-
VIDEO
Açka e pyet se pse ka qenë në Amsterdam, i përgjigjet me ironi Rama: Për disa lidhje kriminale që kam pasur në atë kohë
Një debat është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD-së Flutura Açka. Kjo e fundit i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kërkojë falje në lidhje me një ofendim të bërë sipas s’ja prej kreut të qeverisë kundrejt opozitës.
‘Merreni atë karrige ua kam ruajtur. Pse keni shkuar në Amsterdam. Përmendët që nuk ja shpjegonit dot djalit tuaj fjalorin. Do bënit mirë që të shpjegonit kryeministër edhe fjalën që keni përdorur për këtë opozitë këtu. Ju e keni quajtur gojore. Nëse kërkoni falje do të mendoj se vërtetë keni ndryshuar. Sa të jem në parlament do tu kërkoj që të kërkoni faljes. Duhet të dini se ai në fakt është bashkëpunëtori juaj.’- tha Açka.
Përgjigjen e mori sërish nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se mos t’ju shkojë mendja për keq, por ta marrin atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Sa i takon komentit të Açkës për vizitat e Ramës në Amsterdam, kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi, ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.
‘Nuk kam pretendim se kam ndryshuar. Unë kam vetëm një këshillë. Atë mos t’ju shkoj mendja për keq, merreni atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Për shpresat që keni pasur për mua, kur të largoheni nga Parlamenti do i shikoni gjërat më. Pse kam shkuar në Amsterdam? Përgjigja është për disa lidhje kriminale që kam pasur në atë kohë.’- u shpreh Rama.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Flet shoqja e Xhoit: Dashuronte biznesmenin,taksisti e përndiqte! Nëna: Emili di gjithçka
Ekskluzivisht sot në ’Pa Gjurmë’ ka folur nga Kenia shoqja e Xhoit, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda ka zbuluar detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që ka zbuluar detaje edhe mbi të dashurin biznesmen shqiptar të 22-vjeçares. Pavarësisht se do të dëshironte të kundërtën për vajzën që ky fundvit Xhoin nga Kenia ta gjente zgjuar, nëna e saj Ruth nga spitali me trishtim deklaron se e bija është ende në gjendje kome. 22-vjeçarja që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar frymon nga aparaturat e vendosura në gjoks, për afro 4 muaj nga krimi makabër, i cili është i veshur ende me mister. Nëna bën ende apel për ndihmë ndërsa llogaria në GoFundMe vijon të jetë e hapur për të ndihmuar 22-vjeçaren për kurimin e saj jashtë vendit. Xhoice një punonjëse kazinoje u gjet pa ndjenja mëngjesin e 14 gushtit poshtë ballkonit të një residence në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Ngjarja u mbajt e fshehur për afro dy muaj. Puntaën e 8 nëntorit rasti u bë publik për herë të parë në ’Pa Gjurmë’, ndërsa stafi depërtoi fshehurazi në dhomën e pavionit ku e intubuar vijon të jetë e shtruar 22-vjeçarja e masakruar. E reja ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas ajo u gjet në gjendje të rëndë në rrethana të paqarta. 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa mjekët thanë se ajo erdhi me tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtim traumatik të trurit.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Dhërmi, 44-vjeçari dëmtohet nga vinçi! Dërgohet me urgjencë te Trauma
VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në një kantier ndërtimi në Dhërmi, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur.
-
VIDEO
Pr/ligji për dekoratat, Rama: Rrugë për t’u rifutur në sistemin evropian! Ish presidenti dekoroi edhe të vdekurit, s’duhen dhënë më tituj ‘postmortum’
Kryeministri Edi Rama e sheh si një proces mjaft të rëndëishmë për t’u rifutur në shinat e sistemit evropian shpërndarjen e dekoratave. Rama shprehet se në kohën kur ishte Ilir Meta president, u dhanë dekorata edhe për të vdekurit. Kreu i qeverisë u shpreh se sado të nderuar këto figura janë, ky proces është “shterpë” dhe se nuk duhen dhënë më tituj ‘postmortum’.
-
VIDEO
25 vite burg për 'vrasje të kryer në bashkëpunim', Ilir Paja nuk do të ekstradohet! Dënimin do e shlyejë në Shqipëri
Ilir Paja, i dënuar me 25 vite burg nga autoritetet italiane për veprën penale të ‘vrasjes së kryer në bashkëpunim’ do e vuajë në Shqipëri dënimin. Procedura e ekstradimit nuk do të vijojë por do të ekzekutohet vendimi në vendin tonë.
-
VIDEO
Ekskluzive në ‘Pa Gjurmë’, flet nga Kenia mikesha e Xhoit, 22-vjeçares keniane të dhunuar barbarisht: Roli i shoqes së dhomës dhe i dashuri shqiptar, biznesmen i rëndësishëm
Ekskluzivisht sot në ’Pa Gjurmë’ ka folur nga Kenia shoqja e Xhoit, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda ka zbuluar detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që ka zbuluar detaje edhe mbi të dashurin dashuri biznesmen të 22-vjeçares.
-
VIDEO
Zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe anëtarit të GJK, Bardhi: Proces mafioz e korruptiv! PS: Po respektohet ligji
Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza se Kuvendi po manipulon procesin e zgjedhjen së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo sipas tyre, ka ardhur sepse mazhoranca kërkon që të zgjedhë “të preferuarin” e tyre, Ardian Dvorani. Përgjigja erdhi nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila tha se po zbaton ligjin.
Gazment Bardhi: Proces mafioz korruptiv në sallë është akti më i rëndë që i bëhet demokracisë në vend, çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma ku keni lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë, jeni të sigurt që do të dështojë, tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni për procedurën, shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetuese në një proces mafioz është akti më i rëndë që i ka ndodhur parlamentarizmit këto 30 vite.
Enkelejd Alibeaj: Në orën 4 është njoftuar të mblidhet sekretariati dhe është njoftuar të përgatisë dhe fletët e votimit të votimit të fshehtë të kërkuar nga PS. Është bërë kërkesa është depozituar dhe kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur ende procedura e votimit, ua bëj të qartë, është me shkelje ligjore, ia kërkova zonjës kryetare të Komisionit dhe ju vazhdoni se doni të çoni Ardian Dvoranin, e vazhduat me shkelje aty dhe po e vazhdoni në Kuvend, po shkelni çdo procedurë dhe rregullore vetëm me këtë synim, gjurmët janë, provat janë, hiqni dorë, jepni sqarime siç u kërkua nga kolegu.
Ermonela Felaj: M'u drejtohuni me ju
Klotilda Bushka: I quaj të pavenda këto diskutime se po zbatojmë rregulloren e Kuvendit dhe ulni tonin e diskutimit, paragjykimet se askush nuk po bën asgjë në fshehtësi. Në radhë të parë, procedura e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, është votim i fshehtë, një grup deputetësh kanë kërkuar që të bëhet votim i fshehtë, kjo kërkesë duhet të paraqitet para se të fillojë votimi, është paraqitur kjo kërkesë, kam thirrur mbledhjen e Sekretariatit dhe do merret në shqyrtim. Mos e bëni pis pricesin se po zbatojmë ligjin. Kandidatët për KED janë të 3 dinjitoz, i plotësojnë kushtet ligjore, ne nuk e gjykojmë dot,, kurseni fjalët për secilin kandidat se janë njerëz të shquar në fushën e vet dhe fakti që jeni deputet nuk ju jep të drejtën të bëni pis proces. Edhe për Avokatin e popullit ka të njëjtën kërkesë, kolegët kanë dhënë arsyen, se duan votim të fshehtë.
-
VIDEO
Duam të kapim anëtarin e ‘Kushtetueses’? Rama: PS nuk ka vendim të unifikuar se kë do votojmë, çdo socialist është i lirë të votojë kë të dojë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se socialistët nuk kanë një vendim të unifikuar se kujd do i japin votën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por secili deputet i PS ka të drejtën të votojë lirisht.
“Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Është si puna e offshore, ti e di që je offshore, por nuk ta provoj dot, njësoj është edhe kjo, ne nuk kemi asnjë problem që t’ua themi juve në sy atë që kemi vendosur, nuk e kemi fare problem dhe nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të votuar një kandidat tjetër apo jo, do jua thonim në sy, ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vij moment i i votimit do e shpjegoj”, tha Rama.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Avokati i Popullit, deputetët e PD tërheqin firmat për kandidatët e tjerë! Burime: Mbështesim vetëm më të pëlqyerin e grupit parlamentar, Ledio Brahon
Ndërsa dukej se kishte një kompromis të fshehtë mes Partisë Socialiste dhe deputetëve në radhët e opozitës për emrin e Avokatit të Popullit, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë vendosur të tërheqin firmat për të gjithë kandidatët për Avokat Populli, përveç Ledio Brahos, që mes deputetësh demokratë rezultonte më i pëlqyeri.
-
VIDEO
Artistët presin Mitsotakis në Derviçan: Rama e mbajti premtimin! E kemi pasur shok në shkollë, nder për Shqipërinë që është artist
Dy artistë që pritën kryeministrin grek në Derviçan folën për gazetarin e Report Tv, Piro Nase duke thënë se Rama e mbajti premtimin. Njëri e ka patur shok klase dhe shprehet se është nder i madh për Shqipërinë që ka Ramën si artist dhe kryeministër.
“Me gëzim e presim. E prisnim prej kohësh. E prisnim dhe Edin. E takuam. Është miku jonë, kemi mbaruar Artet. Babain e tij e kisha profesor. Premtimin na e mbajti dhe ne e mbajmë. Ishte, është mik dhe ne do të vdesim miq. Kemi qenë kolegë, shokë shkolle dhe Edi na nderon që jemi artistë. Është nder i madh për Shqipërinë që Edi Rama është artist, përveç kryeministër”, tha artisti.
Ndërsa miku që e shoqëronte shprehet se e mban mend edhe vizitën e babait të Mitsotakis rreth 31 vite më parë kur vizitoi vendin tonë dhe ishte një ngjarje e madhe.
“Është kënaqësi se vizita në Derviçan nga 2 kryeministrat është ngjarje e jashtëzakonshme dhe Mitsotakis vjen pas shumë vitesh e viziton vendin tonë. E mbaj mend vizitën e babait të Mitsotakis, ishte ditë e jashtëzakonshme. Shumë njerëz, minoritarë nga Libohova, Lazarati, ishin vitet e vështira që njerëzit ishin të mbyllur dhe ishin ditë te para të hapjes. Ishte eveniment për atë kohë. Unë e mbajka mend shumë mirë çfarë jehone kishte ajo ditë. Kishte kaq shumë njerëz dhe ishte ngjarje e jashtëzakonshme”, tha ai.
-
VIDEO
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Blini këtu dhe ndihmoni një familje të zonës! Krifca: Produkt autokton
Këtë vit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në treg do të shiten 45 mijë shpendë të zonës. Gjatë vizitës në këtë treg, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës e jo vetëm, që ta blejnë gjelin këtu dhe të kontribuojnë për ekonominë lokale, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë fermerët që i përkushtohen rritjes së tyre.
-
VIDEO
Mitsotakis në Himarë: Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit! Pritet nga Rama në Dervican, kryeministri: Ju premtova që do ua sillja
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zbritur me helikopter në Himarë ku pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull. E ka nisur takimin me përfaqësuesit e minoritetit grek në Himarë ku është shprehur se nëse respektohen të drejtat e tyre të plota mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.