-
VIDEO
Në prag të Krishtlindjes, të gjithë në Korçë e Pogradec, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan! Në Tiranë super atmosferë, në Vlorë qetësi
Atmosfera e Krishtlindjeve ka pushtuar të gjithë vendin. Sheshi ‘Skënderbej’ ka mbledhur rreth vetes qindra qytetarë, disa duke bërë foto pranë pemës, të tjerët të konsumojnë një pije në shoqëri të mirë, e të tjerë në pritje të koncertit që do të mbahet në qendër.
-
VIDEO
Po kalonte rrugën me nënën, makina përplas të miturën në Sarandë! 8-vjeçarja në gjendje të rëndë
Një 8-vjeçare është përplasur nga makina në lagjen nr.1 në Sarandë. E mitura e identifikuar si A.M., ndodhet në gjendje kritike. Ajo po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment u shkëput dhe u godit nga automjeti.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, në 24 orët e fundit mbi 5 mijë emigrantë janë kthyer në atdhe nga pika e Kapshticës
Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.
Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës kanë hyrë 5772 shtetas ndërsa numër më i vogël është regjistruar në dalje të saj, konkretisht 2462 shtetas.
Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës të shumtë janë qytetarët që po presin në radhë kilometrike.
Sipas qytetarëve kanë më shumë se 2 orë që presin në radhë mes temperaturave të ulëta.
Në të dyja krahët fluksi është shumë i madh por sipas informacioneve nga policia për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë ne vendin tonë pala shqiptare rrit numrin e sporteleve në varësi të situatës. Ajo që bëhet e ditur po nga policia kufitarë është se fluksi më i lartë regjistrohet gjatë paradites.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, fluks në Kakavijë, në 72 orë kthehen në atdhe 15 mijë emigrantë!
Festat e fundvitit kanë kthyer emigrantët në atdhe. Në pikën e Kakavijës ka një fluks të hyrjeve nga Greqia. Report Tv ka mësuar se në 72 orët e fundit, përmes pikës së Kakavijës janë futur 15 mijë emigrantë.
-
VIDEO
Gjendet një trup i pajetë në kanalin e ujërave të zeza në Vlorë, ende i paidentifikuar
VLORË - Një trup i pajetë është gjetur në vendin e njohur si kanali i motorit në Zvërnec. Personi ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç është dërguar në morg.
-
VIDEO
U dhunua nga 2 persona, drejtori i OSHEE në Lezhë: Nuk i njihja! Goditja erdhi për shkak të detyrës! S’tërhiqem nga puna
Drejtori i OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca ka folur për plagosjen nga 2 të rinj duke thënë se ishte hera e parë që i shihte dhe pretendon se gjithçka erdhi për shkak të detyrës. Në një komunikim për media, u shpreh se nuk i kishte ndodhur asnjëherë të përballej me situata kaq ekstreme, por thekson se puna e tij do të vijojë pa pengesa.
-
VIDEO
Mesazhi i arqipeshkvit Massafra për festën e Krishltindjes: Të bëhemi të gjithë bashkë për të krijuar kulturë paqeje
Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka dhënë mesazhin për festën e Krishtlindjes duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen për të krijuar kulturë paqeje.
-
VIDEO
Ministria iu hoqi paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë, invalidi: Kemi tre muaj që se marrim, në prag festash jemi me lot në sy, Rama të na japë zgjidhje
Babai i një prej invalidëve të futur në grevë urie në Elbasan thotë për mediat se kanë tre muaj që u është hequr pakta higjeno-sanitare prej 16 mijë lekësh. Ai tregon se djali i tij është i sëmurë prej 33 vitesh dhe kërkon që kjo pagesë t’iu rikthehet. Ai pati edhe një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, ku i bërë thirrje që t’i japë zgjidhje këtij problemi, pasi kanë mbetur me lot në sy në prag të festave të fundvitit.
-
VIDEO
Dhunuan drejtorin e OSHEE-së në Lezhë, gjykata i lë në burg pa afat 2 autorët! Të rinjtë mohojnë akuzat
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat, dy personat e arrestuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca. Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje për shkak të detyres.
-
VIDEO
Ministria e Shëndetësisë u hoqi 16 mijë lekë në muaj paketën higjieno sanitare, invalidët në Elbasan futen në grevë urie
Ashtu siç paralajmëruan një ditë më parë, invalidët në Elbasan janë futur në grevë urie. Ky veprim i tyre vjen pasi CMAP epror u ka hequr padrejtësisht pagesën prej 16 mijë lek në muaj, pjesë e paketës higjieno-sanitare. Kështu nga 40 mijë lek në muaj që merrte një person me aftësi të kufizuara tani merr 24 mijë lek në muaj.
-
VIDEO
Në vigjilje të Krishtlindjes, Rama ndan dhurata për fëmijët në Pediatrinë e Tiranës
Në prag të vigjiljes së Krishtlindjes, kryeministri Edi Rama ka surprizuar vogëlushët në Pediatrinë e Tiranës. Në një aktivitet të organizuar për Krishtlindjet, Rama u ndau sot dhuratat fëmijëve që po marrin trajtim në pediatri, të cilët padyshim i pritën me padurim.
-
VIDEO
DETAJE nga aksidenti tragjik në Durrës/ 18-vjeçari udhëtonte me Benz luksoz, përplasi punonjësin 50-vjeçar që po pastronte kazanët e plehrave
18-vjeçari Braian Hoxha që përplasi për vdekje 50-vjeçarin në Durrës po drejtonte një automjet luksoz tip ‘Benz’ kur humbi kontrollin në rrugën dytësore Plepa-Kavajë. Viktima po pastronte kazanët e plehrave kur i riu e mori përpara duke i shkaktuar vdekjen.