-
VIDEO
Protesta në Divjakë/ Banorët: Sjellja policisë skandaloze! Mos t'i gënjejë mendja se do ta vendosin traun
Banorët e Divjakës thanë për Report Tv se nuk do tërhiqen nga kërkesa e tyre për të hequr traun në Parkun Kombëtar të Divjakës.
‘Sjellja që bën policia është skandaloze. Populli duhet të rrijë këtu. Do të ngulemi këtu dhe nuk do të lëvizim. Mos ta gënjejë mendja se do të vendosin këtë tra.’- u shpreh një banor.
‘Është Divjaka jonë. Është vjedhje e hapur kjo që po bëjnë.’- tha një tjetër.
‘Ne duam të drejtat tona. Por policët paguhen nga taksat tona, duam të drejtat tonë ja të vihet kjo këtu. Ne do ta mbrojmë deri në fund.’- u shpreh një banor.
-
VIDEO
Protesta në Divjakë, deputetja e PD-së: Ministrja kërkon ta kthejë në plazh privat! S’do ta lejojmë këtë arbitraritet
Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori, e cila ishte sot në mbështetje të banorëve të Divjakës të cilët po protestojnë kundër vendosjes së traut për të hyrë në park, u shpreh për Report Tv, se ministria po tenton ta kthejë plazhin në një plazh privat. Sipas Dhorit, ministrja e Turizmit po tenton që të zbukurojë këtë akt të shëmtuar. Dhori tha se banorët nuk do ta lejojnë këtë arbitraritet të tillë.
‘Jemi para faktit që kërkohet të gllabërohet një pasuri kombëtare. Me anë të këtij akti plazhi kthehet në një plazh privat. Bllokohet parku Kombëtar. Me çfarë të drejte e gjen arrogancën dhe arbitraritetin që të aneksoje pasurinë e parkut kombëtar. Në nuk do të lejojmë një arbitraritet të tillë. Dje Mirela nuk ishte prezentë në sallë. Por është një nivel shumë i ulët i përfaqësimit të Turizmit në vend. Kërkon që të zbukurojë këtë akt të shëmtuar. Është akti më arbitrar. Është një akt që nuk do të lejohet. T’i shkohet deri në fund.’- u shpreh Dhori.
-
VIDEO
Tensione mes policisë dhe protestuesve në Divjakë, thyhen me gurë xhamat e kabinës
Është tensionuar situata nga protesta e banorëve në Divjakës. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë dhe kanë thyer xhamat e kabinës që pritet të vendoste për të vjelur taksat nga biletat që do të paguhen.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor, debat për parkimet private! Gështenja: S’mund t'i lihet vetëm privatit! Pëllumbi: E caktojnë bashkitë
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese po diskuton ndryshimet në Kodin Rrugor. Edhe pse ka një dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për amendimet ligjore, në diskutimin nen për nen palët kanë debatuar për ndarjen e parkimeve mes privatit e publikut.
-
VIDEO
Protesta në Divjakë, kryetari i PD-së Lushnjë: Qëllimi të heqim traun, s’i kuptoj pse janë shtuar forcat e policisë
Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Lushnjës, Eduart Sharka, në një prononcim për mediat tha se qëllimi kryesor i tyre është që të largojë traun në hyrje të Parkut të Divjakës.
‘Ne jemi në një marshim protestë. Qëllimi është të largojmë atë tra, pasi është i paligjshëm. Policia ka ardhur dhe mbron një objekt të rëndësisë së veçante, pasi duhet të vijë që të mbrojë qytetarët. E kanë ruajtur qytetarët. Kanë shuar zjarrin më fshesa. Ne do jemi të parët për të mbrojtur të drejtat qytetarëve.’- u shpreh Sharka.
-
VIDEO
Frrok Çupi në Report Tv: Demokratët të ndahen nga Berishizmi! Qeverisjet e PD kanë qenë një e keqe e këtij vendi
Për analistin Frrok Çupi ndarja e Partisë Demokratike është një gjë e demosdoshme, pasi sipas tij duhet të ndahen nga ‘berishizmi’ dhe Berisha. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, analisti Çupi theksoi se Sali Berisha tashme ndodhet në hapat e fundit të veprimeve të tij, ndërsa e cilësoi atë si të paligjshëm.
-
VIDEO
Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, banorët marshim-protestë!
DIVJAKË- Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, po protestojnë sërish sot kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Sot banorët do të zhvillojnë në marshim-protestë në drejtim të parkut ku dhe është vendosur trau.
-
VIDEO
Mandati i Xhaçkës, Rithemelimi dhe PD çojnë dy kërkesa në Kushtetuese, kundërshtojnë vendimin e Kuvendit: Akt i rëndë dhe anti-kushtetues
Në një seancë maratonë të zhvilluar një ditë më parë në Kuvend, deputetët socialistë votuan raportin e mazhorancës të bërë në Këshillin e Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë që kundërshtonte heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
-
VIDEO
Salianji e çon abetaren në Kuvend dhe ja jep Çuçit: Të mësojë gëmrat Ardi Veliu, si i jepet vettingu i policisë atij që tentoi të manipulonte vdekjen e Lear Kurtit
Pas Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Saliani ka çuar në Kuvend abetaren dhe ia ka dhënë atë ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit për t’ia dhënë kreut të AMP-së Ardi Veliut.
Teksa po diskutohej për ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së, Salianji tha se nuk mudn t’i jepet vettingu i policisë një persona analfabet që ka tentuar të manipulojë vdekjen e Lear Kurtit dhe atë atë Klodian Rashës.
-
VIDEO
Zhurma për Portin e Durrësit,situata në PD dhe rrëfimi i rrallë i Mero Bazes
Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri. ‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve.
-
VIDEO
‘Republika e parë’, rrëfimi i Mero Bazes në ‘Real Story’: Ja si ishte Ibrahim Rugova
‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve.
-
VIDEO
Protesta e Berishës/ Kulluri: Nuk prodhoi asgjë! Minzhozi: Qeveria nuk rrëzohet me manifestime! Çupi: Berisha po bën lëvizjet e fundit
Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri.