-
VIDEO
Mandati i Xhaçkës, 'Kushtetuesja' tëhiqet për vendim pas kërkesave të PD për pavlefshmëri të vendimit të Kuvendit! Avokati i ministres: PD jashtë afateve
Gjykata Kushtetuese pritet të gjykojë sot një vendim të Kuvendit të Shqipërisë të konsideruar si të pavlefshëm nga opozita për mandatin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçka.
-
VIDEO
4 ditë i zhdukur në lumin Seman, telefonata e fundit e Likës: Më ka marrë malli për nipin! Dyshimet: 26-vjeçari me shpejtësi, makina zhytur në llucë
Në të katërtën ditë, policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga automjeti që Mateo Lika kishte marrë me qira dhe dyshohet se u aksidentua në urën e Mbrostarit duke rënë në lumin Seman. Report Tv zbulon telefonatën e fundit të 26-vjeçarit me shoqen e tij në Gjermani, të cilës i rrëfeu se do ikte tek motra në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin. Ekspertët dyshojnë se makina mund të ketë qenë me shpejtësi ndërsa makina mund të jetë zhytur në llucën e lumit.
-
VIDEO
Shpërblimi që prishi 15 vite miqësi/ Kovaçi-Qerimaj përfundon në prokurori! Trajneri i peshëngritjes akuza edhe presidentit të federatës, reagon Gjoza
Përplasja për shpërblimin e munguar mes trajnerit të peshëngrtjes Zef Kovaçit dhe sportistit Erkand Qerimaj ka përfunduar në prokurori. Për ‘Report TV’ Kovaçi thotë se sportisti në bashkupunim me federatën i kanë kaluar dikuj tjetër lekët që i takonin, ndërsa në federatë sqarojnë se është ekskluziviteti i sportistit për të zgjedhur trajnerin, të cilit i kalon shpërblimi.
-
VIDEO
Aksidentet rrugore u ulën me 15.3% gjatë 2022, eksperti Qibini: Problem mbetet nata, s'ka ndriçimin e duhur! Për shpejtësinë 130 km/h duhen ndryshime në infrastrukturë
Një raport i INSTAT tregon se aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 u ulën me 15.3%. Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini thotë se infrastruktura rrugore është përmirësuar por mbetet problem ndricimi gjatë natës.
-
VIDEO
Kumbaro: Shqipëria u promovua në artikujt e mediave prestigjioze, rriti turizmin! Së shpejti, bukuritë e vendit tonë do kenë emision të dedikuar në BBC e Netflix
Promovimi i bukurive të Shqipërisë ka qenë një ndër sukseset e vitit 2022, kjo nisur edhe nga shifrat pozitive të turizmit në sezon. Ministrja Kumbaro shprehet se çdo javë, bukuritë e vendit tonë patën mundësi të ekspozoheshin në artikujt e mediave prestigjioze por gjithashtu shumë shpejt, bukuritë e vendit tonë do të kenë një emision të dedikuar të shtunë dhe të diel, në kategorinë 'Botë' në BBC!
-
VIDEO
Lumi i Vjosës, Kumbaro: Do e pastrojmë duke vendosur impiante në 7 bashkitë që derdhen në të! Projekt 80 mln dollarë
Ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro është shprehur se ky vit do vërë në zbatim një projekt të madh për pastrimin e lumit të Vjosës.
"Ne sapo kemi kryer, rikontruktimin e plotë të ministrisë së mjedisit, që ka të bëjë me ekonominë rrethore. Ajo që është interesate është edhe edukimi mjedisor. Në vitin 2023 fillojmë me dy investime të programit IPA. Se ne flasim për pastërti, po se dimë ku shkojnë mbetjet. Qarku Kukës dhe Qarku i Gjirokastrës do të ketë investime. Për lumin e Vjosës kem një plan shumë të madh që e kemi përgatitur gjatë vitit 2022. Pajisja e të gjitha bashkive që derdhen në lumin e Vjosës me impante të trajtimit të ujërave të ndotura, është revolucion sepse janë 7 bashki që do pajisen. S'flasim dot për Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Evropës ndërkohë që sot derdhen 7 bashki në të si mungesë e këtij investimi. Ky investim shkon në 80 milionë dollarë."- tha Kumbaro.
-
VIDEO
Tërmeti në Klos, debate te ‘Ligjet’/ Çupi: Çfarë masash janë marrë? Mara: Janë evakuuar banorët që kanë pasur probleme! MF: Mbi 4 mld buxhet, ndahet sipas rastit
Në komisionin e Ligjeve deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës të prekur nga tërmeti i fundit. Çupi kërkoi që të diskutohet kjo situatë dhe të jepen të dhëna për situatën e tyre, pasi siç tha ajo janë me dhjetëra familje në qiell të hapur.
-
VIDEO
Seanca paraprake për çështjen me inceneratorin e Fierit, Lefter Koka kërkon bashkim të dosjeve me atë të Elbasanit! Avokati: Të hetohet Ahmetaj
Avokati i ish ministrit të mjedisit, Lefter Kokës kërkon që të bashkohen dosjet e çështjeve me Inceneratorët e Fierit dhe Elbasani
-
VIDEO
Çështja e inceneratorëve, avokati i Lefter Kokës: Kërkojmë çështja të rikthehet në hetim, të pyetet Ahmetaj! Po gjykohen viktimat
Saimir Visha, avokati i ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka është shprehur se çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt. Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat. Ai e pati edhe një akuzë për ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosi së cilës iu vodhën 120 mijë euro në banesë nga Rozeta Dobi. Sipas Samir Vishës, paratë e Alda Klosit kanë qenë për ruajtje dhe ato para duhet të kalojnë në favor të shtetit.
-
VIDEO
2 raste dhune në kufi ndaj shqiptarëve nga policët malazezë, Spahia: Asnjë reagim nga pala shqiptare! Mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve që si shërbejnë fqinjësisë
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për rastet e dhunës ndaj shqiptarëve nga policët malazezë në pikën kufitare të Muriqanit duke thënë se shteti shqiptar hesht. Teksa akuzon Edi Ramën se propagandon nismën e ‘Open Balkan’, Spahia thotë se pas dhunës së familjes ndaj zyrtafrit të Partisë ssë Lirisë, rasti është përsëritur.
-
VIDEO
Amnistia fiskale, Denaj: Do të ketë një kohëzgjatje nga 9-12 muaj! Shumat e konsiderueshme që nuk japin burime të sakta kalojnë në sitë
Deputetja e Partisë Socialiste Anila Denaj thotë se po punojnë me ekspertë të huaj e vendas për të hartuar draftin për amnistinë fiskale. Gjatë një interviste për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Denaj u shpreh se amnistia fiskale do të zgjatë 9 ose 12 muaj
-
VIDEO
Elbasan, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin, nuk dihen shkaqet
Një person është gjendur i pajetë në lumin Shkumbin. Kufoma dyshohet se është femër. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.