-
VIDEO
4 anije të NATO në portin e Durrësit, kryen misione në Mesdhe dhe në ujërat territoriale shqiptare
4 anije të NATOS në portin e Durrësit. Kryen misione në Mesdhe dhe në ujërat territoriale shqiptare. Një flotilje e përbërë nga 4 anije luftarake, sot në mëngjes kanë hyrë dhe po ankorohen në portin detar të Durrësit. Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.
-
VIDEO
Mbanin 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë, në pranga 2 punonjës të një miniere
Administratori dhe drejtuesi teknik i një miniere në Tropojë janë arrestuar pasi mbanin 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë. Ata janë identifikuar si Xhuljan Krypi dhe Dhimitër Palla.
-
VIDEO
Djegia e makinave në Elbasan, Report Tv siguron VIDEON, tre mjetet në flakë
Report Tv ka siguruar videon e makinave që janë përfshirë nga flakët në Elbasan. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm për të djegur mjetin tip ‘Benz’, ndërkohë nga flakët janë djegur edhe dy makina të tjera të parkuara.
-
VIDEO
Elbasan/ Digjet një ‘Benz’ në lagjen '5 Maji', dyshohet e qëllimshme! Dëmtohen dhe 2 makina të parkuara pranë
Një automjet është djegur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara. Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 23 shkurt
-
VIDEO
VIDEO: 3 Marsi, beteja e Sali Berishës për veten dhe fëmijët e tij
Në 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” politik i Sali Berishës. Në të njëjtën ditë, Berisha ka thirrur protestën e radhës kombëtare, sic e cilëson ai.
Vendimi për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës.
-
VIDEO
Duka i zhgënjyer me Berishën: Një sms nuk më ka dërguar! Neve nuk na konsideron, vetëm Metën
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehu haptas zhgënjimin e tij ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke deklaruar se ky i fundit nuk e kishte telefonuar asnjëherë për të tentuar që të sjellë bashkim në opozitë.
Ai tha se Berisha nuk i merr aspak në konsideratë krerët e partive të tjera opozitare, ndryshe nga konsiderata që ka për Metën.
“Një sms nuk ma ka sjellë. Nuk duhet të na çudisë kjo që Berisha nuk na thirr neve. Po këta që thonë se janë PD zyrtare, si nuk na thonë njëherë si do ja bëjmë me këto kandidatë. Situata është shumë kaotike.
Ne jemi vetëofruar për të qenë korrektë. Neve nuk na konsideron, Metën e konsideron, mund të ketë të drejtë po le ta provojmë njëherë sesa do arrijmë në zgjedhje. Berisha është gjigand në politikë, por si ka mundësi, një njeri që merr vesh kaq shumë në zgjedhje, që ka shumë eksperiencë, sot nuk e bën dot t’i bashkojë. Dalim tek përgjigjia që ka probleme brenda PD-së më me rëndësi se bashkimi opozitar”-tha Duka.
-
VIDEO
1 vit nga nisja e luftës, Xhaçka flet në sesionin e posaçëm në OKB: Sulm i paprovokuar, mbështesim integritetin territorial të Ukrainës
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së po mban një sesion të veçantë për 1 vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë. E pranishme ishte edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila prezantoi qëndrimin se Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën për paqen në Ukrainë.
-
VIDEO
Vangjeli zbulon në Report Tv planin e Berishës: Nëse s’i japin vulën, do bllokojë rrugët me kamionë dhe traktorë
Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar planin e Sali Berishës, atë skenar që ka në fokus dhunë dhe tensionimin e situatës. Në Report Tv, në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga, Vangjeli thotë se ka plane për të bllokuar një pjesë të akseve kryesore në vend, në rast se Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e partisë.
-
VIDEO
Dhuna e efektivëve ndaj Petraq Milos, ambasadori Shqipërisë në Malin e Zi dënon rastin: Reagimi ynë ishte i menjëhershëm
Ambasadori shqiptar në Malin e Zi, Ridian Kurtezi ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milos. I ftuar në Report Tv, Kurtezi tha se ambasada ka pasur reagim të menjëhershëm mbi rastin sapo është njoftuar më 15 janar dhe më pas kanë kërkluar nga autoritetet që të identifikohen policët dhe të marrin dënimin e duhur.
-
VIDEO
‘Qetësohuni djema’, fjalët e fundit të shqiptarit që u vra pas përleshjes me armë të bashkatdhetarëve! Tentoi të ‘ulë gjakrat’, por mbeti viktimë
Hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami u vra ditën e djeshme në Greqi nga një plumb që e kapi teksa ishte ulur në një lokal dhe dy bandat shqiptare patën një përleshje me armë. Islami kishte tentuar të ‘ulte gjakrat’ mes 7 shqiptarëve të cilët fillimisht u përfshinë në një debat në lokalin ku ishte ulur edhe 39-vjeçari.
-
VIDEO
Nuk iu beson syve kur shikon burrin, ‘Pa Gjurme’ ia kthen në shtëpi/Emocione dhe lot gëzimi bashkohet çifti nga Tirana
Emocione dhe lot gëzimi puntatën e kësaj të enjte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, pas gjetjes së të moshuarit Burhan Xhindole. Pa kaluar 24 orë nga humbja e tij, stafi gjen të moshuarin pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit në Tiranë dhe e kthen në shtëpi. Ai ishte larguar nga banesa mëngjesin e 22 shkurtit, ndërsa puntatën e së mërkurës bashkëshortja e tij Fatbardha denoncoi live.