-
VIDEO
Nuk tregoi për vdekjen e shokut nga mbidoza, por e hodhi në përrua, lihet në burg 47-vjeçari: Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin, vetë flija nga dhoma tjetër
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
-
VIDEO
Sherri i të miturave në Tiranë/ Sociologia: Na serviren kudo modele të dhunës! Marku: Jemi indiferentë për edukimin! Psikologia: Shkolla jo përgjegjëse, agravimi nis te familja
Përleshja fizike ndërmjet disa vajzave të mitura të shkollës 9-vjeçare ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, pamjet e rënda cilat u bënë menjëherë virale, ngrenë shqetësimin për dështimin e hallkave për edukimin e brezave të rinj. Për të folur për këtë problematike ishin të ftuara në Report Tv, sociologia Arjana Muça, mësuesja Irma Marku dhe psikologia Eksena Qirici
-
VIDEO
Me Benz mbi trotuar dhe me shpejtësi “skëterrë”, shoferi në Pogradec merr gjobën e majme
Një shofer në Pogradec është ndëshkuar me 40 000 lekë gjobë, pasi ditën e djeshme qarkulloi një video ku drejtuesi i mjetit shfaqej, duke ecur me shpejtësi dhe kundravajtje në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”. Pas publikimit të videos, Policia ka marrë masa duke ndëshkuar shtetasin D. S., i cili po drejtonte mjetin e një shtetasi tjetër.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Lushnjë, mjeti përplaset me motorin! Dëmtohet shoferi i motomjetit
Një askident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në Lushnjë në rrugën e rurale të kthesës Grabjanit ‘Tre Urat’. Një automjet tip ‘Volksëagen’ është përplasur një motomjet. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit. Ardjan Meçani 36 vjec, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
-
VIDEO
U shoqërua në polici, flet shoferi të kazinosë ku punonte keniania: Kur ra nga ballkoni ishim ndarë
Efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar ditën e sotme Rodin Barci shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij Barci i ka qëndruar dëshmisë së tij të mëparshme. Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por janë marrë në pyetje vetëm persona të cilët kanë pasur kontaktet e fundit me të.
-
VIDEO
Berisha takim me strukturat në Tepelenë: Po bëjmë revolucion, do përmbysim regjimin
Ish kryeministri Sali Berisha në një takim me strukturat e PD-së në Tepelenë thotë se revolucioni i tij do të përmbyrsë regjimin
-
VIDEO
Shpërndanin heroinë në Fier, në pranga 43-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij! U sekestrohen mbi 13 mijë euro dhe 400 dollarë
Një person ka rënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij për shpërndarje heroinë në Fier. Në Fier u kap Arben Muka dhe u shpall në kërkim Elvir Kananaj
-
VIDEO
Skuadër me vullnetarë të rinj për Emergjencat Civile
110 djem dhe vajza i janë përgjigjur ftesës për t’u bashkuar një grupimi të ri vullnetarësh që do të shërbejnë si ndihmës të mbrojtjes civile në zonën ku jetojnë, apo edhe në zona të tjera të vendit
-
VIDEO
Plagosi me thikë 52 vjeçarin në Vlorë, i riu arrestohet nga policia pas një ore ndjekje (EMRI)
Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi plagosi me thikë 52 vjeçarin Genci Serjani Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Armando Mustafa.
-
VIDEO
1 vit nga lufta në Ukrainë, Xhaçka në Këshillin e Sigurimit në OKB: Bota po vuan pasojat e agresionit rus, lufta duhet të marrë fund
Sot në 1-vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në takimin mbi Ruajtjen e paqes dhe sigurisë së Ukrainës
-
VIDEO
Vrasja e Xhuvanit, shoqërohet një nga dëshmitarët, dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit
Report Tv mëson se është shoqëruar një nga dëshmitarët në gjyqin e Arbër Paplekajt pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit. Mësohet se është shoqëruar Miles Kurti.
-
VIDEO
Italiani në kërkim për inceneratorët, Ciafaglione: S’e punësova unë babain e Alqi Bllakos, ekspertiza firmës! Borderotë i firmosja ‘letra të bardha’
Ish administratori i inceneratorit të Tiranës, Italiani Giuseppe Ciafaglione, i shpallur në kërkim nga SPAK, pretendon se i është falsifikuar firma dhe nuk e ka bërë ai punësimin fiktiv të babait të Alqi Bllakos.