-
VIDEO
77-vjeçari u la në burg pasi vrau të birin, flet avokati: Ka dyshime se është bërë për vetëmbrojtje dhe nga tronditja psikologjike
Avokati i 77-vjeçarit Shefki Bylykbashit, Nevzat Tarelli, në një prononcim për gazetarët tha se ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vrasje e në kushtet të vetëmbrojtjes, kjo edhe për shkak se viktima kishte varësi nga alkooli dhe ushtronte dhunë permanente.
‘Masën e sigurimit ‘arrest me burg’. Vrasje në rrethana familjare. Ka dyshime se mund të jemi në kushte të vrasjes për vetëmbrojtje apo të tronditjes së forta psiqike për shkak të sjelljeve të vetë viktimës, i cili ka pasur varësi nga alkooli dhe ka ushtruar dhunë permanente. Në ditën e ngjarjes viktima pretendohet se ka ushtruar dhunë dhe më pas situata ka precipituar. Ai ka reaguar duke u mbrojtur.’- tha avokati.
-
VIDEO
Bllokohet anija me 22.500 tonë naftë kontrabandë në Durrës! Kishte flamur liberian, ngarkesa ishte marrë nga Rusia! Ndalohen 22 anëtarë të ekuipazhit
Një anije që transportonte 22.500 ton naftë kontrabandë është bllokuar në portin e Durrësit. Anija kishte flamur liberian dhe transportonte lëndën djegëse që do të kontrabandohej në Shqipëri me dokumentacion të falsifikuar. Janë ndaluar 22 anëtarë të ekuipazhit.
-
VIDEO
Java në shkolla nis me himnin kombëtar, Rama publikon videon
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të javës duke publikuar videon e fëmijëve teksa këndojnë himnin e flamurit, një traditë që është rikthyer së fundmi.
-
VIDEO
Me kokën mbi tavolinë, del para gjykatës babai që vrau të birin në Maliq: Ça doni jam i mbaruar nga trutë
Me kokën ulur mbi tavolinë dhe i shqetësuar, Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau të birin për vetëmbrojtje, pak ditë më parë në Maliq në fshatin Zvezdë, ka dalë sot para gjykatës. Autori është shfaqur kokulur para kamerave dhe shumë i revoltuar
-
VIDEO
32 vite nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, ish studenti: S'pranuam emrin e diktatorit në diplomë!
Sot shënohet 32-vjetori i rrëzimit të shtatores të ish-diktatorit Enver Hoxha. Ilir Dizdari, një ish student i vitit 1991 që ishte pjesë e grevës së urisë foli në Report Tv duke kujtuar se si të rinjtë u ngritën për të rrëzuar shtatoren e diktatorit.
-
VIDEO
Ende mister origjina e parave të Klosit! Ish-zyrtarja merret në pyetje në burg: Vetëm 120 mijë eurot janë të miat! Havier Dobi i qëndron dëshmisë së nënës
Origjina e parave të Alda Klosit mbetet ende mister. Ish-zyrtarja dhe djali i pastrueses Havier Hobi janë marrë në pyetje, por asnjë e re nuk është zbuluar nga dëshmia e tyre. Klosi i ka qëndruar dëshmisë së saj të mëparshme, ndërkohë që Havier Dobi i qëndron deklarimeve të nënës së tij, që pretendon se 400 mijë eurot ia ka dhënë Klosi.
-
VIDEO
Zjarr në Kodrat e Pusit të Mezinit në Vlorë
Një zjarr është raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në Kodrat e Pusit të Mezinit në Vlorë. Në vendngjarja kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm
-
VIDEO
Maska, muzikë e emocione, Shkodra feston karnavalet, organizatori: I festojmë prej 162 vjetësh
Me maska, veshje tradicionale, muzikë dhe plot emocionet në Shkodër u zhvillua festa e karnavaleve. Nuk munguan as vargjet karakteristike shkodrane me fokus politikën, e djegia e dordolecit që simbolizon largimin e të keqes.
-
VIDEO
Fondi vjetor i KQZ për partitë, PS merr pjesën më të madhe! 100 mln lekë shkojnë për PD, 3 marsi vendos nëse do i marrë Berisha apo Alibeaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka gati ndarjen e parave për 2023 për partitë politike. PS, si forca me numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare merr pjesën më të madhe. PD përfiton 100 milionë lekë, por 3 marsi do të vendosë nëse arkën do ta mbajë PD e Alibeajt apo e merr Berisha. Ndonëse pa mandat deputeti, para përfiton nga buxheti I shtetit edhe ‘Nisma Thurje’.
-
VIDEO
Tërmetet në Siri e Turqi, shkon në mbi 46 mijë numri i viktimave! Operacionet e shpëtimit përfundojnë sot
13 ditë pasi tërmetet shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë, më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 84,000 ndërtesa ose janë dëmtuar. Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë ende duke gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar. Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, përfshirë një fëmijë, 13 ditë pasi një tërmet masiv mori dhjetëra mijëra jetë.
-
VIDEO
Merrnin deri në 1500 euro ryshfet për të kthyer patentat e pezulluara para afatit, GJKKO lë në burg 2 zyrtarët e Policisë Rrugore në Tiranë (EMRAT)
Eljo Piçoku, Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’ e Tiranës janë lënë në burg nga GJKKO sot, e cila konfirmoi masën e sigurisë, pasi u arrestuan 2 ditë më parë.
-
VIDEO
Mbreti Zog vodhi një shifër më të madhe gjatë largimit nga Shqipëria, Bido për Report Tv: Kam rezerva, Italia aso kohe kishte interes t’i ekzagjeronte faktet për ta rrëzuar nga froni
Dy dokumente të reja të botuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pak ditë më parë, “zgjoi” një ndër debatet më të mëdha historike të vendit tonë, atë të largimit apo pabesisë së monarkut Zog. Dokumentet në fjalë dëshmonin se mbreti Zog kishte vjedhur një sasi më të madhe ari sesa ishte faktuar deri më tani, çka paralajmëron ndezjen e diskutimeve, aludimeve por edhe të interpretimeve historike.