• VIDEO

    Zhdukur para një jave,‘Pa Gjurme’ gjen 42-vjeçarin të aksidentuar në spital/Policia mbërrin në Report (16 shkurt 2023)

    Një javë pasi kishte humbur gjurmët gjendet gjatë transmetimit live Pjerin Shestani. 42-vjeçari doli nga banesa më datë 9 shkurt, pasi kishte lënë në gjumë nënën e moshuar. I vëllai Leonard Shesatani mbërriti me urgjencë në Report TV për të kërkuar ndihmë. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ shumë prej telefonatave informonin se fotoja e një personi të fashuar në spital qarkullonte ndërkohë nëpër rrjetet sociale dhe ishte i paidentifikur nga familjarët. Stafi i ’Pa Gjurmë’ u nis menjëherë drejt spitalit të Traumës, me dyshimin se bëhej fjalë për Pjerin Shestanin, që po kërkohej nga i vëllai në program. Në spitalin e Traumës në Tiranë, 42-vjeçari u gjet i shtrirë në krevat, jashtë dhomave në korridorin e një pavioni të katit të dytë. Sapo video u shfaq në ekran Leonardi njohu menjëherë të vëllanë. ’Po ky është vëllai im, ky është. Do të jetë çare rrugës. Unë kam shkuar kam kerkuar në spital dhe nuk e kam gjetur. O Zot pse ka përfunduar kështu vëllai im! Çfarë i ka ndodhur?’ përlotet në studio i vëllai ’Pa gjurmë’ zbuloi çfarë kishte ndodhur me 42-vjeçarin. Ai ishte dërguar me fraktura të rënda në trup, mëngjesin e së shtunës të datës 11 shkurt dhe prej 5 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa familjarët nuk kishin asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Ata e kishin denoncuar të humbur, më datë 9 shkurt në komisariatin nr. 2 në Tiranë. Pjerini ishte aksidentuar nga një automjet në zonës e Vaqarrit. Ishte drejtuesi i mjetit ai që njoftoi autoambulancën, e cila me urgjencë e kishte transportuar në spital. 42-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, i pamundur për të folur fillimisht për të u dyshua se ishte një shtetas sirian. Që nga momenti kur 42-vjeçari 5 ditë më parë përfundoi pa ndjenja në spital, policia e kryeqytetit ishte në kërkim të familjes për ta identifikuar. Falë publikimit në ’Pa Gjurmë’ pak para përfundimit të emisionit, në ambjentet e Report TV, mbërritën oficerë të policisë së komisariatit numër për të shoqëruar të vëllain e Pjerinit drejt spitalit. Ai do të vijojë të qëndrojë ende në spital, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në krahun e majtë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në momentin e aksidentit.

  • VIDEO

    Shpërtheu me tritol hotelin në Sarandë, lihet në burg Sotir Çabiri! Mohon autorësinë: Po bëhesha gati të ikja në Angli

    Gjykata e Sarandës ka vendosur arrest me burg pa afat për Sotir Çabiri 36 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale. Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe nje kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg për shpërthim

  • VIDEO

    Dosja 21 janari, familjarët e viktimave padi të re në SPAK: Berisha, Basha dhe Prendi vranë 4 protestues në Bulevard! Çështjen ta tërheqë SPAK

    Një padi e re i është drejtuar SPAK-ut për 4 vrasjet e 21 janarit 2011. Kësaj here janë familjarët e viktimave ata që akuzojnë Sali Berishës,  Lulzim Bashën, Andrea Prendin dhe Agim Llupon urdhërues dhe autorë të tragjedisë

  • VIDEO

    Skandali në gjimnazin e Laçit/ Plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit, lirohet nga qelia 17-vjeçari! Gjykata e lë në arrest shtëpie

    Adoleshenti që plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas konfliktit në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” mesditën e së hënës u lirua nga qelia. Gjykata e Kurbinit vendosi ndaj 17-vjeçarit të identifikuar si A.Gj masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas kërkesës së prokurorit Bardhyl Shehu.

  • VIDEO

    Felaj përplaset me Braçen, s’i jep fjalën

    Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj është përplasur me deputetin socialist Erion Braçe në Kuvend. Braçe u ankua se nënkryetarja nuk i dha fjalën në Kuvend.

    Braçe: Nuk e dua më fjalën!

    Felaj: Po doni merreni po të doni jo!

  • VIDEO

    U përjashtua nga seanca, Spaho nuk ndalet! Shkul mikrofonat e Kuvendit dhe i fryn bilbilit

    Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho pasi është përjashtuar nga seanca ka vijuar me shkuljen e mikrofonave dhe i ka fryrë bilbilit.

  • VIDEO

    Në pritje të votimit për kërkesën e PD-së për shkarkimin e saj, Nikolla ulet krah deputetëve socialiste

    Sot në rend dite është parashikuar edhe votimi i kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike për të shkarkuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Seanca është drejtuar nga Ermonela Felaj, ndërsa Nikolla është ulur krah deputetëve socialistë.

  • VIDEO

    Meta para protestuesve: Skenari i Ramës, asgjësimi i demokracisë! Mos prisni t'u vënë traun si në derë të shtëpisë

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur para protestuesve të mbledhur pranë Kuvendit duke i thënë që të mos pranojnë që kjo qeveri t’i vendosë traun kudo e t’i marrë lekë sa herë dalin e hyjnë. Meta tha se është i bindur që shumë shpejt në Kuvend do të dëgjohet fjala e lirë ndërsa akuzoi Ramën se ka synim të asgjësojë demokracinë.

     
  • VIDEO

    Berisha para protestuesve: Parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar! Këta i urrejnë qytetarët, i takojnë vetëm 1 herë në 4 vite

    Sali Berisha ka mbajtur fjalën para protestuesve duke thënë se parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar dhe akuzon qeverinë se futen në xhepat e qytetarëve. Po ashtu thekson se anëtarët e mazhorancës i urrejnë qytetarët dhe i takojnë vetëm një herë në 4 vite kur duan votën.

    “Ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij të çmuara idealet e lirisë. Ju protestoni këtu sot për çdo shqiptar dhe protestoni për çdo shqiptar i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju protestoni sot për çdo shqiptar, i cili beson pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, por beson se aty në parlament, ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë. Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëgjojnë për një mori të pafundme aferash dhe duan të dinë të vërtetën e vjedhjeve të këtyre qeveritarëve, protestoni për të gjithë ata shqiptarë, të cilët pavarësisht nga bindjet politike shkëpusin nga vetja bijtë e zemrës dhe i nisin në vendet e huaja. Ju protestoni sot për të gjithë shqiptarët që duan të besojnë se Shqipëria është vend i bekuar. Ky është revolucioni i shqiptarëve, jo i PD.

    Pse ky parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? Shumë thjesht, çdo hajdut që të futet në shtëpi për të vjedhur, nëse e kap në flagrancë tenton dhe të të vrasë. Këta në shtëpitë tona nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, taksat tona, këta vjedhin natën e ditën, vjedhin në terr, në mesditë, çdo javë e muaj. Njëlloj si hajdutët që futen në shtëpi me urrejtje, i urrejnë qytetarët. Asnjëherë s’takohen me qytetarët”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Tabaku: Ktheni kuvendin në binarë, na lejoni të flasim për qytetarët! Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kërkuar deputetëve të mazhorancës të arsyetojnë duke u kërkuar të sjellin seancën në binarë. Sipas saj, kryeministri duhet të japë llogari dhe transparencë në mënyrë që parlamenti ti kthehet normalitetit dhe t'i përmbahet rendit të ditës.

    "Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht, të vijë të bëjë transparencë, të tregojë çfarë ka ndodhur në akuzën e skandalit të McGonigal. Kemi 3 javë nuk flasim për buxhetin. Njerëzit presin që ne të flasim për qytetarët. Duam të flasim për transparencë, për përjashtimin e kryetares së kuvendit se është kërkesë e opozitës.

    Kjo sjellje e juaja nuk ju bën as ju as qytetarëve dobi. Ju s'po i jepni zgjidhje as ne. Ta sjellim seancën në binarë. Unë besoj që jemi këtu për të folur për qytetarët kështu që na lejoni."- tha Tabaku.

  • VIDEO

    Vijon aventura e kalorësit në 'revoluconin' e Berishës, kali 'kalon' rrethimin e policëve

     Është duke vijuar 'aventurat' e kalorësit në protestën e Berishës. Kali ka depërtuar rrethimin e policëve.  Kujtojmë se qytetari ka ardhur nga Kurbini me kalë.

  • VIDEO

    Topalli flet para protestuesve: Nikollën e paskan fshehur sot, jam e pafjalë! Në 3 dekada nuk ka ndodhur që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar nga Kuvendi

    Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli teksa mbajti fjalën e saj para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, tha se nuk kishte ndodhur kurrë që në 3 dekada të përjashtohet gjysma e deputetëve të një grupi parlamentar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv