• VIDEO

    Zgjedhjet lokale të 2023, Gjiknuri: 40 bashki i kemi të sigurta! Me kundërshtarët që kemi përballë mund të fitojmë më shumë

    Gjiknuri tha se priste që partia Socialiste të fitonte jo më pak se 40 bashki në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se nuk përjashtohej mundësia që të fitonte edhe më shumë bashki, pasi alternativa përballë PS nuk ngjallte besim tek qytetarët.

    “Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë. Duke parë qeverisjen dhe trashëgiminë lektorale dhe alternativën përballë dalim natyrshëm në këtë përfundim. Edhe ju edhe pse nuk doni ta pranoni këto janë llogaritë elektorale kur nuk ke asnjë alternativë tjetër përballë. Alternativa e besueshme mund të kthente kahje, por këtu kemi të njëjtët njerëz që nuk kanë asnjë bagazh pozitiv të qeverisjes së tyre”-tha Gjiknuri.

  • VIDEO

    Si ka mundësi që ‘kampioni i drejtësisë’ Dvorani mori vetëm 14 vota? Ja si përgjigjet Gjiknuri

    Damian Gjiknuri sekretar i Përgjithshëm i PS-së është pyetur në lidhje me votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Ardian Dvorani një ditë më parë në Kuvend ku mori vetëm 14 vota. Gjiknuri tha se Kuvendi ka ndjekur vijën e propozimeve nga KED.

    ‘Ai është një votim i fshehtë. Ju e dini se Kuvendi ka ndjekur një qasje që kur ka një renditje nga KED e cila mund të përmbyset vetëm me 84 vota ka qenë që mos të bëjmë përpjekje të bëjmë përmbytje të një organi që ka vlerësuar më mirë. Kjo është qasja që zgjodhi PD. Nuk kishim se pse ti hynim një fushatë për të blerë vota. Ndikimet në të mirë të karrierës. Si do ishte e ndershme për të përmbysur, siç u aludua, pasi u bë me qëllim. Të gjitha ato aludime që dolën në media, ishin pikërisht për të goditur figurën e tij. Atë dhe për të lidhur PS-në për të nxjerrë diçka që nuk ekziston. Ishte një proces normal.’- u shpreh Gjiknuri.

  • VIDEO

    Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren

    Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Aldo Baren, ish kreun e bandës famëkeqe të Lushnjës. Ky vendim vjen 10 vite pas vendimit të marrë nga gjykata e Apelit në 2012-tën. Bare bëri rekurs të vendimit me burgim të përjetshëm. Ndërkohë prej vitesh ai vuan dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin.

  • VIDEO

    Pallati në Tiranë do të shembet se prona do t'i kthehet pronarit, banorja: Më thanë urdhëro 5 mln lekë dhe dil! Po ku të fle unë?

    Një pallat në zonën më të populluar të Tiranës, pranë shkollës Petro Nini Luarasi rrezikon shembjen pasi figuron si pronë shtetërore nga një Vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013.

     Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre në media ku thonë se autoritetet i kanë kërkuar të largohen nga banesat pasi do i marrë pronari. Një banore u shpreh se më herët një person i cili ishte prezantuar si pronar i pallatit i kishte thënë se do i jepte një shifër prej 5 mln lekësh në këmbim që të lironte shtëpinë e saj. E moshuara u shpreh se jetojnë në atë godinë që prej vitit 1980 dhe se aktualisht u është komunikuar se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre.

  • VIDEO

    Benet Beci kandidat i PS-së për bashkinë e Shkodrës? Gjiknuri: Do t’i bënte nder, është i përshtatshëm

    Në një konferencë për mediat sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është pyetur në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet e vendore të 14 majit 2023. Konkretisht Gjiknuri u pyet nëse do të jetë Benet Beci kandidat i PS-së për bashkinë e Shkodrës. Sipas Gjiknuri ai do ti bënte nder qytetit dhe se është një kandidaturë e përshtatshme, por nuk konfirmoi nëse do të jetë Beci.

    ‘Kandidat natyrshëm që mund të ketë shumë deputetë që do të donin që të konkurronin si kryetar bashkie, Beneti është një kandidaturë e mirë do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do ti nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë dhe përtej partisë di ti bënte nder Shkodrës dhe mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm. Për të mirën e shkodranëve do të ishte mirë të ishte kandidat.’- tha Gjiknuri.

  • VIDEO

    Ambasadorja Kim urim special për shqiptarët në gjuhën shqipe për festat e fundvitit

    Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit.

  • VIDEO

    Digjen 3 makina gjatë natës në Shkodër! Ishin të parkuara pranë shkollës 9-vjeçare ‘Ndoc Mazi’

    Tre automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës. Ata kanë qenë të parkuara pranë shkollës 9  vjeçare “Ndoc Mazi”

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 22 Dhjetor

  • VIDEO

    Real Story/ Kulluri: Nëse PS blen votat, Dvorani del i palegjitimuar

    Propozimi i emrit të Ardian Dvoranit për anëtar në Gjykatën e Lartë, emri i të cilit pritet të votohet në Kuvend, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita ka deklaruar se do të votojë kundër ndërsa ka hedhur akuza kundrejt mazhorancës se po ‘blen’ deputetë që të votojnë kandidaturën e Ardian Dvoranit

  • VIDEO

    Ndryshimet në draftin e taksimit mbi të ardhurat, Xhihani: Projektligj i mirë, por duhen 2 ndryshime! Çoçoli: Është diskriminues

    Eksperti kontabël, Artan Xhihani ka shpjeguar me detaje në studion e Report Tv ndryshimet se çfarë parashikon projektligji për taksimin mbi të ardhurat. Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Xhihani është shprehur se nga ku ligj preken ato profesione të lira që nuk kanë asnjë shpenzim, përveç mendjes së tyre, përfshirë konsulent, avokat, etj, të cilët duke mos paguar taksat, i bëjnë një dëm shtetit prej gati 30 mld lekë.

  • VIDEO

    Noka në ‘Kontrast’: Rama telefonon kriminelë, gjyqtarë e prokurorë e i kërcënon! Kam prova, le të çojë në Prokurori

    Deputeti demokrat, i rreshtuar krah Sali Berishës, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Noka tha se Rama telefonon kriminelë, gjyqtar dhe prokuror dhe i kërcënon, e për këtë thotë se ka prova, prandaj e sfidon kreun e qeverisë që ta çojë në Prokurori.

  • VIDEO

    Vangjeli: Nëse do kishim një opozitë normale, Rama do ishte ish-kryeministër! SHBA insistoi që SPAK të hetonte inceneratorët

    Që Edi Rama vijon të jetë kryeministër prej 3 mandatesh, analisti Lorenc Vangjeli, bën fajtor opozitën. Në ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli ia ka bërë të qartë Flamur Nokës, se fajtor për këtë qeveri janë po vetë ata, duke thënës e nëse do ishte një opozitë normale, atëherë Rama do i përkiste së shkuarës. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv