-
VIDEO
Pas marrjes në pyetje të Shkëlzen Berishës, kthesa e fortë e SPAK për ‘Gërdecin’! Nis hetimet për 'korrupsion i zyrtarëve të lartë' dhe 'pastrim parash'! Dërgon për gjykim Mediun
Disa ditë pasi mori në pyetje Shkëlzen Berishën, SPAK ka bërë një kthesë të fortë në hetimet për tragjedinë e Gërdecit, duke nisur hetimet për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, KQZ ‘nxjerr jashtë loje’ PD-në! Miraton anëtarët e PS, PL dhe PSD për KZAZ-të! ‘Lufta’ i lë demokratët jashtë rendit të ditës
Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Në listën e çështjeve që do të shqyrtohen vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.
-
VIDEO
Në ndihmë të Turqisë për tërmetin, momenti i nisjes së ekipit ndihmës nga Shqipëria drejt Stambollit
Në pamjet e mësipërme tregohet momenti kur ekipi ndihmës nga Shqipëria janë nisur drejt Stambollit. Ky është ekipi i dytë që ka mbërritur në Turqi për të ofruar ndihmë për tërmetin e fuqishëm në Turqi.
-
VIDEO
PS kërkon përjashtimin për 10 ditë të deputetëve që bllokuan foltoren e Kuvendit, mblidhet Komisioni i Etikës, Vokshi ‘live’ në Facebook’
"Lufta juaj me opozitën ska nisur vetëm në nivele korruptimi, keni korruptuar edhe parlamentin. Ju doni të na mbyllni gojën. Ne do themi këto që po faktojmë dhe duhet ti bëjë një deputet dhe një drejtuese të respektojë rregulloren. Kryetarja ka shkelur rregulloren me dy këmbë. Kemi qenë në të drejtën tonë për të kërkuar fjalën, s’na pengon njeri. Unë mund ta marr fjalën për procedurë sa herë të dua, edhe në momentin e hapjes së senacës dhe gjatë saj. personi që duhej të vinte për shkelje etike duhej të ishte Nikolla, sillet në mënyrë të diferencuar me deputetë, kujtdo ja jep fjalën dhe kujtdo jo", tha Boçi.
-
VIDEO
Pas 43 orësh nën rrënoja, shpëtohet 3 vjeçari në Turqi! Babai i tij shpërthen në lot
Një fëmijë 3 vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë.
Pasi kishte kaluar më shumë se 43 orë nën rrënoja, fatmirësisht ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat 3 vjeçarin Arif Kaan i cili kishte mbetur i bllokuar nën pllaka betoni dhe armaturë në Kahramanmaras në temperatura nën zero gradë.
Babai i tij, Ertugrul Kisi, shpërtheu në lot pasi pa që Arifi shpëtoi dhe u dërgua me shpejtësi në një ambulancë.
-
VIDEO
Tërmeti në kufirin Turqi-Siri, Shqipëria me mision solidariteti në ndihmë të operacioneve të kërkim-shpëtimit
Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.
-
VIDEO
VIDEO/ I mbuluar nga pluhuri dhe copat e betonit që bien, i riu sirian nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes! Çdo gjë po dridhet
Një i ri sirian i cili ka mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti ka arritur të regjistrojë dhe publikojë një video në rrjetet sociale. Gjatë momentit që ai po fliste, copa betoni binin mbi të, ndërsa i riu thotë se edhe 4 familje fqinje ndodheshin po ashtu nën rrënoja.
“Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes. Nuk e di sesi ta përshkruaj ndjesinë që përjeton dikush që ndodhet në këtë situatë të vështirë. Siç mund ta shikoni, jam nën rrënoja (ndërkohë bie një tjetër pjesë e mureve). Ka më shumë se tre apo katër familje nga fqinjët tanë të cilët janë po ashtu nën rrënoja. Zoti na ndihmoftë! Nuk di si ta përshkruaj, çdo gjë po dridhet”-thotë ndër të tjera i riu.
-
VIDEO
Policia rrethoi zonën duke bllokuar rrugën Transballkanike në Vlorë, çanta e ‘dyshimtë’ pranë makinës rezulton e boshatisur
Mbrëmjen e sotme, një çantë e zezë pranë një makine në Vlorë ka ngjallur dyshimet e policisë se brenda saj mund të kishte lëndë eksplozive.
-
VIDEO
Momenti kur ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit në Turqi shpëtojnë fëmijën 4-vjeçar: E zbuluam nga ulërimat
Report Tv sjell momentin kur ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit në Turqi kanë shpëtuar nga rrënojat një fëmijë 4-vjeçar. Ata arritën që ta zbulonin, për shkak të ulërimës së fëmijës, ku i dhanë ndihmën e parë.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Ekipi shqiptar në Turqi shpëton një 4-vjeçar, të vendosur në një prej zonave më të prekura nga tërmeti: Jemi 24 orë në shërbim
Ekipi shqiptar në Turqi kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat një fëmijë 4 vjeçar pas orësh 31 orësh. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, pjesëtar të ktij ekipi kanë rrëfyer për punën e tyre në Malatya.
-
VIDEO
Në kërkim për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, Stela Gugallja në Austri, nisin procedurat e ekstradimit! Avokati për Report Tv: Nuk ka arrestim
Stela Gugallja, në kërkim për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit, është identifikuar në Austri. SPAK bën me dije se ka dërguar kërkesën në Austri dhe se është në proces ekstradimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë dërguar materialet dhe pritet që të vendosë gjykata austriake.
-
VIDEO
Moti i keq lë në ‘terr’ fshatrat e Memaliajt, dëmtohet rrjeti! Banorët: Na thonë ka defekt, po kjo është e përhershme sa herë bie shi
Moti i keq ka dëmtuar rrjetin elektrik në Memaliaj, sidomos në njësive vendore Luftinjë e Buz, ku afro 4 mijë banorë vuajnë mungesën e energjisë