• VIDEO

    Spaho: Damian Gjiknuri është ç’i sheh syri, ia vjedh dora

    Në Kuvend ka pasur një përplasje mes Edmond Spahos dhe Damian Gjiknurit. Spaho i është përgjigjur duke e akuzuar ashpër, teksa ka risjellë në vëmendje edhe Vangjush Dakon ‘Non Grata’.

    “Çudira me projekt është ky i Durrësit që nisi si projekt i madh dhe përfundoi në 12 mijë apartamente për ti shitur. Sa i përket ‘Non Gratës’, ka nisur Vangjush Non Grata duke i shitur, madje dhe demokrateve me 25%. Damiani njeh mirë spiunllëqet dhe vjedhjen e votave, Damiani është ç’i sheh syri, ia vjedh dora”, tha Spaho.

    •  
  • VIDEO

    Hetimet e SPAK për inceneratorët, zbulohen e-mailet në kompjuterin e Alqi Bllakos! Komunikonte vazhdimisht me Mirel Mërtirin

    Një ditë pasi prokuroria e posaçme lëshoi 11 urdhër arreste për inceneratorin e Fierit, SPAK ka nxjerrë në dritë prova të reja, ku protagonist janë ish deputeti Alqi Bllako dhe dy biznesmenë, të cilësuar ndryshe si ‘kokat’ e inceneratorëve

  • VIDEO

    Nga “Motra Tone” e “Skënderbeu” në vitet 2000, portretet në 120 vite histori të pikturës shqiptare, Hado: I krahasoj me vepra botërore, janë të veçanta!

    Abaz Hado sjell “Portretin” në 120 vite histori të pikturës shqiptare, duke e krahasuar me veprat botërore. Nga “Motra Tone” e Skënderbeu, tek portretet e realizmit socialist dhe vitet 2000, autori  mbërrin tek uniciteti i portreteve shqiptare

  • VIDEO

    Porti i Durrësit/ Gogu: Ti e do vezën sot, por përftimet nga investimet duan kohë! Boçi: Wau botërore, e zbulove që pula e bën vezën

    Projekti i Portit të Durrësit ka ‘përplasur’ në Report Tv deputetin socialist Toni Gogun me atë demokrat Luçianon Boçi. Gogu tha se përfitimet nga ky investim duan kohë, duke ironizuar Boçin që i kërkon në moment frytet e këtij projekti.

    Gogu: Këta kanë problem të madh me imagjinatën. Protestonin me protestë për kënd lojërash. Ai duket qartë që thotë dua vezën sot. Nuk e kupton që është pula që bën vezën.

    Boçi: Ka thënë Gogu që pula bën vezën. Bëjeni lajm. Fute te lajmi që sipas toni Gogut pula bën vezë. Pse pula bën vezë. Wau. Kjo që the ti është botërore. Është jetike. Është filozofike.

    Gogu: Ti se kupton që Shqipëria hy në....

    Boçi: Me atë vezën e ke qa fare.

    Gogu: Patjetër ti do vezën sot. S’po kupton investimin. Ta them prapë unë.

    Boçi: Po flet e veten se s’po të dëgjoj. Nëse do të bësh monolog moderoje.

  • VIDEO

    Çelet edicioni i 12 i festivali folklorik në Lezhë! Ndreu: Zakone që duhet t’i transmetojmë te brezat

    Festivali Folklorik Tipologjik i Rapsodëve dhe Instrumentistëve çeli edicionin e 12-të popullor, ku 17 grupe artistike ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u ngjitën në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, në Lezhë.

  • VIDEO

    Porti i Durrësit, rruga Qukës-Qafë Pllocë, Salianji: S’bëhen kot para zgjedhjeve, qëllim për të përqendruar pushtetin në duar e 5 personave

    Ndërtimi i Portit të Durrësit, rruga e Arbrit, ndërtimet në Bërxullë, rruga Qukës-Qafë, për deputetin e PD-së, Ervin Salianji janë afera korruptive për të përqendruar pushtetin në duart e 5 personave.

    “Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Socialiste që tani po kthehen në miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Shikoni si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për një projekt 1.3 miliardë euro që po u merr shtëpitë. Shikoni qa po bëhet me rrugët. Do t;i zhvasni shqiptarët miliarda euro për t’ua dhënë oligarkëve. Rruga e Arbrit, 20 milion euro të tjera i jepni koncensionarit. Të njëjtën gjë po bëni me rrugë Qukës-Qafë Pllocë. Këtë e bëni para fushatës elektorale. Shikoni ça bëhet me Portin e Durrësit, ia vodhët detin qytetarëve për të pastruara paratë tuaja në këtë projekt. Fitoni me portin e Durrësit dhe e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano afër oligarkëve. Këto janë operacione mafioze për të përqendruar të gjithë në duart e 5 njerëzve. Kushdo që ju del kundër mendoni se është armik, mendoni se keni prekur qiellin me dorë. Ashtui si në Divjakë do të ju hedhin shqiptarët në koshin e plehrave. Me emër do t’i them. A është ok koha se më duket mbaroi shpejt. Prandaj rriten taksat, rritet energjia, jo vetëm si një mënyrë për të vjelë para por dhe si një mënyrë për të largua shqiptarët. Vendosni injorantët në drejtim të institucione, kjo e bën të pamundur jetësen për qytetarët që investojnë në shkollim dhe bëjnë punë të ndershme", u shpreh Salianji.

  • VIDEO

    U bllokua në rrjedhën e shtratit të lumit ‘Kir’, FNSH operacion për shpëtimin e qytetarit në Shkodër

    Një banor ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e shtratit të lumit ‘Kir’ në qytetin e Shkodrës. Duke iu përgjigjur thirrjeve të tij për ndihmë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur nxjerrjen e tij nga shtrati i lumit.

  • VIDEO

    870 kg kanabis në serat e Dronovicës, 57 efektivë dhe drejtues të lartë të policisë Berat nën hetim! Dosja pritet të kalojë në SPAK

    Dyshohet se droga nuk ishte mbjellë në sera, por në malet e Skraparit dhe në serat e Kutallisë kishte mbërritur për paketim dhe amballazhim. Sipas hetimeve kemi të bëjmë me një rrjet të strukturuar dhe mirëorganizuar kriminal dhe çështja pritet të kalojë për hetim në SPAK

  • VIDEO

    Braçe: Policia ende asnjë informacion për dhunimin e gazetarit Adriatik Doçi, të bëhet drejtësi

    Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për dhunimin e gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçit. Katër ditë pas dhunimit të gazetarit Doçi pranë banesës së tij ende nuk ka asnjë gjumë nga autori, ndërsa deputeti socialist i bën thirrje Policisë së Shtetit që të zbardhë ngjarjen.

  • VIDEO

    11 urdhër arrestet për inceneratorin e Fierit, Berisha-qeverisë: Janë ushtarë të mjerë të Ramës, SKAP-i juaj i lajmëroi të ikin

    a i përket urdhër arresteve që SPAK lëshoi ditën e djeshme për inceneratorin e Fierit, Berisha tha se pjesa më e madhe të akuzuarve ishin lajmëruar që të largoheshin nga vendi ku ndodheshin.

    Ndërsa theksoi se në rastin kur një kryeministër firmoste për t’i dhënë projektin një kompanie pa eksperiencë, kjo do të thoshte se kompania ishte e vetë kryeministrit.

    “Dje SKAP-i juaj lëshoi urdhër arreste, sepse shumicën e kishin lajmëruar të iknin për njerëz të cilët nuk janë gjë tjetër veçse ushtarë të mjerë të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lefter Kokës. Kur një kryeministër firmos për t’i dhënë projektin një kompanie pa eksperiencë ai e bën këtë vetëm atëherë kur sipërmarrja është e tij se nuk mund ta bëjë kurrë as për vëllain e tij. Kur një kryeministër firmos për t’i dhënë 8% bonus një kompanie, të cilës kjo që drejton sot seancën ka një meritë ku i shkroi Ramës, "kryeministër se Integrated Energy nuk ekziston”- u shpreh Berisha.

  • VIDEO

    Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dështon seanca e pare në gjykatën e Elbasanit për Arbër Paplekajn

    Seanca e parë gjyqësore kundër Arbër Paplekajt dështoi në gjykatën e Elbasanit, pasi nuk ishte njoftuar për të marrë pjesë një prej personave të dëmtuar në përplasjen e armatosur. Për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 2021-shit nën akuzë është ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte bërë pjesë e strukturës së paligjshme të PD-së për mbrojtjen e votës

  • VIDEO

    6 herë kokainë në kontejnerët me banane, Gjykata e Lartë lë në burg pronarin e Alba Exotic Fruit, Eduart Dautin

    Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri të pronarit të kompanisë së bananeve mes të cilave u zbulua drogë në tetor të vitit 2021 në Portin e Durrësit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv