-
VIDEO
E rëndë/ E zë poshtë kamioni që po rregullonte, ndërron jetë mekaniku në Kurbin
Një mekanik humbi jetën pas një aksidenti në punë në Kurbin. Viktima është Albert Mamli 45-vjeç, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të së hënës pranë një servisi në fshatin Laç të Kurbinit. 45-vjeçari ka qenë duke punuar në një mjet kamion, i cili e ka zënë poshtë duke shkaktuar plagë të shumtë në disa pjesë të trupit e për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.
-
VIDEO
‘14 maji’/ Baçi në Report Tv: Alibeaj i ka nxjerrë kandidatët nga kafja ‘aman pranoni’! Topollaj: Ju doni bashkimin, por të jeni vetëm ju
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se grupimi i Enkelejd Alibeaj nuk do të mund që të nxjerrë kandidatë në të gjitha bashkitë duke e cilësuar një gjë të tillë si një tallje me demokratët. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Baçi i cilësoi emrat e dalë nga Alibeaj, si ‘kandidatë kafeneje që nuk do anëtarësia’
-
VIDEO
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rënë që marrin inerte në kodrat e qytetit te Mamurrasit është bllokuar prej 5 ditësh. Banoret e lagjes 'Demokracia' kanë vendosur barriera në rrugë dhe vijojnë të qëndrojnë aty përgjatë 24 orëve duke penguar lëvizjen e kamionëve.
-
VIDEO
Alibeaj mbledh grupin parlamentar, kush janë deputetët që marrin pjesë në mbledhje
Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, Enkelejd Alibeaj po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar dhe kryesinë. Report Tv ka mësuar emrat e deputetëve që po marrin pjesë.
Grupi i deputetwve
- Eralda Tase Bane
- Orjola Pampuri
- Dhurata Çupi
- Zheni Gjergji
- Ferdinand Xhaferraj
- Bledion Nallbati
- Gazment Bardhi
- Kreshnik Collaku
- Merita Bakiu
- Enkelejd Alibeaj
- Selaudin Jakupllari
- Dash Sula
- Lefter Gështenja
- Flamur Hoxha
- Arbi Agalliu
- Andia Ulliri
Kryesia dhe grupet e punes
- Taulanta Jupi
- Indrit Sefa
- Roland Bejko
- Xhemal Bushati
- Fitim Zekthi
- Jonila Godole
- Taulant zeneli
- Marash Logu
- Indrit Sefa
- Agron Kapllanaj
- Endri Hasa
- Bujar Hoxha
- Xhemal Gjunkshi
-
VIDEO
14 maji/ Escobar: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira! Rajoni të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit
Shqipëria duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në14 maj është apeli që vjen nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një komunikim online me gazetarët Escobar u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres në luftën kundër korrupsionit.
-
VIDEO
Luftar Reçi: Jam kërcënuar me jetë që të tërhiqja dëshminë! Përballja e tij me grupin e Emiljano Shullazit shtyhet në 3 prill
Ka përfunduar seanca e dëshmisë së Luftar Reçit në Gjykatën e Posaçme. Në këtë seancë Reçi iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe Gjykatës, e ndërsa në seancën e radhës do t’i përgjigjet pyetjeve të të pandehurve të tjerë dhe mbrojtësve të tyre. Seanca u zhvillua me syer të mbyllura, mirëpo nga sa Report Tv mëson, ai i ka qëndruar dëshmisë që ka dhënë në fazën hetimore. Para gjykatës Reçi ka dëshmuar se është kërcënuar me jetë që të tërhiqte dëshminë. Sipas tij, i pandehuri Viktor Imeri e ka kërcënuar duke i dërguar persona të ndryshëm gjatë kohës që ai ka qenë në burgun e Drenovës në formë presioni për të ndryshuar deklarimet e bëra prej tij përpara organit të akuzës. Po ashtu ai pranoi se edhe të burgosur të tjerë i kanë thënë se do t’i vrasin familjarët në rast se nuk tërhiqet nga deklarimet e bëra.
-
VIDEO
Miratohet huaja 67.3 mln € për ujësjellësit e kanalizimet! PD: Ujësjellësit me punësime elektorale, të varur nga qeveria
TIRANË- Nga Komisioni i Ligjeve, opozita akuzoi qeverinë se po përdor ndërmarrjet e ujësjellësve dhe kanalizimeve për punësime elektorale.
-
VIDEO
Ankimimi i familjarëve për sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, ‘Apeli’ lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të të shumëkërkuarit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj edhe pas ankimimit të vendit nga familjarët e tij.
-
VIDEO
Një javë nga afati PS me idetë të qarta, pa dilema për 54 kryebashkiakë, 7 ende në pikëpyetje! Në 4 qarqe 'deja vu' e 2019-s, të shtunën vendoset gjithçka
25 marsi nuk do të jetë një ditë feste për të gjithë kryebashkiakët aktualë të Partisë Socialiste, pasi disa prej tyre nuk do të rizgjidhen për të rikanduar për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit.
-
VIDEO
Pa rrip sigurimi në autostradën Milot-Morinë dhe me shpejtësi skëterrë, e pëson 27-vjeçari nga Kosova
Një 27 vjeçar nga Kosova është kapur duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën “Milot- Morinë” me mjetin tip “Audi A7”.
-
VIDEO
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
Seanca për ish-ministrin e Brndshëm Saimir Tahirin është shtyrë sërish. Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej seanca gjyqësore e radhës për kërkesën e Tahirit, i cili kërkon t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim, por ka munguar gjyqtari i çështjes Elton Frashëri.
-
VIDEO
Ishin duke shkuar për në Kishën e Laçit, drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe bie përmbys në përrua! Shpëtojnë mrekullisht dy të rejat
Shpëtojnë mrekullisht dy të reja teksa mjeti i tyre është përmbysur duke përfunduar në një përrua.