-
VIDEO
Tiranë/ Goditën me grushte mjeken në QSUT e thyen dyert e spitalit, në pranga 2 persona! Ishin të dehur, akuzuan doktoreshën për neglizhencë pasi u vdiq i afërmi
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Igli Spahija 41-vjeç dhe Bledar Bali, 54-vjeç të dy banues në Tiranë, kanë pasur në spital një të afërm të tyre, që ka qenë në gjendje intubimi e që më pas ka ndërruar jetë
-
VIDEO
Përplasi për vdekje të moshuarën në Tiranë, në pranga 23 vjeçari! Ishte nën efektin e drogës, hyri me semafor të kuq teksa 75 vjeçarja kalonte vijat e bardha
Drejtuesi i mjetit, Marjol Aliko i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje 76 vjeçaren, Dituri Koprencka e cila për pasojë humbi jetën në spital, është arrestuar nga policia.
-
VIDEO
Vlorë/ Tentuan t'i shisnin 3 mina me telekomandë një grupi kriminal, në pranga dy persona
Policia e Vlorës ka arrestuar Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku, pasi tentuan që tu shisnin mina me telekomandë një grupi kriminal
-
VIDEO
Ish-banorët e qytet studentit, protestë para kryeministrisë! Banorët: U përjashtuam nga rindërtimi! Bashkia: Bonus qiraje
43 familjeve që kanë banuar më parë në godinat e Qytetit Studenti, prej më shumë se 1 muaji u është ndërprerë bonusi i qirasë që e merrnin prej 3 vitesh për shkak të dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.
-
VIDEO
Përfundon seanca ndaj Paplekajt, dëshmojnë 9 personat që morën furgonat e përdorur nga struktura e mbrojtjes së votës! Në 17 shkurt seanca e rradhës
Ka përfunduar seanca e gjyqit ndaj Arbër Paplekajt për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021. Report TV ka mësuar se në seancë kanë dëshmuar 9 persona të cilët kanë marrë furgonat që u përdorën nga skuadra e mbrojtjtes së votës.
-
VIDEO
Tërmeti në Turqi/ Xhaçka: Nuk kemi informacion për qytetarë me nënshtetësi shqiptare që janë në zona të prekura
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se deri më tani nuk ka informacione për shtetas me nënshtetësi shqiptare që ka qenë në zonat ë prekura nga tërmeti në Turqi apo që mund të kenë humbur kontaktet me familjarët.
-
VIDEO
Vendimi, shqiptarët do të shkojnë pa viza në Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Në Kinë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, shqiptarët do mund të udhëtojnë pa viza. Vendimi është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave.
-
VIDEO
SPAK dërgoi për gjykim Mediun për tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda: T’i shtohet akuza e vrasjes! Qesharake që akuzohet vetëm për korrupsion
Zamira Durda, nëna që humbi djalin e saj 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit ka kërkuar që në dosjen që SPAK dërgoi për gjykim për Fatmir Mediun, ministër i Mbrojtjes asokohe, të përfshihet edhe akuza për vrasje dhe jo vetëm ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
-
VIDEO
Kulmi, pas shumë zhurme, audiokaseta e 21 janarit ende nuk është dorëzuar tek asnjë prokuror
Lajmi i pabesueshëm dhe skandaloz i zbuluar nga një investigim i Shqiptarja.com ka të bëjë me faktin se sot, më shumë se dy javë më pas, ajo kasetë nuk është akoma në duart e hetuesve, pra të drejtësisë. Si të thuash se ndoshta askujt nuk i intereson të mësojë të vërtetën.
-
VIDEO
Tërmeti 7.9 ballë në Turqi e Siri, Kreu i Shoqatës Vatra në Adana për Report Tv: Ka ende shumë persona nën rrënoja! Cengo: Pallatet janë bërë 'petë'
Erven Kaya Kryetar i shoqatës 'Varta' në Adana ka thënë se në Turqi vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit, ku në ndihmë ka shkuar edhe ushtria. Për fat të keq, ai thotë se numri i viktimave pritet të rritet për shkak se ka ende shumë persona nën rrënoja.
-
VIDEO
Zhupa në Komisionin e Etikës: Shqyrtoni kërkesën për shkarkimin e Nikollës! Manipuloni votimet në Kuvend, socialisti votoi edhe për kolegen
Opozita në bllok thotë që mbledhja e Komisionit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës është nul. Deputetja Ina Zhupa tha se është nul pasi ka kaluar afati 48 orë për shqyrtimin e kërkesës. Ndërkohë, Zhupa tha se duhet të shqyrtohet fillimisht kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës pasi ajo ka thyer rregulloren dhe nuk mund të përjashtohen deputetët e opozitës pa shqyrtuar këtë kërkesë.
-
VIDEO
Deputetët e PD kundër përjashtimeve, debate në Komision! Vokshi hap ‘live’: S’jemi në komunizëm! Bushka: Mbylle regjistrimin
Deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi pasi bllokuan Foltoren.
Sipas deputetëve të PD, kërkesa e PS është jashtë afateve. Ndërkohë mes Vokshit, Bushkës dhe Bledion Nallbatit. Deputetja Vokshi ka hapur LIve-n e saj në për të regjistruar komplet Komisionin, ndërsa Bushka i kërkon ta mbyllë regjistrimin.