-
VIDEO
Protestat në Kinë/ Myrteza nga Pekini: E arritën qëllimin! U zbutën masat anti-COVID! Shqiptarët s'festuan dot 28-29 nëntorin prej karantinës
TIRANË- Protestat në Kinë kundër politikave për koronavirusin duket se e kanë arritur qëllimin e tyre, ndonëse jo në nivelet maksimale. Gazetari Edison Myrteza në një lidhje live në ‘Studio Live’ në Report Tv me Arbër Hitaj, tha se pas këtyre protestave është zbutur karantina dhe janë marrë disa politika më lehtësuese.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Maliq, mjeti përplas dy vëllezërit në mes të rrugës, ndërron jetë një prej tyre! Plagoset edhe tjetri
MALIQ- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Maliq të Korçës pranë fshatit Drithas.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Ekskluzive/Flet xhaxhai i Ervis Martinajt: Nipin e vranë,kufomën na e kanë fshehur
Dy të humbur dhe një i vrarë, sot në ’Pa Gjurmë’ misteri i zhdukjes së dibranit Ulvi Skana, mik i ’të fortëve’. Ushtar i Ervis Martinajt, zhdukur dy muaj më pas dhe lidhja shoqërore me Can Karriqin, i vrarë në dhjetor të vitit 2021.Kur kanë kaluar 6 muaj e gjysmë nga zhdukja e tij, nëna e Ulvi Skanës, Thëllëza i ka humbur shpresat se ai mund të jetë gjallë. Nga pista e rrëmbimit, ajo thotë se fakti që nuk ka asnjë gjurmë të re nga djali, e bën të mendojë se ai është vrarë.Në një rrëfim në ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume, Thëllëza thotë se kërkon nga policia vetëm ta gjejë “të gjallë ose të vdekur”. Edhe pse shpresat i ka humbur, e ka të vështirë të besoj se pse ai duhet vrarë, pasi si çdo nënë, edhe për të , djali është krejtësisht i pafajshëm. Lidhjet me Ervis Martinajn, edhe ky i zhdukur, thotë se nuk janë të vërteta. I vetmi “faj” thotë se ka qenë shok me Can Karriqin që e kishte fqinj.“Si ka mundësi që të humbasë në atë farë feje. Djali nuk ka pas lidhje me grupet kriminale, jam 100% e sigurt, na e kanë njollosur edhe emrin, ai nuk është vrasës, vjedhë jo.Ai kishte 3 ditë pasi kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet, dhe rrinte si i urtë. Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë, nuk gjeti punë dhe erdhi,. Ka qenë dhe në Gjermani, kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh, nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë, ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte, nuk ka pas lekë. Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë, përderisa nuk më jepet asnjë pistë. Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë, nuk e di. Policia na thotë vetëm bëjmë hetimoret tona, po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë ja vdekur, e kam të pafajshëm. Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, po unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë, me Can Karriqin, e kemi pasur fqinj”, tregon e ëma.Prej datës 17 maj, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Dyshohet se Skana ka qenë mik i ngushtë i Can Karriqit i vrarë në 23 dhjetor 2021 dhe kjo është një nga pistat e ti kryesore ku po hetohet, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë të re. Can Kariçi u ekzekutua në Kodër Kamëz më 23 dhjetor 2021, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë. E kaluara e tij është edhe pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 30-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir, pasi Kariçi ka qenë mik i Mihasit.
-
VIDEO
Debati në ‘Studio Live’/ Shabani: Të ndryshohen emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, jo partizanë! Muça: PR politik për vota
TIRANË- Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani tha se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.
-
VIDEO
Debati për të ndryshuar emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, Çupi: Je kokrra enveristit! Përgjigjet Shabani: Çfarë ke pështyrë, e ke lëpirë
Propozimi i Nismës ‘Thurrje’ për të ndryshuar emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar ka sjellë debat mes Endri Shabanit dhe Frrok Çupit në ‘Studio Live’.
Çupi: Nuk do të doja ta komentoja se është një iniciativë që dëshmon boshllëk. Njeriu kur nuk ka çfarë bën, luan me derën, thotë populli. Emrat e rrugëve në kryeqytet janë vendosur si janë vendosur. Nëse do të shkojmë të kërkojmë rrënjët apo biografinë e njerëzve, kjo do ishte një marrëzi që askush nuk e mban mbi vete. Ata që ishin janë vendosur në një kohë të caktuar. Tani çfarë do të bëjmë? Nëse është vendosur një emër partizani do të thotë se është vendosur nga partizanë e çlirimtare. Këta janë enveristë. Enveri merrte vesh që kishte thashetheme në kafe e mbyllte kafenetë. Kjo është të fusësh duart në histori. Më duket lajthitje.
Shabani: Kur nuk di çfarë të flasë, flet kot për çerek ore. Më quan mua enverist…
Çupi: Ti je kokrra enveristit. Je një copë njeriu që do të bësh vetëm polemika. Kërkon të krijosh konflikte. Ty të ka zënë marrëzia dhe del e flet marrëzira.
Shabani: Ke që në ’90 që flet. Ke kaluar sa këtej e andej.
Çupi: Fjala ime ka peshë, s’është e marrë si e jotja.
Shabani: S’mund të më thuash enverist kur unë as nuk kisha lind në kohën e tij.
Çupi: Unë kam kontribuar në këtë vend dhe më dëgjohet fjala. Ju keni një pasion për të thënë marrëzira. Doni ta vini këtë popull sërish në konflikt.
Shabani: Më tregon mua që është turp që dal në televizor. Çdo gjë që ke pështyrë e ke lëpirë sërish, aman të japësh moral ti.
-
VIDEO
Balla në Hagë, takon Thaçin dhe Veselin: Ndodhen të arrestuar sikur kryen masakrat në Kosovë! Akuzat e paqena bazohen në një raport dhe rezolutë 'turpi'
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte në Hagë ku qëndroi për 7 orë dhe takoi Hashim Thaçin me Kadri Veselin. Me anë të një postimi në Facebook thotë se janë krenarë për UCK dhe shton se komandantët po mbahen të arrestuar sikur kryen masakra.
-
VIDEO
Xhubleta shqiptare, tashmë pasuri e gjithë njerëzimit, UNESCO e merr në mbrojtje bashkë me dijebërjen e saj! Margariti: Vendim unanim, copëz Shqipërie për botën
Dosja e xhubletës pranohet në UNESCO. Këtë e bëri me dije Ministrja e Kulturës Elva Margariti që e cilëson lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.
-
VIDEO
Itali/ Tragjedia në Ischia, ekipet e emergjencës në ‘luftë’ më kohën! Prokuroria heton autoritetet lokale për neglizhencë! Shpallet gjendja e emergjencës për 1 vit
Në ishullin Ischia në Itali qeveria shpalli gjendjen e emergjencës për 1 vit, ndërsa prokuroria po heton autoritetet lokale për neglizhencë, pasi kishin marrë njoftim që në 22 nëntor për evakuimin e banorëve për shkak të rrezikut nga moti i keq.
-
VIDEO
110-vjetori i pavarsisë/ Kujtohen tre firmëtarët e pavarësisë nga qyteti i Beratit, kërkohet një varr për Bab Dudë Karabunarën
Tre firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë, Bab Dudë Karbunara, Iljaz Vrioni dhe Dhimitër Tutulani u përkujtuan në Berat me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Studiues dhe historinë nxorën në pah dhe problematikat, siç është mungesa e një varri për Bab Dudë Karbunarën. Po kështu dhe mungesa e një muzeu historik në Kala.
-
VIDEO
Përkujtohet 78-vjetori i Çlirimit në Lushnjë, kryetarja e bashkisë: Të respektojmë të rënët në luftë
Bashkia e Lushnjës ka përkujtuar 78- vjetorin e Çlirimit te vendit duke bërë homazhe e vendosur kurora me lule në varrezat e Dëshmoreve. Të pranishëm kanë qenë deputetet e qytetit Lindita Buxheli, Tatjana Pirro dhe Bujar Sharka. Ndërsa kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa u shpreh se e ka për detyrë të respektojë të rënët e luftës dhe t’ia transmetoje atë brezave.
-
VIDEO
Eliminimi i Arjan Spahiut, Belgjika zbardh ngjarjen! Burime për Report Tv nga prokuroria Elbasan: Franc Çopja ishte porositësi, ekzekutorët Florenc Meçe e Elvis Murati
Autoritetet belge kanë zbardhur vrasjen e Arjan Spahiut, i vrarë një vit më parë si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale në Elbasan. Belgët kanë kërkuar informacion në vendin tonë për tre të dyshuarit me në krye Franc Çopjan që ndodhet në Dubai, armik me Erion Alibej që viktima në Belgjikë kishte lidhje krushqie.
-
VIDEO
Festat e nëntorit, të gjithë drejt Korçës! Menaxherja e hoteleve për Report Tv: Prenotimet kaluan pritshmëritë, përgatitemi për fundvitin
KORÇË- Korça është destinacioni i preferuar për turistët vendas, sidomos në sezonin e dimrit, ku magjia e dëborës të fton për të kaluar disa ditë pushime. Edhe për festat e nëntorit, Korça ishte ndër vendet më të preferuarat, ku turistët kanë zgjedhur të kalojën rreth katër ditë pushime larg monotonisë.