-
VIDEO
Xhaçka takim me homologun britanik në Mynih: Bashkëpunim në luftën kundër emigracionit të paligjshëm
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Mynih në kuar të Konferencës së Sigurisë ka zhvilluar sot pasdire një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuealthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.
Gjate takimit u diskutuan rrugët për zbatimin konkret të Komunikatës së Përbashkët të dy Kryeministrave, në të gjitha fushat që ajo mbulon, si zbatimi i kuadrit ligjor për bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, etj.
Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu lidhur me perspektivat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Sipas kryediplomates shqiptare, fokusi i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë më i gjerë se çështja e emigrimit dhe të përfshijë rritjen e marrëdhënieve ekonomike, investimet britanike dhe bashkëpunimin në fusha konkrete të energjisë.
-
VIDEO
15-vjetori i Pavarësisë, Rrustemi: Njohja e Kosovës është rruga e vetme për Serbinë! Nurellari: Keqardhje për ata që çliruan vendin e nuk festojnë
Adnan Rrustemi dhe Adri Nurellari janë të mendimit se Kosova çdo vit ka një arsye më madhore për të festuar, pasi po konsolidohet si shtet edhe në arenën ndërkombëtare, por për ta i vetmi problem qëndron në marrëdhënie me shtetin fqinj, Serbinë e cila nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Ata përmendën në emision “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj planin franko-gjerman, i cili sipas tyre është një plan mirëfilltazi për një urë dialogu mes dy vendeve të cilat kanë konflikte të vazhdueshme, siç është edhe rasti i fundit i tensioneve në veri të Kosovës në muajin dhjetor
-
VIDEO
Raporti INSTAT/ E marta e ‘zezë’, dita e javës me më shumë aksidente
84 aksidente rrugore ndodhën gjatë muajit janar 2022 në vend, teksa trendi vijon të jetë në ulje, me 21.7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ulje ka pësuar edhe numri i të aksidentuarve, me 28 më pak. Qarku me numrin më të lartë të të aksidentuarve vijon të mbetet Tirana, me 43.6% të rasteve.
-
VIDEO
Rexhep Selimi në Hagë, pikturat e tij të paraburgimit në Tiranë, bashkëshortja Shqipja rrëfen përjetimet: Të emocionuar! Gjykata Speciale, për çlirimtarët! Kriminelët të lirë!
Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ekspozohen në Kryeministri 153 piktura të ish komandantit të UÇK-së Rexhep Selimit, të realizuara në dhomat e paraburgimit. Bashkëshortja, Shqipja, rrëfen për “Report tv” përjetimet e tij dhe flet për mbajtjen e çlirimtarëve të Kosovës në Hagë
-
VIDEO
Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit në 2012, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun! 25 vite për Florenc Capjan! 'Kursen' bashkëpunëtorin e drejtësisë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm të Ardian Çapjas dhe me 25 vite për Florenc Çapjan, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në 2012.
-
VIDEO
15 vjet shtet i pavarur, Shqipëria feston bashkë me Kosovën, fëmijët performojnë në shesh: Ne pritëm kaq vite dhe po presim që të bashkohemi
Bashkë me Kosovën në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, sot feston edhe Shqipëria. Në sheshin Skëndërbej u organizuan disa aktivitete si dhe u ndanë disa mesazhe urimi
-
VIDEO
Po kalonte mallra kontrabandë, ndalohet në Vlorë Elidon Çela! Në tetor u arrestua në Durrës se iu gjetën 500 mijë € të fshehura në autobus
Policia e Vlorës ka shoqëruar Elidon Çelën, për kontrabandë ilaçesh, shishe me shampanjë Don Perinjon dhe pesticide. Operacioni u krye në bashkëpunim me Doganën e Vlorës dhe policisë. Ai është një i emër i njohur për policinë, pasi në tetor të vitit të kaluar u arrestua nga policia se iu gjetën mbi 500 mijë euro të fshehura në autobus
-
VIDEO
Arrestimi i kreut të 'Klanit Duka' në Bruksel, Leonard Duka u kap me armë zjarri dhe një sasi parash në banesë! Policia shqiptare e zbuloi ku fshihej, njoftoi atë të Belgjikës
Zbulohen detaje të reja në lidhje me të arrestuarin Leonard Duka, i cili u kap në një provincë të Brukselit në orën 06:00 të mëngjesit të së martës së 14 shkurtit. Burime shprehen se në momentin e arrestimit Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash
-
VIDEO
Fluks në kufi/ Qytetarët e Kosovës zgjedhin të festojnë në Shqipëri 15 vjetorin e Pavarësisë, qytetari: Sot, më të bashkuar se kurrë, s’kemi ndasi
Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për festën e pavarësisë. Në Doganën e Morinës pati fluks te larte qytetaresh e mjetesh ndërsa policia kufitare operoi pa kontrolle duke shmangur radhët.
-
VIDEO
Transportonte 8 emigrantë dhe përplasi 4 makina duke tentuar t'i ikë policisë, arrestohet 35 vjeçari në Durrës
Një 35-vjeçar i identifikuar si Besmir Pjetri është arrestuar nga policia e Durrësit pasi po kalonte 8 emigrantë drejt shteteve të BE dhe përplasi 8 makina teksa tentoi t’i ikë policisë
-
VIDEO
Në kërkim si pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, në fushën e lëndëve narkotike
-
VIDEO
Berisha, lidhje të dyshimta me Bashkim Ulajn, i dha 250 hektarë gurore në Krujë, tani familja e tij ka 5 apartamente te pallati i oligarkut te 'Mustafa Matohiti'
Pas zgjerimit të Familjes Berisha me apartamente në Rrugën 'Mustafa Matohiti', një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, fshihet një histori klientelizimi me hije korrupsioni, detajet e të cilës Shqiptraja.com po i sjell sot për herë të parë për publikun. Protagonistë janë Sali Berisha dhe biznesmeni Bashkim Ulaj, ky i fundit një nga përfituesit më të famshëm të pasurive publike dhe ndereve politike që nga koha kur Sali Berisha ishte kryeministër. Referuar një liste dokumentesh qe Shqiptarja.com ka zbuluar, rezulton se, Sali Berisha, gjatë pushtetit 2005-2013, ka përdorur qeverinë e tij dhe Parlamentin, duke kaluar në duart e Bashkim Ulajt për shfrytëzim privat pasuri natyrore publike.