-
VIDEO
20 vite në një kafaz në Tiranë, Austria shpëton ariun e murrmë Mark! I fundit ‘i burgosur si atraksion’ në restorantet e Shqipërisë
Për të shpëtuar ariun e murrmë Mark, i cili kaloi dy dekada në një kafaz shumë të vogël, që nuk lejojnte që ai të jetonte si në habitatin e tij natyral, është themeluar shoqata austriake ‘Vier Pfoten’ e cila që nga viti 1988 është përfshirë në ndihmën e kafshëve në situata të vështira. Në fillim të dhjetorit, Marku do të transferohet në qendrën e arinjve të Arbesbach, në Austri
-
VIDEO
Mblidhet Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel, pritet miratimi i Rezolutës! PD amendamente, kërkon masa për të dhënat personale
Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin do të zhvillojë mbledhjen e radhës sot dhe nesër (1 dhe 2 dhjetor) në Bruksel. Report Tv ka siguruar edhe rezolutën e cila pritet të miratohet në fund.
-
VIDEO
Delegacioni gjerman që shoqëron presidentin Steinmeier në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Mundësi të reja bashkëpunimi, sidomos për energjinë e rinovueshme
Delegacioni që shoqëron Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, u prit edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në bisedën me ta, Veliaj tha se veç projekteve të suksesshme që Shqipëria dhe Tirana ka me GIZ-in dhe KFW-në, po shihet mundësia për bashkëpunime në fusha të reja, me impakt në ekonomi, e sidomos ato në energjinë e rinovueshme.
-
VIDEO
Me Najada Elmazin, në teatër fëmijët lundrojnë pa internet. Shfaqja te “Eksperimentali” me mesazhe kundër varësisë nga teknologjia
Vihet në skenën e “Eksperimentalit” për dy net radhazi shfaqja “Të lundrojmë pa internet” me regji të Najada Elmazit. Mesazhe për socializim e kundër varësisë nga teknologjia përçohen përmes etydeve, dialogjeve e një larmishmërie performancash
-
VIDEO
Del FOTO/ Kush është Mari Muka, pronar i 'Muka Oil' në Shijak, që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani! Dyshime për trafiqe narkotikësh
Report Tv ka siguruar foton e Mari Mukës, 42-vjeçarit nga Xhafzotaj i Shijakut që u ekzekutua me dy plumba në Gjermani. Mësohet se viktima rezultoi të jetë pronar i pikës së karburantit 'Muka Oil' në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë
-
VIDEO
Protesta e Berishës më 6 dhjetor/ Gazetari Poli Hoxha: Kërkon vëmendjen e mediave ndërkombëtare! Klosi: Ajo që do të bëjë do jetë në kundërshtim me të gjitha masat
Protesta e 6 dhjetorit që do të mbajë Sali Berisha, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte tema e debatit në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku të ftuar ishin ish-kreu i SHISH Fatos Klosi dhe gazetari Poli Hoxha
-
VIDEO
Fier/ Sekuestrohen 17 thasë me kanabis, në pranga 3 trafikantët! Tentuan ta hidhnin drogën në lumë! Nën hetim dhe 2 të mitur
3 persona janë arrestuar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit, ndërsa 2 të tjerë janë vënë nën hetim pasi tentuan që t’i hidhnin në lumë 17 thasë me peshë 176 kilogramë, të mbushur me kanabis.
-
VIDEO
Vëzhgimi/ Në Frakull të Madhe askush nuk e përmend laboratorin e kokainës, banorët: Viktor Çervanaku ka punuar për fshatin, na ra si bombë
Për fshatin Frakull të Madhe në Fier shumë pak kishin dëgjuar, deri në momentin kur në vilën e Viktor Çervenakut, u zbulua një laborator kokaine dhe u gjetën 430 kg kokainë, e fshehur brenda thasëve me pleh kimik. Një javë pas operacionit të SPAK dhe DEA-s amerikane, porta e hekurit e banesës së ish-krye komunarit, është e mbyllur, ndërsa vila rrethuar me mure të larta
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin! I lënduari dërgohet në spital
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës në rrugës ‘Transballkanike’.
-
VIDEO
'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra
Arrestohet në Spanjë, urdhëruesi dhe truri i operacionit të pengmarrjes së Jan Prengës. Bëhet fjalë për Gentjan Funiqi (Doçi), i cili njihej dhe me 3 emra të tjerë. Arrestimi i tij pritet të hedhë dritë për të gjetur trupin se ku është varrosur Jan Prenga, për të cilin prej 2 vitesh, që nga 17 Janar 2020 nuk ka asnjë gjurmë.
-
VIDEO
Dhunohet drejtori i OSHEE-së në Lezhë
Dhunohet drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Edmir Përndreca.
-
VIDEO
Zbardhet vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët! 25-vjeçari nga Kosova shiti makinën që u përdor për ekzekutim
Vladimir (Valmir) Kola është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët nga Kosova, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi.