-
VIDEO
Rritet çmimi i patentave, shtohen dhe orët e praktikës! Rritja nga grupi i interesit, nga 45 mijë në 85 mijë lekë
Duke nisur nga marsi pajisja me një patentë të kategorisë B pritet të kushtojë 40 mijë lekë më shtrenjtë, marrëveshje kjo e 300 autoshkollave, e cila parashikon edhe rritjen e orëve të praktikës.
-
VIDEO
Mungesa e reshjeve të shiut, ulet niveli në Hidrocentralin e Fierzës
Dimri i butë që ka mbërthyer rajonin e Kukësit dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që në gjysmën e parë të shkurtit niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, të ulet ndjeshëm me afro 5 m. Niveli i ujërave të liqenit të Fierzës ka arritur 288.57 m, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë të ulëta me rreth 150 m3/sek.
-
VIDEO
Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
Një 42-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri në makinë. 42-vjeçari është ndaluar në rrugën e ‘Kavajës’, ndërsa në makinë ishte edhe një 40-vjeçar, i cili është vënën nën hetim pasi nuk ka kallëzuar për armën që mbante shoferi.
-
VIDEO
Lame bën analizën e vitit 2022 për Kadastrën: Kemi dhënë 250 mijë certifikata pronësie e 20 mijë legalizime
Kreu i Kadastrës Artan lame ka bërë ditën e sotme një analizë të punës së Kadastrës përgjatë vitit 2022. Për gjatë vitin që lamë pas, Lame tha se janë dhënë 1.26 milion shërbime për qytetarët. Ka një rënie të shërbimeve krahasuar me vitin 2021, ku u regjistruan 1.5 mln shërbime.
-
VIDEO
Zjarr në afërsi të fshatit Nartë të Vlorës, dyshohet i qëllimshëm
Një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Nartë, të Vlorës.
-
VIDEO
Fier/ Përshtaste ambientet për kultivim bimësh narkotike në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Policia e Fierit ka bërë të mundur kapjen e një të kërkuari ndërkombëtar, të akuzuar nga autoritetet spanjolle si pjesëtar të një organizatë të dhunshme kriminale. Në vijim të operacionit “Member” është arrestuar një 22-vjeçari Xhovalin Aliaj pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, përshtasnin ambientet e mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave
-
VIDEO
Fier/ Përshtati vilën për kultivim kanabisi, lihet në burg 44-vjeçari dhe elektricisti i OSHEE
FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 44-vjeçarin nga Dermenasi, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi kishte përshtatur vilën e tij në ‘shtëpi bari’. Seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e me prokuror Petrit Vukaj dhe gjyqtar Sonila Hoxhaj. Kjo e fundit pranoi kërkesën ‘arrest me burg’ për pronarin e vilës Erjon Marini, i cili njihej edhe identitetin, Xhevair Gashi.
-
VIDEO
Kapet i riu që vodhi para në Sarandë, kishte si ‘prenë e tij’ makinat e bizneset të parkuara! Ja skema që përdorte
Një i ri i cili vidhte para në makinat e parkuara është vënë në pranga ditën e sotme. Në pranga ka rënë Elvis Zoto, i cili brenda 2 ditës ka arritur që të vjedhë parat.
-
VIDEO
Operacioni për ndërtimet pa leje, Lame: Uli shkeljet në nivelin afër zeros, tregoi që edhe e oligarkët e ‘hanë’ kur shkelin ligjin
Kreu i Kadastrës Artan Lame komentoi sot operacionin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Lame tha se ky operacion ishte një masë efikase që tregoi se edhe oligarëkt ndëshkohen nëse e thyejnë ligjin. Sipas tij, ky operacion ka ulur shkeljet në ndërtime në nivelin afër zeros.
-
VIDEO
Kërkoi uljen e taksës së banesës, Lame: Nëse do shkonte në 6-8% do paguhej më shumë nga qytetarët! Shmang evazionin fiskal, heqim rivlerësimin
Kreu i Kadastrës, Artan Lame u ndal në propozimin e tij për uljen e taksës së banesës, e cila aktualisht është 15%. Në konferencën me gazetarët Lame tha se nëse kjo taksë do të ulej në 6 ose 8% do bëntë që qytetarët të ishin më të prirur që ta paguanin dhe kështu do të shmangej evazioni fiskal që bëjnë me apartamentet përmes noterëve, duke ulur vlerën e tyre apo duke u përpjekur të fshehin pasuritë. Nës e kjo taksë do të ulej, sipas Lames s’do të kishte më nevojë për rivlerësim.
-
VIDEO
Familja tha se ishte aksident, zbardhet vrasja në Maliq! Djali i dehur tentoi ta hedh në pus, babai për vetëmbrojtje e godet me çekiç! 50-vjeçari vdes në spital
E raportuar fillimisht si ngjarje aksidentale, Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në Maliq. Në pranga ka përfunduar Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, i cili me sende të forta ka qëlluar të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
-
VIDEO
15 vjetori i pavarësisë, Rama urim me reporteren e njohur të CNN që raportoi gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Mynih është takuar edhe me gazetaren e famshme të CNN, Christiane Amanpour me të cilën nëpërmjet një videoje uron 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”-shkruan Rama në postimin e bërë.