DOKUMENTET/ Bollino: Skandali i lobimeve me paratë ruse nga PD u denoncua në media 3 ditë para se Agron Neza të informonte agjentin e FBI

26 Janar 2023, 22:50 | Përditesimi: 27 Janar 2023, 15:32

Sali Berisha ka akuzuar Ramën se "paguante Charles McGonigal për të hetuar mbi lobimin me para ruse të PD", kur këtë e drejtonte Lulzim Basha, pra skandali me lobistin Nick Muzin! Por si qëndron e vërteta? Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka treguar sot në ‘Real Story’ në Report Tv se në fakt kjo është absolutisht e pavërtetë, dhe se lajmi ishte botuar 3 ditë më herët në media.

r.k./Shqiptarja.com