-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Durrës/ Rruga dytësore në punime, VIDEO nga garazhi ku përfundoi Benzi luksoz
Dalin pamjet e para pas aksidentit tragjik në Durrës ku humbi jetën 50-vjecari Bardhyl Beqiri teksa ishte duke pastruar kazanët e plehrave kur u përplas nga Benzi luksoz. Aty duket se në rrugën dytësore ku humbi kontrollin e makinës ka ende punime ndërsa garazhi ku përfundoi makina duket se ka pësuar dëme.
-
VIDEO
Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, klientët përfundojnë në det, katër persona janë plagosur
Një restorant në Stamboll të Turqisë është shembur dhe ka rënë në ujë, ku raportohet se janë plagosur katër persona. Personat e plagosur janë shtruar menjëherë në spital dhe po marrin kurimin e nevojshëm.
-
VIDEO
Po merrte ilaçe për dhimbjen e dhëmballës, ndërron jetë 32-vjeçari në Kolonjë
Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Kolonjë. Mësohet se 32-vjeçari, Genti Isaj ka qenë duke u mjekuar për dhimbje dhëmballe. Familjarët pretendojnë se 32-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të qetësuesve që ka qenë duke marrë për dhimbjen e dhëmballës.
-
VIDEO
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit! Radhë kilomterike në hyrje të Shqipërisë! Pala greke në Kakavijë punon vetëm me një sportel
Emigrantët po vijnë në Shqipëri për festat e fundvitit. Që prej pasdites, është shtuar fluksi i automjeteve që vijnë drejt vendit tonë pasi ka radhë kilometrike në pjesën greke të Kakavijës.
-
VIDEO
Kryepeshkopi Anastas uron Krishtlindjet: Të kultivojmë paqe brenda vetes dhe me të tjerët, mburrja dhe krenaria nxitin konflikte
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, kryepeshkopi Anastas bën thirrje që të kultivojmë paqen brenda vetes dhe me të tjerët
-
VIDEO
Ekzekutimi i Edmond Papës në Tiranë e vrasja e dyfishtë në Athinë, shkëmbim informacioni Shqipëri-Greqi! Dyshohet 'larje hesapesh' për drogën
Ekzekutimi me 9 plumba i Edmond Papës në kryeqytet nuk ka ende një autor. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se hetimet për ekzekutimin e Edmond Papës në zonën e Selitës në Tiranë mbrëmjen e 16 dhjetorit vijojnë nga një grup hetuesish.
-
VIDEO
Ministria u merr 16 mijë lekë në muaj, invalidët në Elbasan do u rikthehen grevave të urisë: S’mbijetojmë dot! Punonjësit social u tallën me ne për burokracitë e tyre
Premtime të pa mbajtura dhe “talljet” burokratike, kanë qenë arsyet që i kanë detyruar invalidët e qytetit të Elbasanit t’u rikthehen ditën e nesërme grevave të urisë.
-
VIDEO
Shkatërrohet në Tiranë memoriali i Mit'hat Frashërit, eshtrat e tij erdhën me debate të forta tetorin e 2018-s
Memoriali i Mit’hat Frashërit, një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, është shkatërruar, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Pamjet janë të trishta, ndërkohë që shikohet se busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pllaka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.
-
VIDEO
Ligoraq Karamelo: Në Himarë flitet dhe ruhet gjuha greke, absurde të thuash se nuk ka minoritet grek! Të bëhet censusi i popullsisë me standarte europiane
Ish kreu i Omonias, Ligoraq Karamelo tha se është absurditet të thuhet se në Himarë nuk ka minoritet grek ndërkohë që sipas tij në këtë zonë kishte persona që flisnin dhe ruanin gjuhën dhe traditën greke.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Llogara, Vasil Bollano në gjendje të rëndë shëndetësore, përfundon në spital
Fill pas aksidentit të ndodhur dy ditë më parë, ku humbi jetën në fshatin Llogora 17-vjecari Eljo Hamiti, gjendja shëndetësore e Vasil Bollanos ish kreut të bashkisë së Himarës dhe drejtuesit të mjetit benz që aksidentoi 17-vjecarin është përkeqësuar
-
VIDEO
‘Fluturojnë’ çmimet për gjelin e detit në Fier, ulet fuqia blerëse! Qytetarët: Rritja abuzive! Fermerët: Kemi kosto për bazën ushqimore
Rritja e çmimeve ka bërë që të ulet fuqia blerëse. Report TV kreu vëzhgim në dy tregje të Fierit në prag të festive ku qytetarët ankohen për çmimet abuzive, ndërsa tregtarët për mungesën e fitimit
-
VIDEO
Përplasi për vdekjen 17-vjeçarin, Vasil Bollano me pranga në duar lë spitalin dhe drejtohet gjykatës
Pasi përplasi për vdekje 17-vjeçarin Eljo Hamiti, ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë nga spitali i Vlorës me pranga në duar.
Ai është shoqëruar nga efektivë policie të cilët e kanë çuar në drejtim të gjykatës së Shkallës së parë ku pritet që t’i komunikohet masa e arrestit me burg.