-
VIDEO
78-vjetori i Çlirimit, në varrezat e Dëshmorëve në Vlorë vendosen kurora me lule
Drejtues të pushtetit vendor në Vlorë dhe deputetë të PS kanë vendosur kurora me lule pranë lapidarit duke nderuar të rënët në LANÇ ndërsa të pranishëm edhe veteranë apo edhe përfaqësues të PS-së.
-
VIDEO
Dita e Çlirimit festohet edhe në Fier, vendosen kurora me lule në obeliskun e Dëshmorëve
Festa e Çlirimit është festuar edhe në qytetin e Fierit. Në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e Dëshmorëve janë kryer homazhe dhe autoritetet më të larta vendore ku kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar Dëshmorëve të Fierit.
-
VIDEO
78-vjetori i çlirimit, zhvillohen në Berat homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve
78-vjetori i çlirimit të vendit u festua sot edhe në Berat, ashtu si në të gjithë vendin. Përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të luftës, familjarët të dëshmorëve e qytetarë të shumtë i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Varrezave të Dëshmorëve të qytetit. Ata kanë vendosur kurora e buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Atdheut dhe më pas kanë përshkruar në këmbë varret ku prehen të rinjtë beratas, që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
-
VIDEO
Festa e Çlirimit, paradë me kuaj e makina në Lezhë! Mesazh për qeverinë: Ndaloni largimin e të rinjve dhe shpopullimin e vendit
Lezha ka përkujtuar 78-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në nderim të kësaj dite veteran të Luftës, pasardhës të familjeve të dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe pranë varrezave të dëshmoreve.
-
VIDEO
Konflikti me armë mes demokratëve të Berishës në Kurbin, arrestohet 35-vjeçari! Kërkoi të shtonte në lista votues për primaret, nënkryetari kundërshtoi
Kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e primareve me 4 dhjetor është bërë shkak i konfliktit i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin.
-
VIDEO
Kishin përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit në Shkodër, dy në pranga! Shpallet në kërkim pronari i lokalit
2 persona kanë rënë në pranga të policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim për organizmin e lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali të paregjistruar në organet tatimore
-
VIDEO
Shkodër/ Vendosja e yllit dhe nderim me grusht në 78 vjetorin e çlirimit të vendit, bashkia bojkoton ceremoninë
Në 78 vjetorin e clirimit në Shkodër rishfaqen simbolet e partisë komuniste. Thuajse është kthyer në traditë që Gjon Bruci sekretar i partisë Komuniste të Shqiperise, vendosja e yllit dhe nderimi me grusht.
-
VIDEO
Dita e Çlirimit, ithtarët e diktatorit Enver Hoxhës kryejnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët ndaj diktatorit Enver Hoxha kanë marrë pjesë në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafe dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ato kanë kryer homazhe.
-
VIDEO
Në kërkim për atentatin ndaj dy vëllezërve Doçi në Shkodër, arrestohet 30 vjeçari në Tiranë
30-vjeçari, Besmir Përkola ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy shtetasve, në mars 2021, në Shkodër. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar.
-
VIDEO
Merr flakë banesa e 68-vjeçarit në Lushnjë, dëmtohet pronari! Shkrumbohet apartamenti
Apartamenti i katit të parë të një prej pallateve parafabrikat ka marrë flakë në qytetin e Lushnjës mbrëmjen e kësaj të hëne.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga një shejtan me brirë te "kandidatët e Alibeajt" si kundërpërgjigje e "primareve të opozitës" e deri tek Brazili perfekt Portugalia feston me Ronaldon.
-
VIDEO
430 kg kokainë në pleh kimik e jo në banane, Beci: Në treg ka hyrë një grup i ri, bandat shqiptare në Amerikën Latine janë fuqizuar ! Bregu: S’është kapur ‘bosi’ i vërtetë
Ardhja e një sasie të madhe kokaine prej 430 kg në Fier të fshehur me thasë kimik e jo më me anë të kontejnerëve me banane, për ish-prokurorin Eugen Beci është tregues se një organizatë e re kriminale ka hyrë në treg.