• VIDEO

    "Kisha e Shën Sotirit’ në Korçë, sërish pre e vjedhjes

    KORÇË- Mëngjesin e kësaj të marte është vjedhur konizma e kishës së ‘Shën Sotirit’ e cila ndodhet në bulevardin “Republika” në qytet.

  • VIDEO

    Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, flet babai i Orges Xhelili: Se dinim se kishte probleme deri në këtë pikë! E hoqi pa të drejtë nga puna

    DIVJAKË- ‘Ne nuk e dinim se kishte probleme deri në këtë pikë’. Kështu shprehet babai i Orges Xhelilit, 46-vjeçarit i cili plagosi me thikë kryetarin e bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij Gazmend Bullari pak ditë më parë. Abaz Xhelili, i cili ishte sot para gjykatës së Lushnjës, ku pritet që të jepet masa e sigurisë për djalin e tij, tha për mediat se nuk i priste mendja se djali i tij do të bënte një veprim të tillë pasi ka qenë një djalë ekselent. Xhelili shtoi se djalin e tij ja kishte hequr nga puna pa të drejtë, ndërsa tregoi se njiheshin edhe familjarisht me njëri tjetrin.

  • VIDEO

    Shkelën rregullat e qarkullimit, policia rrugore ‘ndëshkon’ 325 drejtues motorësh në Tiranë! U kërkohet jelek fosforeshent gjatë natës

    TIRANË- Duke marrë shkasë nga ankesat e qytetarëve të Tiranës, policia rrugore ka ndëshkuar 325 drejtues të motomjeteve. Gjatë natës, drejtuesve të motorëve dhe biçikletave u kërkohet jeleku fosforeshent në mënyrë që të dallohen nga makinat.

  • VIDEO

    Mesazhi i gazetarit Doçi një ditë pas sulmit: Krimi dhe politika të heqin dorë nga të tilla shantazhe, më shumë na motivojnë, se na trembin

    Gazetari Doçi tha se ka të qartë misionin e tij, ai nuk do të tërhiqet dhe se tentativa e politikës dhe krimit për ta shantazhuar përmes dhunës është rruga më e gabuar për ta kufizuar në raportimin e fakteve.

  • VIDEO

    Shpërthen në flakë makina në autostradën ‘Levan-Vlorë’, drejtuesja e automjetit shpëton ‘mrekullisht’

    Një makinë tip “Golf 4” ka marrë flakë gjatë qarkullimit në autostradën “Levan/Vlorë”, pranë fshatit Panaja. Drejtuesja e makinës ka nxjerrë automjetin e saj në një nga sheshpushimet anash rrugës sapo ka parë flakët.

  • VIDEO

    Vrasja e Lames e Saliut, avokatët e 6 të akuzuarve: Dëshmitari Luftar Reçi ka çrregullime, dëshmia e tij s'duhet marrë parasysh! GJKKO e refuzon

    Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Tallau, të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje këto të ndodhura 17 vite më parë, i kërkuan Gjykatës së Posaçme pavlefshmërinë e ekspertimit mjeko-ligjor të dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

    • VIDEO

      Vrau Jurgen Dukën për radhën në supermarket, Gjykata e Tiranës i kthen prokurorisë dosjen e ish- agjentit të krimeve Arbër Sula

      Gjykata e Penale e Tiranës i ka kthyer prokurorisë dosjen e ish-policit Arbër Sula, i cili vrau me armë zjarri në një market në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit 2021, Jurgen Dukën, për të ndryshuar kualifikimin e veprës penale.

      • VIDEO

        A ju pengon opozita për rrugën drejt BE? Kovaçevksi: Asgjë s’do jetë shkas që ne të bëjmë hapa pas! Do ja dalim, bashkë me Shqipërinë

        A po e pengon situata e tensionuar e politikës së brendshme e Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin në BE, njëlloj siç tentoi me mospajtimin e propozimit francez? Kjo ka qenë pyetja e drejtuar në konferencën për shtyp të dy qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Kovaçevski u shpreh se askush, e asgjë nuk do të mundet të kthejë pas rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt unionit. Kovaçevski nënvizoi se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut udha për bashkimin evropian nuk do jetë e lehtë, por shpërblimi pas kësaj sfide do të jetë i madh.

      • VIDEO

        Rama: E pafalshme që rruga drejt BE të ndalej për shkak të politikave të brendshme të vendit

        Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se takimi mes 2 qeverive ka qenë mjaft intesive, teksa foli edhe për integrimin e 2 vendeve në BE. Rama tha se do ishte e pafalshmë nëse për shkak të politikave të brendshme të Maqedonisë se Veriut, të ndalej rruga drejt Unionit.

         
      • VIDEO

        Nënshkruhet marrëveshja/ Rama i dorëzon ikonën e vjedhur pas 9 vitesh, Kovaçevski: 20 të tjerat do i marr vetë në Shqipëri

        Sot është dorëzuar në Maqedoninë e Veriut një nga ikonat e vjedhura në këtë shtet. Pasi u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës, kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalën e tij duke thënë se është gjest i madh. Nuk mungoi falënderimi i tij për Edi Ramën, ndërsa ky i fundit bëri batutë duke thënë se nuk kuptoi asgjë.

        “Ky është me të vërtet një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan. Ky është vit i madh për qytetarët tanë se në fillim të vitit morëm mirënjohje.

        Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastirëve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falenderoj Edi Ramën”, tha Kovaçevski.

        “Në rregull ka fol se nuk kuptova asgjë”, iu përgjigj Rama.

        Ndërkohë, 20 ikonat e tjera që i përkasin Maqedonisë së Veriut ndodhen ende në Shqipëri, ku do të vijë vetë kryeministri maqedonas për t’i tërhequr veprat e sekuestruara pas 9 vitesh.

      • VIDEO

        Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe memorandumeve me Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: Jemi shembulli sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore

        Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u shpreh se marrëdhënia e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shembulli i vërtetë i marrëdhënieve të shëndosha dhe cilësore. Kovaçevski u shpreh se

        Me punën dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, Kovaçevski theksoi do të arrijnë të sigurojnë një përballim të krizës për qytetarët dhe përballimin e dimrit të vështirë.

        "Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore. Sot kalojmë problematikat aktuale të krizës energjetike, si dy vende anëtare në NATO dhe partnere me SHBA.

        Ne punën dhe lidershipin e kemi dhe jam i bindur që për të gjithë qytetarët të sigurojmë të kalojë sa më lehtë krizën dhe të kenë një dimër sa më pak të ashpër. Seanca ndërqeveritare mbaro pak më herët ne firmosëm marrëveshje dhe memorandume për sektorin kryesisht të energjisë. Ne sot e më vonë, kemi mundësi unike për përballimin e krizës.”- tha Kovaçevski.

        Kryeministri Kovaçevski, u shpreh se qëllimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në BE ndërsa theksoi se kjo do të arrihet përmes bashkëpunimit dypalësh.

        “(...) Ne jemi shumë krenar me një përkatësi turke, shqiptare, romë etj, jemi model i suksesshëm dhe i konfirmuar në Evropë. Angazhimi në BE është një motiv strategjik i vendit tonë derisa të bëhemi anëtarë të plotë në BE.”- tha Kovaçevski.

        •  
      • VIDEO

        Përfundon mbledhja e dy qeverive në Shkup, kabinetet qeveritare bëjnë foto familjare

        Në përfundim të mbledhjes së përbashkët, kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë realizuar së bashku një foto familjare.

        •  

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv