-
VIDEO
Tragjedia e 21 janarit, familjarët e viktimave këmbëngulin që çështja të hetohet nga SPAK: Sot takojm Dumanin, nuk kemi besim te Prokuroria e Tiranës
Xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të tragjedisë së 21 janarit, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin e ri për këtë çështje. Familjarët e viktimave këmbëngulin që kjo çështje të merret nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës, pasi sipas tyre ky institucion vepron politikisht dhe zvarrit çështjen. Mark Nika ka kërkuar sërish sot takim me kreun e SPAK, Altin Dumani për t'i kërkuar që çështjen ta marrë SPAK në të kundërt nuk dërgojnë para drejtësisë audiopërgjimin.
-
VIDEO
Seanca plenare, ka sërish bilbila në Kuvend edhe pse mungon Flamur Noka
Në seancë plenare deputetë të opozitës kanë ardhur me bilbila për të përsëritur atë që ndodhi në seancën e kaluar nga deputeti Flamur Noka.
-
VIDEO
Deputetët e opozitës ankimojnë vendimin për përjashtimin nga seanca plenare, Bylykbashi: Tani kanë të drejtë për të hyrë në seancën plenare
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se kanë kërkuar ankimim për vendimin e Kuvendit për të përjashtuar nga seancat plenare Sali Berishën, Edi Palokën, Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin. Sipas tij, në momentin që pezullohet vendimi, mund të marrin pjesë në seanca.
“Siç mund të jeni informuar është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme me sanksione për përjashtim nga seanca e sotme. Ky ankim detyron Kuvendin të pezullojë vendimin dhe deputetët të kenë të drejta për të hyrë në seancë plenare. Mbi bazën e nenit 63 është e drejta e deputetëve për ankim në Byronë dhe derisa ta marrë në shqyrtim, vendimi është fare i qartë.
Ky vendim për sanksion pezullohet kështu që deputetët kanë të drejtë të hyjnë. Ka detyrën të zbatojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda. Edi Rama po e përdor Kuvendin duke cenuar të drejtat e përfaqësimit të të gjithë atyre që na kanë votuar. Çështja McGonigal është stuhi që e ka përfshirë më shumë kryeministrin dhe kërkojmë që kjo aferë e shëmtuar që ka turpëruar Shqipërinë të hetohet. Kryeministri ka nevojë të zbrazet salla ndaj ka marrë këto masa. Kjo është e papranueshme, ne kërkojmë që Byroja ta marrë në shqyrtim kërkesën tonë.
Tregohet qartazi se kush është qëllimi që kanë këta, Edi Rama dhe të gjithë shumica parlamentare, pikërisht pengimi i opozitës duke nxjerrë sajesa që të përfaqësojnë shqiptarët në parlament”, tha Bylykbashi.
-
VIDEO
Pjesë e grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës, arrestohet 30 vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi i tij drejt Spanjës
Një 30 vjeçar, është arrestuar nga policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Spanjës ku rezulton të jetë i dënuar me burg nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal.
-
VIDEO
Sherri në Repolitix, Kalaja: I dua protestat radikale , Muça: Po nuk hiqet kështu “non grata” (15 shkurt 2023)
#reportTV #repolitix #lajme E ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokatja Adriana Kalaja tha se caktimi i datës së protestës ishte totalisht i zakonshëm, duke mos pranuar se po bëhet persion ndaj gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Tiranë, 'BMW' luksoz përplaset me makinën e policisë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë. Një automjet luksoz tip BMW është përplasur me makinën e policisë.
-
VIDEO
Tërmetet/ Inxhinieri në Report Tv: Ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta se ato parafabrikatë! Ja si mund të verifikoni nëse godina është e fortë
TIRANË- Është krijuar përshtypja se pallatet e bëra gjatë kohës së Enver Hoxhës, siç shumë kush i njeh, janë më të sigurta në rast të një tërmeti, por inxhinieri Dhimitër Papa thekson se ky është një perceptim i gabuar. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Papa tha se ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta për shkak se janë ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Gazetarja e Report Tv: Talo Çela dyshohet se është vrarë! Mendohet se ka pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj
Talo Çela, një ndër personat më të shumëkërkuar për momentin në Shqipëri, dyshohet të jetë vrarë. Gazetarja e kronikës në Report Tv, Keti Banushi ka deklaruar se ka dyshime dhe që Talo Çela të ketë pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj.
-
VIDEO
I zhdukur prej 6 muajsh, SPAK sekuestron 34 pasuri të Ervis Martinajt! Dyshohet se ish bosi i lojërave të fatit i bëri përmes veprimtarisë kriminale
Pasuritë e Ervis Martinjat janë vënë nën sekuestro. Report Tv ka mësuar se me vendim të GJKKO, Policia ka nisur operacion për sekuestrimin që prej mëngjesit të sotëm dhe bëhet fjalë për 34 pasuri të sekuestruara.
-
VIDEO
Skandal në gjimnazin e Laçit, dy ditë më parë u plagos me armë një i mitur, institucionet heshtin! Aktivistët për Report Tv: S’është hera e parë, të miturit konsumojnë edhe drogë në shkollë
Duke u prononcuar për Report Tv me gazetarin Elvis Hila, Leti zbardh detaje të ndodhive jashtë normales në gjimnazin At Shtejfen Gjevoci, të cilat janë kthyer në zakon. Ajo shprehet se të miturit konsumojnë lëndë narkotike brenda gjimnazit por atë që e cilëson si skandal është fakti se adoleshentët mbajnë armë për lojë! Të miturit tregojnë forcën me njëri-tjetrin nëpërmjet armëve të zjarrit.
-
VIDEO
Kush është Leonard Duka, përplasja me Ervis Martinajn! Nga ortakë në armiq, pengmarrja e babait dhe lufta e përgjakshme me disa të vrarë
Leonard Duka është arrestuar sot në Bruksel teksa jetonte në një lagje të qetë të kryeqytetit bel në një shtëpi private. Ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë.
-
VIDEO
Ksamil: adoleshenti dhunohet me grushta e shkopinj në kokë
Një video e cila qarkullon në rrjetin social Tik-Tok, tregon një grup adoleshentësh teksa rrahin një bashkëmoshatarin e tyre.
Nga pamjet nuk kuptohen shume detaje veçse shihet qartë dhuna me shkopinj e sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si tre ishujt, por koha nuk dihet me siguri.
Po kështu është e paqartë nëse Policia e Sarandës ka dijeni për rastin e nëse ka marrë ndonjë masë apo.