-
VIDEO
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Abu Dhabi anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt! Pritet ekstradimi i tij
Është arrestuar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, Amar (Dritan) Shkëmbi i shumëkërkuar nga autoritete shqiptare si anëtar i një grupi kriminal. Operaconi është zhvilluar nëpërmjet një bashkëpunimi mes SPAK dhe Interpol Abu Dhabi në koordinim me qendrën e Interpolit në Francë.
-
VIDEO
Dëmtohet ura e lumit Mat, ngec furgoni me pasagjerë, mes tyre fëmijë. Ja si lëvizet mjeti
Një automjet i transportit publik ka ngecur këtë të enjte në mes të një ure tip pasarelë që përdoret nga banorët e dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Gurrë në Bashkinë e Klosit.
-
VIDEO
Skandali në Itali, kush është profesori që 'i shiti' diplomën Guvernatorit italian, i lidhur ngushtë me Klodian Allajbeun
Roberto Raimondi është një prej emrave që prokuroria italiane e ka vënë nën hetim për lidhje me Guvernatorin e Sardenjas, Christian Solinas pasi dyshohet se i ka dhënë këtij të fundit një diplomë ‘Honoris Causa’ në këmbim të një vendi pune të mirëpaguar.
Por kush është Roberto Raimondi dhe cilat janë lidhjet e tij me Shqipërinë? Shqiptarja.com ka siguruar jetëshkrimin e tij dhe vihet re lidhje shumë e ngushtë e tij me biznesmenin Klodian Allajbeu, i cili e ka sjellë në Shqipëri dhe e ka promovuar për më shumë se një dekadë.
Roberto Raimondi ka filluar punë në Shqipëri për herë të parë në vitin 2011 ku ka filluar në pozicionin shumë të rëndësishëm të Drejtorit të Përgjithshëm në rrjetit të Spitalit Amerikan në Tiranë, në pronësi të Klodjan Allajbeu. Këtë pozicion italiani Raimondi e ka mbajtur deri në vitin 2013 dhe më pas është punësuar direkt në një kompani private Dial-alb shpk në Tiranë, një kompani import-eksporti të produkteve farmaceutike dhe pajisjeve shëndetësore dhe spitalore. Pronar i kësaj kompania rezultonte një person shumë i njohur, Arbër Teqja, edhe ky i fundit i lidhur ngushtë me Allajbeun, përmes një tjetër kompanie. Teqja dhe Allajbeu janë bashkëpronarë në kompamninë ECO RICIKLIM e cila ka përfituar qindra milionë nga thesave i shtetit përmes dhjetërave tenderave.
Në vitin 2016 italiani Roberto Raimondi e ka mbyllur punën në ‘Dial-Alb SHPK’ dhe 2 vite më pas ka filluar punë në sektorin publik. Sicc duket me ndihmën e miqve të tij ai është katapultuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Nga viti 2018 deri në shtator 2022 ai ka filluar punë si pedagog në Fakultetin e Shëndetit Publik në Universitetin Mjekësor të Tiranës, ku ka dhënë njohuritë bazë në ekonomi. Ndërkohë që nga viti 2021 deri në shtator 2022 ku edhe ka filluar punën në Itali në një autoritet shumë të rëndësishëm që merret me menaxhimin e milionave eurove fonde, Raimondi ka punuar si Drejtori i Sektorit të Doktoraturave në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Në këtë pozicion të rëndësishëm ai akuzohet nga autoritetit italiane se i ka shitur titullin ‘Honoris Causa’ politikanit të rëndësishëm italian, Guvernatorit të Sardenjas, Christian Solinas.
-
VIDEO
Votimi i dy pikave të rendit të ditës në Kuvend, Bardhi: Të anulohen, nuk kanë kuorum! Nikolla merr urdhra nga Balla në telefon
PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që dy çështjet e rendit të ditës që u miratuan në përfundim të seancës plenare, të anullohen nga Nikolla sepse nuk plotësonin kuorumin e nevojshëm të më shumë se 70 votave.
Nga ana tjetër Nikolla iu përgjigj se në nisje të seancës 74 deputetë kishin konfirmuar prezencën. Kjo u kundërshtua nga Bardhi i cili tha se prezenca e deputetëve duhet të konfirmohet para çdo votimi që bëhet në sallë dhe i kërkoi Nikollës që të mos komunikonte në telefon me Ballën por të respektonte rregulloren.
-
VIDEO
Seancë plenare normale pas disa javësh, diskutohet raporti për Integrimin! U nis me tensione dhe ‘zhurmues’! Të përjashtuar 8 deputetë, përfshirë Berishën
Teksa jashtë dyerve të Parlamentit u mbajt protesta e ‘javës’ nga Berisha dhe deputetët e përjashtuar, brenda sallës së Kuvendit nisën debatet mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për mungesën e kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Në fshatrat e Zadrimës vetëm të moshuar, hajdutët bëjnë kërdinë! 4 vila u grabitën në Blinisht e Fishtë! Banorët kërkojnë ndihmë nga policia
Fshatrat e zonës së Zadrimës në Lezhë të braktisur përfundimisht nga të rinjtë, janë vënë nën shënjestrën e hajdutëve që herë pas herë sulmojnë dhe plaçkitin shtëpitë pa pronarë. Banorët e moshuar të mbetur vetëm kërkojnë me shumë prezencë të policisë.
-
VIDEO
Presidenti i Sardenjas dyshohet se u nderua në Tiranë me ‘Honoris Causa’ nga ‘Mjekësia’ në këmbim të një emërimi! Universiteti dhe Ministria e mohojnë
Autoritetet në Itali kanë marrë nën hetim Guvernatorin e Sardenjës Christian Solinas për akuzën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave, ndërkohë që një skandal e lidh atë drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Prokurorët nga Cagliari në Tiranë.
-
VIDEO
Krujë, shisnin drogë pranë shkollave, në pranga 2 vëllezër binjakë, iu gjenden edhe armë
Dy vëllezër binjakë janë vënë në pranga të policisë së Krujës, pasi shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Ndërsa në banesë iu sekuestrua 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë;
-
VIDEO
Fshati në Poliçan pa infermier, gjilpërat i bën veterineri! Banorët e Zhitomit: Të sëmurët i çojmë me kafshë! Qendra shëndetësore është shembur, më e afërta është 80 km larg
Vetëm 18 km larg Beratit, fshati Zhitom nuk ka rrugë dhe as qendër shëndetësore. Për të marrë shërbime mjekësore banorëve u duhet të udhëtojnë 80 kilometra larg, dhe në këto kushte zgjedhin që injeksionet t’ua bëjë veterineri i fshatit. Transportin e bëjnë me kafshë, ndaj kërkesa e tyre kryesore shkon për ndërtimin e një rruge.
-
VIDEO
FNSH dhe policia aksion blic në Vlorë, kontrolle gjatë gjithë natës! Disa të shoqëruar dhe disa të shpallur në kërkim
Policia e Vlorës, FNSH dhe ‘Shqiponjat’ kanë zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë për aksion blic me qëllim gjetjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Aksioni u zhvillua gjatë mesidtës së të mërkurës rreth orës 18:00 dhe me pas ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
-
VIDEO
Berat/ Banorët e Lumasit vijojnë betejën për burimin e ujit të Sinecit, përplasen me policinë! Firma 'Salillari' s'ka rinovuar lejen për punime
Firma e cila ka marrë tenderin ka shkelur kontratën duke bërë punime në zonën mbrojtur. Megjithëse duhet të pezullonte punimet pasi firma nuk ka rinovuar lejen. Serish rezulton që kjo firmë vijon punimet çdo ditë në këtë zonë. Banorët të irrituar kanë nisur protestën duke shkuar në vendburimin aty ku firma "Salillari" po kryen punimet
-
VIDEO
Protesta e Berishës para Kuvendi, ja sa qytetar i janë përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit
Report Tv sjell video nga protesta e thirrur nga Sali Berisha ditën e sotme para Kuvendit. Siç shihet edhe nga pamjet, thirrjes së ish-kryeministrit i janë përgjigjur një numër i vogël qytetarësh.