-
VIDEO
Aksident i rëndë në Tiranë! Ndërron jetë 69-vjeçari që u përplas nga makina
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë. Një 31-vjeçar i identifikuar si Laurent Lavdaraku, ka aksidentuar me makinë 69-vjeçarin e identifikuar si Albert Zade, i cili ka ndërruar jetë.
-
VIDEO
Operacioni 'Shpirti'/ GJKKO jep dënimet për 8 anëtarët e grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndëkombëtar të drogës, 11 vite e 4 muaj burg për kreun e bandës (EMRAT)
Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për 8 prej anëtarëve të operacionit të koduar “Shpirti” që goditi grupin e përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të kanabisit. Ilirjan Duçellari, kreu u grupit është dënuar me 17 vite heqje lirie, e konvertuar në 11 vite e 4 muaj. Aurel Kalari, Kleo Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muça janë dënuar me 13 vjet burg, të konvertuara në 8 vite e 8 muaj burg.
-
VIDEO
David Packouz: Me Shqipërinë na lidhi Heinrich Thomet, kishte miq në qeveri
Ish zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, në intervistën ekskluzive për Report TV tha se me Shqipërinë ai së bashku me ortakun Efraim Diveroli u lidhën nga miku i tyre Heinrich Thomet, që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë.
“Ne u përfshimë në Shqipëri nga një njohuri jonë Heinrich Thomet që kishte një lidhje me qeverinë shqiptare. Ai tha se ishte Henrik Tome (Heinrich Thomet), që bëri marrëveshjen me Ylli Pinarin dhe nuk na vuri në dijeni se origjina ishte kineze. Ne e zbuluam këtë fakt kur erdhëm vetë për inspektim në Tiranë, se ishin kineze”, tha ai.
-
VIDEO
7 krerë partish joparlamentare, jo më pasaportë diplomatike! Vendimi i fundit: Përveç SPAK, pasaportë edhe gjyqtarët e GJKKO
7 kryetarëve të partive politike pa deputetë në parlament, u hiqet pasaporta diplomatike, ndërsa do të vijojnë t’i mbajnë të gjithë kryetarët e partive parlamentare. Me ndryshimet e kritereve të miratuara të mërkurën nga qeveria, pasportë të tillë e përfitojnë edhe gjyqtarët e GJKKO dhe sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Denoncimi: Përpunuesit do rrisin çmimin e bulmetit! Nga 15 shkurti, deri 38% më të larta!
Shoqata e konsumatorit shqiptar denoncon se ndërmarrjet e përpunimit të qumështit kanë bërë marrëveshje për të rritur deri në 38% çmimet. Autoriteti i Konkurrencës tha se do monitrojë tregun nëse nga 15 shkurti do i zbatojnë apo çmimet e reja që ndërmarrjet kërcënojnë, ndërsa vetë qytetarët për Report Tv thonë se nuk i përballojnë dot as çmimet aktuale që janë rritur pas luftës në Ukrainë.
-
VIDEO
Banka e Shqipërisë: Çmimet do të ulen gjatë 3 muajve të ardhshëm
TIRANË- Çmimet e rritura qe prej nisjes së luftës në Ukrainë do të nisin të bien. Në publikimin e e raportit të politikave monetare Banka e Shqipërisë shprehet optimiste për një rënie të ndjeshme të cmimeve gjatë 3 muajve në vijim.
-
VIDEO
Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë, Rama: 3 vite pas studimeve e kanë obligim të qëndrojnë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët ekselentë, duke u ndalur tek fenomeni i largimit të mjekëve përsëriti sërish faktin se ato që mbarojnë fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri, e kanë të paktën detyrim që të qëndrojnë 3 vite pas studimeve në vendin tonë dhe të kontribuojnë për vendin.
-
VIDEO
Sherr me armë në Vlorë, plagoset 40-vjeçari, arrestohet autori
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se i plagosuri është identifikuar si Dëfrim Pashaj, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur te ‘Uji i Ftohtë’, në zonën e njohur si ‘7 pallatet’. Autori është identifikuar dhe është kapur nga policia, ndonëse identiteti i tij nuk dihet ende.
-
VIDEO
Ishte duke punuar dhe bie nga lartësia, vdes 53-vjeçari në Tiranë
Kristo Doka, 53-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi, teksa ka qenë duke punuar në ndërtimin e një pallati në Tiranë në rrugën ‘Konferenca e Pezës’.
-
VIDEO
Moti i acartë e me temperatura të ulëta, thahen pishat në Lungomare në Vlorë
Moti i keq dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjelle dëmtimin e një pjese të pemëve dekorative në Lungomare. Siç shihet në pamje, tek fushat e sportit, pranë zonës së Ujit të Ftohtë një pjesë e mirë e pishave tashmë janë tharë
-
VIDEO
U kap me 5 kg heroinë në Itali, kuzhinieri i tragetit të Linjës Durrës-Ankona: Gabova! Do e dorëzoja jashtë portit dhe dikush do të më paguante
“Gabova, as vetë nuk e di pse e bëra diçka të tillë”. Kjo ka qenë dëshmia e Indrit Kasës, kuzhinierit të tragetit të linjës Durrës-Ankona, i cili u kap me 5 kilogramë kokainë në çantën e tij.
-
VIDEO
‘Corriere Della Sera’ promovon ‘tokën e shqiponjave’: Udhëtim me biçikletë në Shqipëri mes detit, qyteteve historike dhe tokave të egra
Gazeta italiane ‘Corriere Della Sera’ i ka kushtuar një reportazh bukurive natyrore të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale artikullin e botuar në këtë gazetë, në të cilin gazetarja Francesca Massoti ka përshkruar një udhëtim me biçikletë në Shqipëri përgjatë bregdetit dhe qyteteve historike