-
VIDEO
Ishte i parkuar pranë banesës, digjet gjatë natës një automjet në Korçë
Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë. Ende nuk dihen motivet ose nëse ka qenë e qëllimshme.
-
VIDEO
7 shqiptarë sherr me armë në një lokal në Greqi! Plumbat e ‘bandës L’ vrasin bashkatdhetarin që po shihte ndeshjen! Dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë
Hidrauliku shqiptar nga Delvina u vra në Athinë pas plumbave të shkrehur nga anëtarët e grupit famkeqe të quajtur ‘Team L’, që kontrollojnë prostitucionin dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek. Sipas mediave greke dyshohet se 7 anëtarët e bandës janë arratisur drejt Shqipërisë.
-
VIDEO
Veliaj me kompanitë e taksive: Tirana, qyteti me më shumë taksi elektrike në rajon, liberalizimi i tregut modernizoi shërbimin
Shërbimi taksi në kryeqytet, pjesë e rëndësishme e transportit publik, është transformuar tërësisht në 8 vitet e fundit. Gjatë një takimi me përfaqësues të kompanive të taksive në Tiranë, në kuadër edhe të fillimit të punës për zhvillimin e Planit Strategjik 5-vjeçar të transportit publik, kryebashkiaku Erion Veliaj, u shpreh se ky transformim ka shërbyer edhe si një kartolinë për kryeqytetin për këdo që e ka vizituar, sidomos gjatë vitit të Kryeqytetit Europian të Rinisë.
-
VIDEO
Dhuna ndaj Petraq Milos, ministri malazez për Report Tv: Policët të marrin dënimin e merituar! Votëbesimi kundër qeverisë gabim
Ministri i Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, Fatmir Gjeka ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj Petraq Milos. Në një intervistë për Report TV, Gjeka tha se policët duhet të marrin dënimin e merituar në mënyrë që ky rast mos të përsëritet më.
-
VIDEO
I dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge, sekuestrohet pasuria 3 mln euro e 54-vjeçarit, mes tyre dy resorte në Sarandë
Pasuria me vlerë 3 mln euro i është sekuestruar një 54-vjeçari, i cili është i dënuar në Itali për trafik drogë. Dy resorte në Sarandë, një subjekt dhe një kamion dhe një rimorkio i është sekuestruar 54-vjeçarit Emiljan Burba. Të dy këto resorte në Delvinë të Sarandës ishin ndërtuar pa leje, por ishte bërë aplikim për legalizim.
-
VIDEO
Dhunimi i zyrtarit të Partisë së Lirisë nga policia malazeze, Zenka në Report Tv: Kryeministri Abazoviç të reagoj, po krijohen armiqësi ndaj shqiptarëve!
Mehmet Zenka, nga Unioni Demokratik i Shqiptarëvë ka komentuar në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu ngjarjen që ka ndodhur në pikën kufitare në Malin e Zi, ku zyrtari i Partisë së Lirisë, Petraq Milo është goditur me shuplakë nga efektivët e policisë. Sipas Zenkës, ngjarja është raportuar nga Unioni në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk është marrë asnjë përgjigje përveç justifikimeve. Ai fajëson kryeministrin Abazoviç, sepse nuk ka reaguar dhe po lejon të formohen armiqësi ndaj shqiptarëve.
-
VIDEO
Tarifat e reja të patentës, 'ndërhyn' Konkurrenca: Kemi kërkuar informacion nga DPSHTRR! Do vlerësojmë kufizimet e konkurrencës në treg
Teksa po përflitet se patenta është shtrenjtuar me 40 mijë lekë, Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se është kërkuar informacion nga DPSHTRR.
-
VIDEO
Atentati ndaj ‘Otit’ të Elbasanit? Në hetim edhe 1 pistë e dytë! Ngrihen dyshime për kurth ndaj Arben Spahiut
Përveç dyshimeve për eliminimin e Otit të Elbasanit nga Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, me urdhër nga qelia të Erjon Alibejt, që hetuesit po e verifikojnë që prej fillimit kur zbuluan makinën BMW X6 të mbushur me armë, një tjetër pistë është ngritur. Ekspertët besojnë edhe për një inskenim të mundshëm të ngjarjes me synim fundosjen dhe arrestimin e Arben Spahiut, kunat i Erjon Alibejt dhe mikut të tij Arsen Preçi. Vetë 51-vjeçari Spahiu i tha grupit hetimor që dikush donte t’i bënte keq, pa përmendur persona të dyshuar.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, makina përplas një grua në bulevardin Republika! Transportohet me urgjencë në spital
Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin 'Republika' të Korçës.
-
VIDEO
42 vite marëdhënie diplomatike me Japoninë, Rama dhe homologu japonez deklaratë të përbashkët: Vlerësuam eksportet dhe diskutuam ngritjen e dhomës së tregtisë
Kryeministri Edi Rama dhe homologu japonez, Fumio Kishida janë duke zhvilluar një deklaratë të përbashkët për media. Vizita e Ramës në Japoni vjen në kuadër të 42- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë.
-
VIDEO
Paratë e pista përmes ndërtimit, Tabaku: Të vendosim ‘në lupë’ ndërtuesit! Duraj: Ka organe që hetojnë, propozimet penalizojnë zonat rurale
Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese po diskutohet edhe nisma e dytë e deputetes Jorida Tabaku për planifikimin dhe zhvillimin e territorit në Shqipëri. Tabaku tha se duhet të ketë disa ndryshime në ligj ku sbujektet që kanë në plan të ndërtojnë, duhet të tregojnë vlerën e investuar nga ta dhe vlerën që mund ta marrin me kredi.
-
VIDEO
I shkuan në ndihmë Turqisë për tërmetin, Komandanti Cengu për Report Tv: Nxorëm vetëm një fëmijë të gjallë
Komandanti i Ekipit të kërkim-shpëtimit rrëfeu për Report Tv, operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Cengu u shpreh se fatkeqësisht u nxorën 26 trupa të vdekur nga rrënojat.