• VIDEO

    Ishin në një nga zonat më të goditura nga tërmeti, Ekipi i Mundjes së Kosovës shpëton mrekullisht: Iu përveshëm punës të shpëtonim jetë njerëzish

    Ekipi i Mundjes në Kosovë ka shpëtuar mrekullisht nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe pjesën veriore të Sirisë. Ekipi i Mundjes kanë qenë në qytetin e Karamanit, një nga provincat e prekura më së shumti nga tërmeti i një dite më parë

  • VIDEO

    Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Ekipi i shpëtimit nga Shqipëri, krenari për ne! Në zonën e goditur nga tërmeti disa fshatra me shqiptarë, s’ka probleme

    Në një intervistë për Report Tv, kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Stamboll Bora Zukali tha se edhe vetë shqiptarët që jetojnë në Turqi janë organizuar për të ndihmuar.

  • VIDEO

    Në momentin e tërmetit në Turqi, qielli ndriçohet nga vetëtimat

    Disa video të postuara në rrjetet sociale dhe më pas të shpërndara nga qindra njerëz në mbarë botën tregojnë vetëtima në qiell gjatë tërmetit që goditi Turqinë qendrore. Mund të jetë vetëtima, pasi një stuhi kishte përfshirë Turqinë në momentin e tërmetit 7.9 ballë ose, siç raportojnë mediat lokale, ndriçimi në qiell mund të jetë pasojë e disa qarqeve të shkurtra nga termocentralet ose sistemet e tjera të teknologjisë së lartë të shpërndara përreth në territor.

    •  
  • VIDEO

    Sulmet kibernetike, ambasadorja e BE-së: Nxori në pah partnerët që i qëndrojnë në krah Shqipërisë, të përmirësohen sistemet

    Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, në konferencën për sigurinë e kibernetike, u shpreh se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, tregoi edhe partnerët që i qëndruan në krah vendit tonë.

    ‘Sulmet bëra vjet bënë mjaft dëm, por nxitën diçka tjetër diçka të rëndësishëm. Nxori partnerët që i qëndrojnë përkrah Shqipërisë. Ju keni parë jo vetëm SHBA-në Izraelin, që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, për t’ju kundërvënë, por edhe punën afatgjatë që duhet bërë për të përmirësuar sistemet. Njësoj si me SHBA-në edhe BE solli ekipet e veta për mbrojtjen kibernetike. Be është lider lidhur më mbrojtjen kibernetike. Është një detyrë që duhet ta marrim seriozisht, pasi zbatimi i strategjisë për sigurinë kibernetike. Sulmet kibernetike kanë goditur disa shtete, jo vetëm Shqipërinë, por është detyra jonë të marrim mësimet e duhura dhe të reagojmë në mënyrë më të fortë.’- u shpreh ambasadorja e BE-së.

  • VIDEO

    Siguria Kibernetike, Yuri Kim: Sulmet nga Irani e të tjerë nuk do të ndalen! Ne duhet të jemi gati

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim tha se 50 milionë dollarët  që vendi i saj i ka dhënë Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen kibernetike është vetëm fillimi. 

    “SHBA dënoi Iranin dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë përballë këtij sulmi. Duke filluar nga muaji korrik SHBA-të kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të mirë për të punuar me shqiptarët. Për të analizuar, për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe për të marrë masat.  Dy javë më parë, ministri juaj i Mbrojtjes diskutoi përgjigjen tonë të përbahskët për sigurinë kibernetike me Sekretarin tonë të Mbrojtjes. Ju nuk jeni vetëm në përgjigjen ndaj sulmit kibernetik. Ne duhet të identigikojmë mbrojtjen tonë kolektive.  50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe kjo është vetëm fillimi”, tha Kim. 

    Duke nënvizuar edhe një herë se SHBA do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të mbrojë veten, Kim tha se sulmet Shqipëria dhe vendet e tjera perëndimore duhet të jenë të përgatitura pasi sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë. 

    “Sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë të jenë kërcënim edhe në të ardhmen, nuk do të zhduken. Ne duhet ta kemi parasysh këtë. Nuk ka një ‘plumb’ magjik për ta zhdukur”, tha ambasadorja Kim.

  • VIDEO

    Ministrja e Jashtme: Fokusi kryesor i punës sonë diplomatike për sulmet kibernetike ka qenë me SHBA

    Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në konferencën e organizuar për sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri u shpreh se fokusi kryesor i punës diplomatike për sulmet kibernetike ka qenë me SHBA-në. Sipas ministres, MEPJ do të vazhdojë ta trajtojë sigurinë kibernetike si një prioritet në çdo aspekt të punës së saj.

     
  • VIDEO

    Pastruesja rrëfeu se i mori 520 mijë euro në shtëpi, ish-zyrtarja Alda Klosi do njihet sot me masën e sigurisë në spital

    Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të. Ndërkohë që pastruesja Rozeta Dobi është marrë sërish në pyetje një ditë më parë për shkak të disa paqartësive në lidhje me dëshminë që ka dhënë më parë.

  • VIDEO

    Në kërkim për grabitje me armë, arrestohet 42-vjeçari nga Gjeorgjia që fshihej në Tiranë! Përdorte pasaportë false me emrin e një ukrainasi

    Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte në kërkim për grabitje me armë. Ai fshihej në kryeqytet dhe përdorte pasaportë false me emrin e një ukrainasi.

  • VIDEO

    Sulmet kibernetike, Çuçi: Sfidë me të cilën duhet të përballemi, kemi barrën e madhe për të garantuar të dhënat

    Në konferencën ‘Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri’, ministri i brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se vendi ynë ka nxjerrë mësim pas sulmeve kibernetike

  • VIDEO

    Shkëputet ashensori i një pallati në Tiranë! Bie nga kati i pestë në katin zero, plagoset çifti i bashkëshortëve

    Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme pasi një ashensor në një pallat të Tiranës në zonën e Unazës së Re është shkëputur, duke rënë nga kati i pestë në katin zero.

  • VIDEO

    Korçë/ Temperatura nën zero, gjatë natës nuk ka pasur rredhje dëbore

    Ne Qarkun e  Korçës vazhdojnë temperaturat e ulëta nga -6 gradë deri në -12 gradë. Gjate natës nuk ka patur rreshje.

  • VIDEO

    Masat e policisë rrugore, hiqen 78 patenta!

    Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. ▫️Gjatë javës që lamë pas 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. ▫️78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. ▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 406 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. ▫️324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. ▫️324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. ▫️Janë vendosur 259 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve. ▫️Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës "Stop" dhe për këtë shkelje janë vendosur 46 masa administrative.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv