-
VIDEO
Aksident në Tale të Lezhës, plagoset një person, kishte vështirësi në dëgjim e të folur! Drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja
Një aksident është raportuar pak minuta më parë në zonën e Tales në Lezhë ku ka mbetur i plagosur një person.
-
VIDEO
Vjosa, Park Kombëtar, zhvillohet dëgjesë publike në Gjirokastër! Koordinatorja: Qeveria vendos në shkurt 2023
Lumi i vetëm i egër në Europë, Vjosa pritet të shpallet Park Kombëtar në shkurt të vitit 2023. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Agjencisë së Planifikimit, Adelina Greca gjatë një dëgjesë publike në Gjirokastër.
-
VIDEO
Fusha e Torovicës kthehet në ‘liqen’, 400 ha akoma nën ujë! Banori: Në këtë gjendje, e pamundur të mbjellim
Edhe pse reshjet kanë pushuar, 400 hektar tokë bujqësore në Torovicë vazhdojnë të jenë nën ujë, duke penalizuar kështu jetën e banorëve
-
VIDEO
Aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec, 2 mjete të përfshira! Vetëm dëme materiale
Një aksident rrugor ka ndodhur ka pasditen e sotme në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Gështenjas, ku 2 mjete janë përfshirë në një përplasje, dhe për pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, kryejnë ‘homazhe’ për degët e mbyllura në universitete: 71.6% e programeve prioritare në rrezik
Qëndresa Qytetare organizoi sot një protest homazh përpara Ministrisë së Arsimit dhe sportit për të ironizuar mbylljen e degëve të studimit në universitetet publike të vendit.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më shumë nga sa pagoi buxheti i shtetit! Punimet në përputhje me kontratën
Bien poshtë akuzat dhe shfryhet flluska e opozitës? Zbulohet akti i ekspertimit të ekspertes së caktuar nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, ku tregohet se përputhet preventivi i kontratës se bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit me situacionin përfundimtar të punimeve.
-
VIDEO
Përplasja me armë në Laç, nënkryetari i Rithemelimit të Berishës i dënuar për vjedhje në Itali! Vite më parë qëlloi me shpullë një polic
Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e 28 nëntorit në Laç, ku u qëllua me armë zjarri nga anëtarët e Partisë Demokratike të Rithemelimit të këtij qyteti. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se nënkryetari i degës së Rithemelimit Kastriot Marku, pjesë e konfliktit me armë, rezulton i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka vuajtur dënim me 5 vite burg
-
VIDEO
Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, kryejnë ‘homazhe’ për degët e mbyllura në universitete: 71.6% e programeve prioritare në rrezik
Mbyllja e disa degëve në universitete të ndryshme të vendit, ka ngritur një grup studentësh në protestë para Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë kryer në mënyrë simbolike homazhe para këtij institucioni. Ato bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit, pasi sipas tyre problematikat e përmendura prej tyre po shpërfillen. Sipas përfaqësuesve nga Qëndresa Qytetare mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë që të mbyllen.
-
VIDEO
Sherri për pronën në Kavajë, xhaxhai kërcënon nipin se do ta vrasë! I gjendet armë në banesë
Përplasja për motive pronësie në Kavajë ka çuar në pranga një 57-vjeçar
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit/ Muça: Berishës i ikën mendja kur ka qetësi! Për shpirt i vë flakën por s’ja mban
Gazetari Flogert Muça ka debatuar me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Bislim Ahmetaj në studion e ‘Repolitix’ për protestën e 6 dhjetorit.
Flogert Muça: Duhet të ulni kokën për 21 janarin. Për vrasjet që keni bërë duhet të ulni kokën dhe të kërkoni ndjesë.
Bislim Ahmetaj: Duhet të ulë kokën Edi Rama.
Flogert Muça: Vrasësit nuk i falet asgjë.
Bislim Ahmetaj: Ne jemi parti e votës së lirë jo e plumbave.
Flogert Muça: S’jua mban se për shpirt i vini flakën. Saliut i ikën mendja kur ka qetësi. Jam kundër çdo njeriu që qëllon.
-
VIDEO
6 dhjetori i Berishës/ Ahmetaj: Do qëndrojmë me duar në xhepa për 4 orë! Karaj: Policia të marrë parasysh më të keqen! Muça dhe Beqiri: Rama s'dëmtohet nga 2 pleshta
Më 6 dhjetor, kur liderët e Bashkimit Europian do të mbërrijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, ku do t’i bashkohet dhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga, anëtari i Këshillit Kombëtar PD Bislim Ahmetaj u shpreh se bëhet manifestim paqësor për t’i treguar Europës se e refuzojnë këtë qeveri.
-
VIDEO
Ithtarët e Enver Hoxhës/ Ahmetaj: Janë marionetë, s’duhen lejuar!
Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha shkuan për homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafë dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ata kryen homazhe.