-
VIDEO
Nga kreu i Kushtetueses në 'gardiane' e të drejtave të njeriut, Vitore Tusha mes 14 kandidaturave për Avokatin e Popullit! Rinis nga zero procesi
Zgjedhja e Avokatit të Popullit u kthye në një mollë sherri mes opozitës dhe maxhorancës në përfundim të sesionit të kaluar parlamentar në dhjetor, teksa palët nuk gjetën dot dakordësinë për kandidatët e propozuar, duke e duke e çuar procesin sërish në pikën zero...
-
VIDEO
Zjarr në një apartament në një pallat pas Presidencës! Nuk ka të rrezikuar
Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë pranë zonës së Presidencës. Ngjarja ka ndodhur në katin e 6-të të pallatit.
-
VIDEO
Shkrumbohet makina e 'Tv Rozafa' në Shkodër, një person i vuri flakën gjatë natës! Pronari i medias, pedagog dhe ish kandidat për deputet në 2013
Është shkrumbuar nga flakët mjeti i ‘Tv Rozafa’ në Shkodër, media në pronësi të Gasper Kokaj. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Dollarit në qytetin e Shkodrës ku mjeti tip ‘Land Rover’ i parkuar është djegur nga një person. Kamerat e sigurisë kanë arritur të fiksojnë një person i cili afrohet pranë mjetit tip fuoristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.
-
VIDEO
U shpall në kërkim nga SPAK për hetimet për inceneratorët, arrestohet në Gjermani Silvester Driza, pritet ekstradimi! Themeloi firmë fiktive për mbetjet
I shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Silvester Driza është vënë në pranga nga autoritetet gjermane, ndërsa pritet ekstradimi i tij. 30-vjeçari u shpall në kërkim në nëntor të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit.
-
VIDEO
'Vuloset' historia e ‘Hakmarrja për Drejtësi’ pas 27 vitesh, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë! Mbetet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi
Historia e akuzave për një organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’ duket se është vulosur përfundimisht nga një vendim i djeshëm i Gjykatës së Lartë. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm.
-
VIDEO
Shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike, Celibashi: Shtyhet për më 31 mars! Do jetë afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që të shtyjë miratimin e fondeve vjetore për partitë politike për pas datës 31 mars.
-
VIDEO
Ilir Meta paraqitet në SPAK, nuk dihen arsyet! Ka disa çështje të hapura për të
Në gusht të vitit 2022, SPAK ka regjistruar një procedim penal për çështjen e lobimit në SHBA me 670 mijë USD para të padeklaruara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në bazë të një kallëzimi të bërë nga ish deputeti Halit Valteri. Një tjetër procedim penal është regjistruar për shërbime estetike nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në një klinikë në San Marino dhe Austri me para të padeklaruara, në bazën e një kallëzimi penal të referuar nga avokati Idajet Beqiri. Për të dyja linjat e hetimit, prokurorët po presin përgjigjet e letërporosive.
-
VIDEO
Fenomeni i zbaticës, deti në Vlorë tërhiqet mbi 100 metra
Ditën e sotme sipërfaqja ujore në plazhin e Vlorës është tkurrur. Deti është tërhequr mbi 100 metra si rezultat i fenomenit të zbaticës.
-
VIDEO
Rama nga takimi në Tokio: Bisedova me drejtuesin e kompanisë teknologjisë së lartë, objektiv të hapen 1 mijë vende të reja pune në Shqipëri
TOKIO- Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tokio, kryeministri Rama ka takuar drejtuesin e kompanisë së tekonoligjisë së lartë ‘Sumitomo Electric’.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 shkurt 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha thotë se ky regjim përmbyset vetëm me revolucion te Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat e bujshme e deri tek Reali turpëron Liverpulin.
-
VIDEO
PD rrezikon mos rregjistrohet në zgjedhje, Haklaj: Berisha me ‘dryn kopil’ uzurpoi PD (21 shkurt 2023)
Lufta mes PD në gjykatë mund të rrezikojë regjistrimin e saj në zgjedhjet vendore. Paralajmërimi është bërë disa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe në një intervistë për Report Tv tha se konflikti gjyqësor s'duhet të sjellë mos regjistrimin e PD në zgjedhje. Por për ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj Celibashi po bën presion.
-
VIDEO
Del VIDEO e re/ Si u dhunua zyrtari i Partisë së Lirisë nga policia malazeze! Nisin hetimet
Një video e re është publikuar nga dhunimi i zyrtarit të Partisë së lirisë dhe familjes së tij nga efektivët e policisë nga policia malazeze në doganën e Murriqanit. Mediat malazeze kanë publikuar videon në të cilët shijet sesi një prej efektivëve godet me shpullë në fytyrë Petraq Milon, sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë.