Të moderuarit e PD-së e plani i tyre dhe lojëra me spiunë (26 janar 2023)

27 Janar 2023, 07:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nisma e deputetit Ervin Salianji për mbledhjen e firmave me qëllim shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar demokrat, dështoi që në nisje sepse nuk kishte as mbështetjen e plotë nga ‘grupimi’ i ish kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, Bardhi foli për situatën brenda PD duke mohuar lajmet se kishte pasur rrjedhje nga grupi parlamentar aktual. Sali Berisha ka kërcënuar sot, më shumë se një herë, se Shqipëria nuk do të ketë paqe deri sa Rama të ikë pasi sipas tij “pagoi një ‘vrasës më pagesë’ për të vrarë opozitën shqiptare, pra PD-në. Ish Kryeministri i referohet këtu faktit se sipas tij në akt akuzën për ish zyrtarin e lartë të FBI-së ishte e qartë se si ‘Rama paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD" kur këtë e drejtonte Lulzim Basha. Pra skandali me lobistin Nick Muzin. Por si qëndron e vërteta? Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka treguar sot në ‘Real Story’ në Report Tv se në fakt kjo është absolutisht e pavërtetë. Bollino tregon me dokumente se në akt-akuzën e prokurorisë së Uashington D.C të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se “Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë se lidhur me një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri. Një ditë më parë (pra më 24 nëntor), ai kishte ka marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka për emrin e këtij shtetasi amerikane (pra Nick Muzin)”.