-
VIDEO
Të shtëna me armë në Librazhd, një makinë qëllon drejt një lokali! Një i plagosur, autori në kërkim! Shkak sherri mes disa të rinjve
Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Librazhd të Elbasanit. Një person ka qëlluar me armë drejt një lokali në afërsi të qendrës së Librazhdit.
-
VIDEO
Policia e Elbasanit kontroll ‘blic’ në disa pika të qytetit
Policia e Elbasanit dhe Forcat ‘Shqiponja’ dhe Njësia Operacionale po bëjnë një kontroll blic në disa pika të qytetit. Burime bëjnë me dije se policia po kontrollon makina të ndryshme
-
VIDEO
14-vjeçari tmerron nxënësit në Sarandë bojkotohet mësimi! Prindërit: Kërcënon vazhdimisht me armë! Ministrja Kushi e pranon: Jemi në dijeni, do marrim masa
Mungesa e sigurisë në shkollë ka çuar sot në bojkot të mësimit nga ana e një pjese të nxënësve në shkollën Adem Sheme në Sarandë. Sipas prindërve një nxënës 14 vjeçar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre. Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjeçare ka shkuar në klasën e 6 e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.
-
VIDEO
Vrasja e Emiljano Ramazanit, Dumani konfirmon dëshminë edhe në GJKKO: Isha organizatori! Porosinë e dha Erjon Alibej, ekzekutor ishte Skerdi Tase
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka konfirmuar në GJKKO dëshminë që ka dhënë për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Nën masa të rrepta sigurie u shfaq në gjyq në funksionin e dëshmitarit gjatë procesit ndaj Euglent Halli dhe Xhuliano Hoxhës.
-
VIDEO
Brenda saj u gjetën 3 kallashnikovë dhe benzinë në Elbasan gati për atentat, Report Tv siguron videon kur makina 'BMW X6' vidhet në Shkodër
Kjo makinë BMW X6 është vjedhur në Shkodër dhe dyshohet se është e njëjta që është gjetur në Elbasan që do të përdorej në atentat. Report Tv ka siguruar videon eksklusive tw momentit kur makina vidhet nw brenda pak minutash.
-
VIDEO
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja e familjes: 6 policët kishin dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur
Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur sot detajet e reja për vrasjen në Elbasan. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 3 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.
-
VIDEO
Regjistrimi i popullsisë nis në shtator, drejtoresha e INSTAT: Qytetarët nuk do penalizohen vetëm për pyetjet rreth etnisë, fesë dhe gjuhës! Për të tjerat gjobë 50-100 mijë lekë
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije në Report Tv se formulari për regjistrimin e popullsisë është bërë gati dhe qytetarët do të jenë të detyruar të japin përgjigje për çdo gjë përveç se për 3 pyetje rreth etnisë, gjuhës dhe fesë që nuk janë me detyrim. Në intervistën për ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se penaliteti për ata që nuk duan të japin të dhënat do të jetë 50-100 mijë lekë.
-
VIDEO
Aksidenti me vdekje në Berat, tragjedia e dytë e familjes Merkaj! Një muaj më parë iu mbyt djali tjetër në lumë
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen Merkaj,e cila rreth 1-muaj më parë humbi djalin, që u gjet i mbytur në ujërat e lumit Osum. Një tjetër vdekje e dhimbshme dhe tragjike për këtë familje ishte aksidenti i rëndë i djalit të tyre 28-vjeç,i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur gjatë natës.
-
VIDEO
Aksident në Berat, mjeti del nga rruga dhe merr flakë, ndërron jetë shoferi 28-vjeçar! Digjet brenda në makinë, një muaj më parë u mbyt vëllai në lumë
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen Merkaj, e cila rreth 1-muaj më parë humbi djalin, që u gjet i mbytur në ujërat e lumit Osum. Një tjetër vdekje e dhimbshme dhe tragjike për këtë familje ishte aksidenti i rëndë i djalit të tyre 28-vjeç, Kliti Merkaj i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur gjatë natës.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Berat ku u dogj makina dhe 28-vjeçari brenda, Report Tv siguron pamjet! Në vendngjarje vetëm mbetjen e mjetit
Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit të sotëm ku humbi jetën një 28-vjeçar. Në vendngjarjekanë mbetur vetëm disa copëza të makinës së shkrumbuar mbrëmjen e djeshme. 28-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me shtyllën, më pas ra në kanal duke u shkrumbuar.
-
VIDEO
Përjashtimi i 6 deputetëve të PD, Korreshi: Vendim i marrë paraprakisht! Të enjten, protestë me bilbila në Kuvend! Rama po bën luftë shpatash në Japoni
Deputeti i PD, Saimir Korreshi tha se vendimi për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës ishte marrë paraprakisht dhe mbledhja e sekretariatit të Etikës ditën e sotme, ishte thjesht formale.
“Vendimet janë marrë paraprakisht pavarësisht se formalisht mblidhet sekretariati. Vendimet janë marrë që në grupin parlamentar të PS që u mblodh ditën e djeshme.
E njëjta histori, kalojnë afatet, Kuvendi ka shumë punë se ka filluar fushata elektorale dhe më shumë merren me ‘Aktivistin’ sesa më punët. Ata pretendojnë se ka rregullore ndërkohë që janë të parët që kanë shkelur rregulloren. Kur ne kërkojmë interpelancë thonë se është bashkuar me mocionin për debat ndërkohë që duhet të bëhen veçmas”-tha Korreshi.
I pyetur nëse opozita do organizojë protestë dhe do bllokojë seancën e kësaj të enjte, Korreshi tha se do të kishte protestë por është e kotë sepse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni.
“Do protestojmë edhe në seancën e rradhës. Por i bie të protestosh kot sepse ai është duke bërë lufta me shpata në Japoni. Koçi i Teto Ollgës po bën luftë me shpata në Japoni, edhe këtë javë na mbetet të protestojmë me bilbila ”-tha deputeti.
-
VIDEO
42 vite marrëdhënie diplomatike me Japoninë, Rama ndan fotot + video nga vizita në Tokio: Diskutuam një sërë projektesh me rëndësi
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë. Rama ndodhet aty që prej ditës së djeshme ndërsa sot ka ndarë foto nga takimet e posaçme së bashku me disa ministre dhe pjesë të delegacionit të tij.