• VIDEO

    ‘Pse punon tokën afër pronës time’, si degradoi sherri mes dy personave në Vlorë që solli zbulimin e ‘shtëpisë së barit’

    Detaje të reja janë mësuar nga konflikti i djeshëm në lagjen ’10 korriku’ në Vlorë që më solli zbulimin e një vile luksoze në Lorenc Xhaferrajt ku kultivoheshin lëndë narkotike. Mësohet se i plagosuri, 40 vjeçari Dëfrim Pashaj ka qenë duke punuar tokën pranë shtëpisë autorit të ngjarjes, Ledjon Zahaj.

    Ky i fundit i ka kërkuar llogari përse po punonte tokën pranë banesës së tij dhe pas një konflikti fizik mes tyre, Zahaj ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj 40 vjeçarit duke e lënë të plagosur.

    Më pas kontrollet e policisë kanë zbuluar se pranë shtëpisë së Ledjon Zahajt ishte edhe vila luksoze e kunatit të tij, Lorenc Xhaferrajt, ku ishte përshtatur kultivimi i bimëve narkotike.

  • VIDEO

    Vila luksoze në Vlorë ku u zbuluan 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike ruhej nga kamera sigurie

    Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike ruhet nga kamera sigurie.

    Banesa në pronësi të Lorenc Xhaferrit i cili është shpallur në kërkim, kishte elementë të lartë sigurie, duke nisur që nga kamerat që vëzhgonin çdo gjë jashtë objektit dhe portat e larta që e rrethonin.

  • VIDEO

    Vila luksoze në Vlorë ku u zbuluan 11 kg kanabis dhe 534 bimë narkotike ruhej nga kamera sigurie

    Vila Luksoze në Vlorë ku u zbuluan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike ruhet nga kamera sigurie.

    Banesa në pronësi të Lorenc Xhaferrit i cili është shpallur në kërkim, kishte elementë të lartë sigurie, duke nisur që nga kamerat që vëzhgonin çdo gjë jashtë objektit dhe portat e larta që e rrethonin.

  • VIDEO

    Arrestohen nënë e bir në Elbasan, kishin 400 doza kanabis gati për shitje në banesën e tyre

    Nënë e bir, të identifikuar si . E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi u kapën me lëndë narkotike të ndarë në sasi dhe në doza.

  • VIDEO

    Operacioni anti-kanabis në Vlorë/, 534 rrënjë kanabisi në dy shtëpi bari, 6 persona të arrestuar! Mes tyre dy punonjës të OSHEE

    Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë dhe Selenicë ku u zbuluan dy shtëpi bari. 6 persona janë arrestuar, mes tyre dy punonjës të OSHEE. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona.  

    Mësohet se si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

    •  
  • VIDEO

    Operacion anti-kanabis në Vlorë dhe Selenicë, zbulohen dy shtëpi bari! 6 të arrestuar, 2 në kërkim! Sekuestrohet 11 kg kanabis e 534 bimë narkotike

    Që prej ditës së djeshme pas plagosjes së ndodhur në Vlorë, policia ka nisur një operacion anti-kanabis në zonën ku ndodhi sherri mes dy personave. Aksioni është ndërmarrë nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës.

  • VIDEO

    Si fshihej droga në vilën luksoze në Vlorë! Pamjet e operacionit që çoi në pranga 6 persona, 2 ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi

    Këto janë pamjet e operacionit anti-kanabis në Vlorë, ku u zbuluan 2 ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndës narkotike në një vilë luksoze. Forcat blu arritën ta zbulonin pas një tentative vrasje dhe cuan në pranga 6 persona.

    •  
  • VIDEO

    U kapën duke vjedhur ‘shtëpitë e barit’ të shqiptarëve në Angli, merren peng dhe dhunohen dy djemtë nga Elbasani

    Dy të rinjtë në video të cilët shfaqen dhe me fytyrë, kanë grabitur shtëpinë e barit të shqiptarit, ndërsa thonë se këtë e kanë bërë pasi janë zhytur në borxhe.

    Djali që shihet në fillim të videos është nxirë nga sytë për shkak të dhunës që i është ushtruar, teksa djali i dytë shihet që i janë thyer dhëmbët po për shkak të dhunës që ka marrë pas grabitjes së fabrikës së lëndëve narkotike të shqiptarit.

  • VIDEO

    Habit simpatizanti i PD në takimin me Berishën: Skam lënë kish e xhami pa vajtur që të iki Rama

    Një demokrat i flaktë ka folur përballë Sali Berishës duke thënë se nuk ka lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Prej komentit të tij, ish kryeministri buzëqeshi dhe u shpreh se është një nga themeluesit e PD.

    Demokrati Përparim Rama vijoi fjalën e tij duke thënë se në protestën e së shtunës mund të shkojnë me këngë e valle dhe të hedhin nga një lopatë dhè për rrëzimin e Edi Ramës.

    Përparim Rama: Zoti i madh dëgjoi lutjen time. Nuk kam lënë kishë e xhami pa ndezur qiri për rrëzimin e Edi Ramës. Jam Përparim Rama. Doktori më njeh.

    Sali Berisha: Një nga themeluesit.

    Përparim Rama: Falenderoj të madhin Zot dhe që atë gropën që kishim hapur neve, ata ranë vetë. Them se kjo do të jetë protesta më e bukur sepse ne do shkojmë vetëm sa për të hedhur nga një lopatë dhè se ai ka rënë në varr. Ai është i vdekur politikisht. Është një kryeministër i mbaruar se po lan të gjithë ato gjynahe që juve i thatë. Them të shkojmë të gëzuar me këngë e valle për të festuar rrëzimin e tij. Ai ka marrë fund. Nuk ka më nevojë që ne të përdorim dhunë, molotov apo çfarë kishim në mend. T’ia hedhim atë lopatën me dhè. Ju Berisha më keni nxjerrë mallin e fillimit të viteve ’90 kur me të njëjtën energji, juve na u rikthyet për të na shpëtuar të gjithë neve. Për të shpëtuar kombin shqiptar. I lutem Zotit që këtë shëndet që keni, ta keni sa më gjatë.

  • VIDEO

    Nisma e BE ‘Gjurmo të vërtetën’, fushatë ndërgjegjësuese kundër dezinformimit dhe mbështetje për gazetarët

    “Gjurmo të vërtetën” është nisma e fundit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, që synon ndërgjegjësimin mbi dezinformimin dhe edukimin mediatik në vend. Bashkimi Evropian thotë se  “Gjurmo të vërtetën” është një hapësirë e konceptuar për të gjithë konsumatorët e informacionit, që duan të përqafojnë të vërtetën mes kaosit dhe konsumit informativ në mediat sociale.

  • VIDEO

    Fier/ Aksident në zonën e ish-parkut të mallrave, përplasen dy automjete, mbetet një i plagosur

    Një aksident sapo ka ndodhur në Fier pranë zonës së  ish-parkut të mallrave në aksin rrugor Fier-Patos .

  • VIDEO

    Kush regjistrohet më 14 maj Berisha apo Alibeaj? Kume dhe Meta në Report Tv: Vetëm gjykata i jep zgjidhje! PD, partia më e madhe e opozitës, çështja të jetë prioritet

    Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ dhe Gerta Meta, eksperte për zgjedhjet, shikojnë si domosdoshmëri faktin që gjykata duhet të marrë sa më shpejt një vendim për situatën në Partinë Demorkatike pasi sipas tyre vetëm kjo është zgjidhja e vetme.  Të ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj Kume dhe Meta nënvizuan se Gjykata e Apelit duhet të ndajë sa më parë drejtësinë në këtë ccështje dhe të vendoset se kush do përfaqësojë PD në zgjedhjet e 14 majit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv