-
VIDEO
Protestë në Milot për të shpëtuar Urën e Zogut, arkitekti italian: Do të bëjmë projektin e restaurimit
Arkitektë të shoqatës “Europa Nostra” kanë inspektuar sot urën e Zogut, e cila ka pësuar dëme të shumta dhe rrezikon shembjen. Bashkë me inxhinierët shqiptarë ata do të hartojnë një studim konservimi dhe restaurimi që do t’ia paraqesin në vijim Ministrisë së Kulturës
-
VIDEO
Kërcënuan një person në Shkodër, shihni VIDEO-n kur i riu i shkon me kallashnikov tek dera e shtëpisë
Tre të rinj ranë në pranga në Shkodër pasi kërcënuan me armë një person në Shkodër. Në video shihet momenti kur një prej të rinjve shfaqet me kallashnikov në dorë në shtëpinë e personit që kërcënuan. Por falë ndërhyrjes së Policisë u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.
-
VIDEO
U la në burg, avokati i Alda Klosi: Ka dy fëmijë të mitur në kujdestari dhe duhet të kujdeset për nënën e verbër
Avokati i Alda Klosit thotë se deklarata e Rozeta Dobit në prokurori është një gënjeshtër dhe se paratë që janë marrë në banesën e ish-zyrtares janë të xhaxhait të saj i cili i donte për kurim në SHBA. Sipas avokatit, Ilirjan Muho, Alda Klosi ka në kujdestari 2 fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për nënën e saj të verbër.
‘Alda Klosi ka në kujdestari dy fëmijët e mitur dhe nënë e verbër për të cilën nuk dihet se kush do të kujdeset. Janë deklarime të pavërteta ato që janë thënë. Ajo është e sëmurë nën kontrollin e mjekëve. Nuk pati verifikim, thjeshtë u konstatua gjendja e saj shëndetësore. Prokuroria po kryen veprimet. Në rast se këto deklarime të dhëna prej saj do të dalin si të pavërteta çfarë do të ndodhë! Në momentin e parë që ka mbërritur në shtëpi ka njoftuar policinë. Ajo ka konstatuar se i mungonin disa sende siç ishin bizhuteritë apo sende të saj personale. Nuk mund të ishte një person i besuar. Më vjen keq që prokurori mendon se Alda Klosi i ka dhënë 500 mijë euro pastrueses. Prokuroria përdor si deklarim vetëm atë që thotë Rozeta Dobi. Telefonin nuk ia ka sekuestruar.’- u shpreh Muho.
-
VIDEO
Avokati i Alda Klosit: 400 mijë eurot nuk janë të saj! 120 mijë eurot i kishte lënë xhaxhai, do ja dërgonte me bankë për kurimin në SHBA
Avokati i Alda Klosit thotë se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares. Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata pranoi masën ‘arrest me burg’, avokati tha se vetëm 120 mijë euro janë të Alda Klosit. Sipas tij, këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor dhe vëllai i tij i ka marrë hua nga një person në Shqipëri. Muho tha se kanë dorëzuar në Prokurori edhe kontratën e huadhënies dhe se këto para do i përdornin për kurimin e xhaxhit, të cilit do ja çonin në SHBA përmes një transferte bankare.
-
VIDEO
Avokati i Alda Klosit: Deklarimi i pastrueses është gënjeshtër! Nëse do ia kishte lënë paratë për t’i ruajtur përse e hapi kasafortën dhe e hodhi në kosh
Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren. Muho thotë se deklarimi i pastrueses Rozeta Dobi se paratë Alda Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur është një gënjeshtër. Në deklaratën për mediat ai pretendon se deklarimi është pavërtetë duke thënë se nëse Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur përse u hap kasaforta dhe më pas e hodhën në kosh.
Ai tha se Dobi ka thënë disa herë deklarime me versione të ndryshme, njëherë pranoi fajin dhe tashmë po ia hedh atë Alda Klosit. Sipas tij, Dobi gjithçka po e bën që të marrë një pozitë me të lehtësuar për djalin e saj.
“I keqardhur nga vendimi. Vendim i cili vlerësoi të ligjshëm veprimtarinë e prokurorisë deri më tani dhe caktoi arrest me burg. Pati debat të gjatë në këtë seancë, prokuroria paraqiti si provë një deklaratën q dhënë nga Rozeta Dobi, i marrë më datë 3 shkurt. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij diel, është hera e katërt dhe ka dhënë versione të reja për ngjarje. Gënjeshtër. Nëse do ishte kështu ka disa pyetje që u bënë se seancë. Nëse do ishte kështu si është e mundur që kasaforta që i është dhënë për ta mbajtur për ruajtje, si është hapur dhe është heshtur në koshin e plehrave. Nëna dhe djali në momentin e arrestimin kanë mbajtur të njëjtin qëndrim dhe kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit. Nëse do pranonim që është e vërtet ka një pyetje, mes Alda Klosit dhe Dobit do kishte një marrëveshje si është e mundur që janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera. Këto deklarime janë deklarime që pohojnë se kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësojë sado pak pozitën saj dhe të përfitoj sado të jetë e mundur një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj se është zënë me presh në duar duke vjedhur”, tha ai.
-
VIDEO
Alda Klosi lihet në burg, nuk ishte në seancë për shkak të problemeve kardiake! Akuzohet për pastrim parash e fshehje pasurie
Ish-zyrtarja Alda Klosi është lënë në burg. Gjykata ka pranuar kërkesën ‘arrest me burg’, ndërsa vetë Klosi nuk ishte e pranishme në seancë pasi është e shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake.
-
VIDEO
Banorët e Vlorës kundërshtojnë ambientalistët: Aeroporti të ndërtohet, sjell zhvillimin e zonës dhe turizmit
Banorët e Vlorës kanë dalë në një protestë përmes së cilët kundërshtojnë ambientalistët të cilët duan të bllokojnë punimet për aeroportin e ri. Kjo protestë e tyre vjen një javë pasi një grup ambientalistësh, mes tyre edhe Sazan Guri kundërshtoi punimet për aeroportin duke thënë se rrezikon Lagunën e Nartës e cila është zonë e mbrojtur. Mirëpo banorët e zonës thonë se ky aeroport do të sjellë zhvillimin e gjithë zonës, prandaj ata thonë se duhet të ndërtohet sa më parë.
-
VIDEO
Kundërshtoi ndërtimin e aeroportit, banorët e Vlorës kundër Sazan Gurit: Ne jemi pa bukë, ai shkon bën plazh në Dhërmi
Banorët e Vlorës kanë kundërshtuar qëndrimin e ambientalistit Sazan Guri, i cili thotë se nuk duhet të ndërtohet aeroporti i Vlorës pasi preket zona e mbrojtur Lagunë-Nartë. Mirëpo banorët thonë se ky aeroport do jetë një zhvillim për ekonominë e zonës dhe do të punësojë një pjesë të madhe prej tyre.
-
VIDEO
Tërmeti në Turqi, drejtori i Qendrës Vullnetarë të Emergjencave: Jemi të gatshëm t’u shkojmë në ndihmë në çdo moment
Nebi Muçaj, drejtor i Qendrës Vullnetarë të Emergjencave tha se janë gati një grup prej 10 vullnetarësh është dërguar në Turqi, pas tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë një ditë më parë. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Muçaj u shpreh se ato vetë janë trajnuar nga ekipet turke dhe se kanë dëshirë që të shkojnë për t’i ndihmuar.
‘Janë kërkesa të shumta nga vullnetarët. Si mjekë infermierë dhe zjarrfikësja, një grup prej 10 vetash që janë mjek dhe për kërkimin ndër rrënoja.
Ne jemi të trajnuar. Jemi rreth 4000 vullnetare që janë të trajnuar nga vendet fqinje nga Italia, kështu që atë përvojë që ata që na kanë edukuar si bëhet në këto raste të emergjencave, duam të japim kontributin tonë. Kanë qenë të përgatitur dhe të mirë përgatitur.
Kemi kërkuar ambasadës turke, për të na orientuar për të na drejtuar se kur dhe si mund të japim ndihmën tonë. Duke parë rregullat, ne duam të jemi brenda ligjeve për të mos krijuar kaos. Te jemi atje në ndihmë dhe kohë reale. Ne jemi të gatshëm nga çdo moment. Forcat tona janë të gatshme për Forcat tona janë të gatshme për çdo lloj emergjence. Në do të donim të jepnim ndihmën tonë.’- u shpreh Muçaj.
-
VIDEO
Administratori i një pallati flet për Report Tv: Ja shkaqet që mund të çojnë në shkëputjen e ashensorit! Ndonjëherë ka kolaudime të paligjshme
Administratori i një pallati në zonën e Unazës së re ka folur për Report Tv pas incidentit ku çifti i bashkëshortëve mbetën të plagosur pasi ashensori ra nga kati i 5 në 0. Ferik Mbrati tha për gazetarin Sokol Dema, tha se këto probleme janë të mbartuara pasi në shumë raste kolaudimi bëhet në mënyrë të paligjshme. Aministratori Ferik Mbrati dha edhe disa shkaqe që mund të çojnë në shkëputjen e ashensorit.
-
VIDEO
Shkëputja e ashensorit në pallatin në Tiranë, Policia e konfirmon: Banorët nuk respektuan peshën e lejuar
Ashtu siç Report Tv e raportoi pak më parë, policia ka konfirmuar se shkak për shkëputjen e ashensorit në një pallat në Tiranë një ditë më parë është bërë tejkalimi i kapacitetit. Kjo për shkak se në ashensor ishin futur 5 persona nga 2-3 që ishte kapaciteti i lejuar.
-
VIDEO
Vendi ‘mbërthehet’ nga temperaturat e ulëta, meteorologia për Report Tv: Java më e ftohtë e këtij dimri! Tregon nëse do bie dëborë në Tiranë
I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe ngrica. Metorologia Anila Gjoni tha në Report Tv se kjo është java më e ftohtë për këtë sezon të dimrit. Gjoni theksoi se temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, ndërsa në dy javët e tjera pritet që të ngrihen.