-
VIDEO
Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Toni Gogu: Po hetohet se ka shkelur ligjin në SHBA, PS s’ka pse trembet
Deputeti i Partisë Socialist Toni Gogu thotë se PS nuk trembet nga hetimet që Amerika për bën nga zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Toni Gogu tha se ajo është një çështje që i përket drejtësisë amerikane
-
VIDEO
Vlorë, çmontohen 16 kamera sigurie që kontrolloheshin nga kontigjent kriminal
Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet. Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale. Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.
-
VIDEO
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave spiune nëpër lagje! Dyshohet se përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë
Kanë nisur tashmë kontrollet tashmë edhe në Vlorë, për zbulimin e kamerave të sigurisë të instaluara në rrugët e qytetit, apo në biznese lokale të cilat mund ti shërbejnë organizatave kriminale.
-
VIDEO
Në kërkim për trafik droge si koka e bandës, Braniol Liço u arrestua në Tiranë në 2020
Braniol Liço, një nga tre bosët e bandës së trafikut të drogës, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë që u shkatërrua nga një megaoperacion i autoriteteve italian enë bashkëpunim me SPKA, është arrestuar në Tiranë më 2020. Braniol Liço (Ago) , 48 vjeç banues në Durrës, ishte dënuar nga gjykata e Apelit në Brescia, në Itali në vitin 2016 me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale "Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve" dhe "Organizatë kriminale".
-
VIDEO
Presidenti Begaj dënon dhunën ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila: Organet të zbardhin ngjarjen, sulmi ndaj fjalës së lirë i papranueshëm
Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila. Begaj i bën thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.
-
VIDEO
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila, Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin: Të tmerruar! Opozita e Avokati i Popullit: Autorët të vihen para drejtësisë
Kanë qenë të shumta edhe sot reagimet, të cilat dënojnë dhunën fizike për shkak të detyrës ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij.
-
VIDEO
Kuvendi përkujton viktimat e Holokaustit! Kryetari i Kuvendit të Izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftimin e anti-semitizmit! Nikolla: Krah hebrenjve
Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të posaçme në nder të viktimave të Holokausit. Seanca nisi në orën 10:00 dhe u hap me fjalën e kryetares Lindita Nikolla, e cila tha se Shqipëria ka pasur një rol të madh në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
-
VIDEO
Përgjimi/ Ja si bosi shqiptar i drogës mëson ‘shpërndarësin’ se si të presë kokainën
Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në lidhje me operacionin që shkatërroi grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, grup që drejtohej nga 3 shqiptarë, është një moment nga përgjimet e autoriteteve italiane. Në përgjime është një pres bosëve të grupit që i mëson shpërndarësit të drogës se si ta ndajë heroinën.
-
VIDEO
Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 'bosa' shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro
Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, në koordinim me EUROJUST kanë arritur të shkatërrojnë rrjetin e bandës së trafikut të drogës, të drejtuar nga 3 shqiptarë. 43 urdhër-arreste në të dyja vendet dhe 5 milionë euro të sekuestruara ka qenë bilanci i operacionit antidrogë të bandave italo-shqiptare në Bergamo.
-
VIDEO
Dalin pamjet e super operacionit që shkatërroi grupit e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhje Italisë! Ka edhe përgjime
Guardia di Finanza ka publikuar pamjet nga super operacioni që arriti në shkatërrimin e një grupi të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë kryer 43 masa paraprake personale dhe një sekuestrim parandalues të pasurive dhe burimeve financiare për mbi 5 milionë euro.
-
VIDEO
U kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, paratë i donte për ndërhyrje kirugjikale! Armët ishin harruar nga familjarët
Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg Fredi Krasniqin, i arrestuar pasi u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak. Në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës Aleksander Ndrejaj deklaroi se klienti i tij është i sëmurë dhe kërkuan zbutje të masës por që nuk u pranua.
-
VIDEO
U kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak, lihet në burg 46-vjeçari: Kanabisi jo për grupet kriminale, lekët i dua për operacion! Armët i kam nga viti 1997
Është caktuar masa "arrest me burg" për Fredi Krasniqin, i cili u arrestua pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Durrës. Gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa ka siguruar dëshminë e 46-vjeçarit gjatë marrjes në pyetje. Mësohet se Krasniqi ka mohuar se armët dhe kanabisin e kultivonte për llogari të grupeve kriminale.