore të 14 majin. Përtej pretendimeve të ngritura nga grupimi i Sali Berishës, Alibeaj shoi sot çdo dyshim duke thënë se i ka emrat e kandidatëve në të gjitha bashkitë në vend, por nuk dha asnjë detaj tjetër.
-
VIDEO
Alibeaj ironizon Berishën: Vegël mund të jetë ai që do i çojë demokratët në parti të majtë! Kam krenari të qëndroj në PD
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën duke thënë se mund të jetë vegël se do të çojë demokratët në parti të majtë duke iu referuar Partisë së Lirisë.
“Nuk do më dëgjoni të përdor fyerje apo linçimi edhe për kundërshtarin më të fortë. Politika bëhet me ide nëse i ke, me vizion ndryshe, ndaj kam zgjedhur këtë qasje. Sa i përket historisë së veglave, pengjeve, një arsyetim e kam. Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti 1që në 2013 bashk2ëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj: Të dalim me një kandidat në interes të PD-së dhe jo që të triumfojë dikush
Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në përfundim të takimit të grupit parlamentar, u shpreh se PD duhet të bëhet bashkë dhe të dalë me një kandidat në zgjedhje, jo për të triumfuar dikush, por të jetë në interes të shqiptarëve.
‘PD ka pasur një vit shumë të vështirë. Nëse nuk do të bëhemi bashkë për të bashkuar forcat rreth një kandidati në interes të PD-së për t’i shërbyer shqiptarëve jo për të triumfuar dikush, por për t’i shërbyer shqiptarëve. Jemi koshient për situatën për atë që ka ndodhur në PD. Është shpenzuar mes nesh pa arsye. Tashmë që futemi në situatë zgjedhore. Sot nuk ka asnjë arsye se përse kjo logo historike, që ka peshë të rendë të mos jetë strumbullari rreth të cilit. Ata të cilët kanë marrë përmes kësaj logoje, ku i kërkohet të jetë antiteza e regjimit të Edi Ramës mos të bashkohet rreth saj. Janë shqiptarët ata të cilët do të na gjykojnë.’- u shpreh Alibeaj.
-
VIDEO
'Vendoret'/ Alibeaj: PD ka një kandidat, të tjerët janë me logo të tjera
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë dhe mbledhjes së grupit parlamentar u shpreh se është diskutuar për emrat për kryetar bashkie. Alibeaj u shpreh se PD ka një kandidat, ndërsa kandidatët e tjerë janë me logo të tjera, ndërsa shtoi se kandidatët e primareve janë të mirëpritur që t’i bashkohen.
-
VIDEO
Vendoret/ Alibeaj: I kemi emrat e kandidatëve për 61 bashki
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj konfirmoi se i kanë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.
"Nuk janë të kryetarit të komanduar të partisë por të strukturave të PD. Ky është një proces, i kanë. Ne po diskutojmë. Aty ku je ulur, ishte Bejko, i deleguari i PD për Gjirokastrën", tha Alibeaj.
-
VIDEO
Zv.ministri i Bujqësisë: Blegtoria ka marrë nga buxheti 60% në skemën mbështetëse! Zusi: Rritja e eksporteve është evidente
Zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote i ftuar në Report Tv thotë se blegtoria ka marrë 60% në skemën mbështetëse. I ftuar në emisionin ‘Studio live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kote u shpreh se blegtoria është një sektor që mund të rritet dhe se kjo është në qendër të vëmendjes.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, shoferi 45-vjeçar përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja! Pas pak minutash përplaset me një mjet tjetër
Një 45-vjeçar ka shkaktuar 2 aksidente pasditen e sotme në Vlorë. Shoferi i identifikuar si A.L., ishte duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, në rrugën “Gjergj Kastrioti” dhe ka askidentuar këmbësoren 66-vjeçare.