-
VIDEO
Loboi për Adriatik Llallën që t’i hiqej ‘non grata’ në SHBA, vëllai i ish deputetit demokrat Lita përfshihet sërish në aferë korruptive në Amerikë
Vëllai i Korab Litës, ish deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Lita, rezulton i përfshirë në një afërë korruptive me senatorin amerikan, Bob Menendez. Sipas medias amerikane, Gazment Lita, rezulton i përfshirë në monopolizimin e certifikimit të mishit hallall për eksport në Egjipt. Në 2019 Gazmend Lita pagoi 5 mijë $ për Adriatik Llallën për lobimin për të hequr ‘Non Grata'
-
VIDEO
Lezhë, rrugët në periferi të qytetit të amortizuara! Kanalizimet nëntokësore pengojnë investimet tek rrugët
Mungesa apo amortizimi i kanalizimeve nëntokësore në Lezhë, ka bërë që shumë rrugë në periferi të qytetit të jenë si në mesjetë. Banorët ankohen se kalimi në to bëhet i pa mundur si në kohë me shi ashtu edhe me diell. Ata kërkojnë një zgjidhje të shpejtë
-
VIDEO
Tiranë, zjarr në një pallat në rrugës 'Asim Vokshi', zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve
'Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën "Asim Vokshi", në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
-
VIDEO
Aksi Durrës-Elbasan do ketë pengesa në qarkullim, Report Tv siguron pamje të mjetit që do lëvizë në rrugë nga ora 22:00
Report TV ka siguruar pamje të mjetit që do të transportohet në rrugën Durrës-Elbasan duke nisur nga ora 22:00 dhe që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit për shkak të madhësisë.
-
VIDEO
Na presin ditë me temperatura të ulëta, kujdes me ushqimin! Mjekët rekomandojnë nga 1 deri 1.5 litra pije të ngrohta në ditë
Ballkani do të përfshihet nga ditë të acarta javën e ardhshme. Report Tv përmes materialit në vijimi iu përcjell disa prej këshillave të mjekëve për të ruajtur shëndetin dhe qëndruar larg problemeve shëndetësore
-
VIDEO
Policia bën ‘bilancin’, 564 të arrestuar gjatë muajit janar, u goditën 203 raste kriminale në shpërndarjen e drogës
Policia ka bërë bilancin për muajin janar. Në një njoftim për mediat bën me dije se për një muaj janë arrestuar 546 persona, 69 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar.
-
VIDEO
Publikohet AUDIO me zërin e Messina Denaro, mallkon dhe shan Falconen por edhe një moment dobësie me të dashurën e tij: Ndihem vetëm
Frika nga sëmundja, vetmia, por edhe pika urrejtjeje që të bëjnë të dridhesh. Këto janë mesazhet që merr nga transkriptimi i bisedave të tij dhe imazhi që merr për Denaron, që del nga biseda me një grua me të cilën ishte lidhur për një vit e gjysmë, nga viti 2021.
-
VIDEO
Sot ‘koka’ e grupit të drogës në Tiranë, kush është Brikena Frakulli? E arrestuar në 2015-n, kishte pjesë të bandës të dashurin e kushërirën! ‘Rekrutonin’ në Facebook
Frakulli nuk është emër i panjohur për policinë dhe institucionet ligjzbatuese në Tiranë. Ajo është arrestuar edhe në vitin 2015. Së bashku me bashkëjetuesin e saj por edhe me të tjerë, Brikena Frakulli, asokohe 32-vjeçare, shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në kryeqytet.
-
VIDEO
U arrestua për pastrim parash dhe fshehje pasurie, ish-zyrtarja Alda Klosi shtrohet në spital me probleme kardiake
sh-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Report Tv mëson se Alda Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital që prej ditës së djeshme.
-
VIDEO
Moti i keq, lundrimi në Vlorë i pezulluar prej dy ditësh, as sot nuk niset trageti Vlorë-Brindisi
Për shkak të motit të keq vijon të mbetet i pezulluar lundrimi në Portin e Vlorës. Prej ditës së djeshme është pezulluar trageti i linjës Vlorë-Brindisi, ndërsa po ky traget nuk do të mund të lundrojë as ditën e sotme.
-
VIDEO
Banorët e Berxullës: Tokën do ta mbrojmë me gjak, askush s’ka ardhur të flasë me ne! Qeveria mbron oligarkët
Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe një herë në protestë sot dhe kërkojnë që të kenë më shumë informacion se çfarë do të bëhet me pronat e tyre në gjurmën e rrugës Thumanë-Kashar. Ata shprehen të acaruar në mikrofonin e Report Tv dhe thonë se do ta mbrojnë me gjak pronën.
-
VIDEO
Tokat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë, ka tensione me policinë: Pushteti merret me shefat e FBI, ne duam çatinë mbi kokë
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë pasi u rrezikohet t’u prishet banesa nga një projekt i aksit Thumanë-Kashar. Edhe sot ata kanë paralajmëruar se nga banesat e tyre do i nxjerrë vetëm me gjak. Një banor është shprehur se problemet aktuale me agjentin e FBI-së nuk është problemi i tyre, por prona.