-
VIDEO
Aleppo, pamjet e shpëtimit të një fëmije nga rrënojat! I kishte mbetur vetëm një këmbë jashtë
Ishte vetëm një këmbë jashtë rrënojave. Kështu u gjet një fëmijë i identifikuar si Ahmed nën rrënojat e shtëpisë së tij në fshatin Qatma në veri të Alepos, Siri. Forcat e kërkim shpëtimit shkuan menjëherë atje dhe arritën ta shpëtonin.
-
VIDEO
Çudia nuk zgjati vetëm 3 ditë! (6 shkurt 2023)
Damian Gjiknuri, Sekretar i përgjithshëm, i PS-së ka refezuar që të tregoj se si ka arritur të zhvillojë takimin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe për çfarë u diskutua, por e ka konfirmuar se ka pasur një takim me të.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se lidhja e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është e fshehtë dhe aspak zyrtare.
-
VIDEO
U zhduk 2 vite e gjysmë më parë, gjendet i pajetë turpi i 24-vjeçari Klevis Lleshi! Dyshohet se u mor peng e më pas u vra e u gropos në Shpërdhet të Kurbinit
Ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur, polici e Kurbinit ka gjetur trupin e pajetë të 24 vjeçarit Klevis Lleshi. Burime bëjnë me dije se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e ADN-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi
-
VIDEO
Merr flakë kodra e Kuzum Babasë! Zjarri pranë banesave
Merr flakë kodra e Kuzum Babasë! Zjarri pranë banesave
-
VIDEO
Debati për rrugën “Ibrahim Rugova”, Veliaj: Është e zgjatur me 300 metra, bashkë me familjen po planifikojmë vendosjen e shtatores së Presidentit në Tiranë
Rruga “Ibrahim Rugova” nuk është shkurtuar, siç është thënë nga opozita në media ditët e fundit, por përkundrazi është zgjatur me 300 metra dhe shkon deri te Diga e Liqenit. Deklarata është bërë sot nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
-
VIDEO
U kapën me kokainë e heroinë, në burg 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit të drogës merr përsipër përgjegjësinë: Trafikun e drejtoja unë, të tjerët s’kanë lidhje
Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për 4 të arrestuarit që u kapën me 6 kg kokainë e heroinë si dhe shuma të mëdha parash në Tiranë. ‘Koka’ e grupit të drogës, 40-vjeçarja Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë. Burime bëjnë me dije se ajo ka deklaruar para togave të zeza se e drejtonte ajo trafikun e drogës dhe se të tjerët s’kanë asnjë lidhje.
-
VIDEO
Në ndihmë të Turqisë, nisen nga Shqipëria 53 pjesëtarë të personelit mjekësor! Mes tyre edhe specialistë të kërkim-shpëtimit
Qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.
-
VIDEO
Tërmeti tragjik në Turqi, Rama-Begaj: Jemi krah jush popullit turk! Meta: Lutemi për viktimat! Çako për Report tv 38 persona nisen si mision shpëtimi
Shqipëria është gjendur krah Turqisë pas tërmetit shkatërrimtar që la pas qindra të vdekur e mijëra të plagosur. Kryeministri Edi Rama njoftoi se është nisur një mision shpëtimi nga Shqipëria në Turqi për të mbështetur ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi. Kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet për familjet që humbën njerëzit e dashur nga tërmeti fatal.
-
VIDEO
Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin, nesër merret masa e sigurisë në spital! Pastruesja Rozeta Dobi në pyetje që prej mëngjesit
Ish-zyrtarja Alda Klosi, e cila akuzohet nga autoritetet për fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, do ta mësojë masën e sigurisë nesër në spital. Gjykata ka njoftuar se masa do të bëhet në QSUT për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.Rozeta Dobi është marrë sërish në pyetje sot për shkak të disa paqartësive në lidhje me dëshminë që ka dhënë më parë.
-
VIDEO
Kreu i Emergjencave Civile: Shqipëria do nisë ekipin me 38 persona në Turqi, specialistë të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për Report Tv duke thënë se një ekip prej 38 personash është bërë gati për të shkuar drejt Turqisë që t’i vihet në ndihmë autoriteteve dhe popullit për të vijuar operacionin e kërkim-shpëtimit.
“Ka pasur dëme katastrofike, jetë të mëdha njerëzish dhe dëme të mëdha në objekte e godina, vazhdojnë kërkime për jetë të shumta që ndodhen nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Qeveria sqhiptare, AKMC dhe ministria e Mbrojtjes në kontakt intensive ka shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe gatishmërinë për të vënë në dispozicion grupet e kërkim shpëtimit, rreth 26 forca të trajnuar. Brenda ekipeve do të ketë dhe ekipe mjekësore. Shumë shpejt këto forca të koordinuara do të nisen me një avion të posacëm. Për pak orë besoj që do të nisen drejt destinacionit përkatëse. 38 persona janë ekip, specialist të kërkim-shpëtimit dhe mjekë dhe infermierë. Bëhemi pjesë e dhimbjes së madhe të popullit turk por edhe me gatishmëri.”, tha Çako.
-
VIDEO
Tërmeti në Turqi, gazetarja shqiptare në Ankara: Nuk ka shqiptarë në zonat e prekura! Ata janë të vendosur në qytetet perëndimore të Turqisë
Bilanci tragjik i jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka arritur në 1500. Ndërkohë deri tani raportohen rreth 7 mijë të plagosur.
-
VIDEO
Berisha: Më sanksionuan se s’do pranoja kurrë bashkëqeverisjen e PD me PS! Rama do të përfundojë si McGonigal
Sali Berisha vijon të merret me cështjen e Charles McGonigal dhe gjen justifikime për shpalljen e tij ‘non grata’ nga SHBA. Në daljen për mediat u shpreh se u sanksionua pasi nuk do të pranonte kurrë bashkëqeverisjen e PD me PS. Po ashtu shtoi se Edi Rama do të përfundojë njësoj si ish zyrtari i FBI për krim kundër vendit të tij.