• VIDEO

    Përplasi këmbësorin në vijat e bardha dhe e kapi për fyti, shoqërohet 46-vjeçarja në Tiranë

    Një 46-vjeçare e identifikuar si B.R., është shoqëruar në komisariat pasi përplasi këmbësorin në vijat e bardha. Pas kësaj, ka dalë nga makina dhe të dy po debatonin derisa shoferja e makinës tip ‘Benz’ e ka kapur nga fyti dhe e ka shtyrë.  

  • VIDEO

    Konferenca ndërkombëtare për financat e gjelbra, Mete: Faktorët mjedisorë duhen bërë pjesë e politikave financiare

    Në konferencë ndërkombëtare për mundësitë ekologjike për sektorin financiar në Shqipëri, drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, u shpreh se në Shqipëri ka iniciativa, ndërsa shtoi se obligacionet e gjelbra janë një mundësi e mirë investimi

  • VIDEO

    Në burg për inceneratorin e Fierit, Alqi Ballko rrezikon të akuzohet edhe për Elbasanin

    Pavarësisht se deri tani insistohet si nga ana e organit të akuzës, si nga mbrojtja e ish-deputetit, se Alqi Bllako akuzohet për abuzimet me inceneratorin e Fierit, dokumenti i mëposhtëm, pjesë e dosjes hetimore për inceneratorin e Elbasanit, nxjerr për herë të parë dy emra, Bllakon dhe Mirel Mërtirin, ky i fundit bashkëjetuesi i Stela Gugalljas që ndodhet në kërkim.

  • VIDEO

    Babai i Ramazan Rrajës: Djali lëviz me makinë të blinduar, por s’ka pse shoqërohet! Të faktohet nëse është i fajshëm

    Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja në një prononcim për gazetarët para drejtorisë së policisë u shpreh se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar. Ai pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo nuk është arsye që ai të ndalohet.

     
  • VIDEO

    Berisha ‘futet’ në Komisionin e Ekonomisë! Shalsi-Shehajt: Do të transferosh problemet e ‘Non Gratës’, e kuptoj sikletin tënd

    Sali Berisha ‘Non Grata’ është “futur” në Komisionin e Ekonomisë, në debatin mes kryetarit të Komisionit, Eduart Shaldi dhe deputetit Demorkat Agron Shehaj.

    Shalsi-Shehajt: Respekto rregullat, normat dhe etikën e Komisionit, kolegët kanë bërë pyetje dhe nuk mund ta kalojmë

    Agron Shehaj: E kuptoj sikletin tuaj

    Eduart Shalsi: Unë e kuptoj sikletin tënd. Me Non Grata nuk është i lidhur. E ke merak Non Gratën. Nuk të shpëtoj dot, nuk ta heq dot unë këtë siklet. Ti do të transferosh problemet e Non Gratës në Komision

  • VIDEO

    Franca 60 mln euro kredi për ujësjellësin e Durrësit, Rama: Investim masiv! Bonne: Tregues i miqësisë! Ibrahimaj: Që të ketë ujë 24 orë në Fushë Kuqe e Fushë Krujë

    TIRANË- Firmosja e marrëveshjes për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit, me sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Europiane, Laurence Bonne. Franca jep 60 mln euro kredi dhe 1 mln uero grat për asistencë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky investim do arrijë të mundësojë transformimin e qytetit.

  • VIDEO

    ‘Akuzat, tërbim i spiunëve’/ Meta i përgjigjet Ramës: Porti i Durrësit do përfundojë si inceneratorët, histori me bedela! Do e ndalojmë këtë krim monstruoz

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se projekti i portit të Durrësit do të përfundojë si historia e inceneratorëve. Meta thotë se do bëjnë gjithçka për ta parandaluar këtë që e cilësojnë krim monstruoz ndërsa reagimet e opozitës, Rama i cilësoi si tërbim i spiunëve dhe non gratave.

     
  • VIDEO

    Bordi i Transparencës favorizon kompanitë e shitjes së naftës? Ibrahimaj: Ju sfidoj t’i vërtetoni akuzat

    Në një konferencë për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe Financave është pyetur nga gazetarët nëse Bordi i Transparencës është duke favorizuar kompanitë e tregtimit të hidrokarbureve dhe mos reflektimi në çmimet e bursës. Ibrahimaj sfidoi që të vërtetoheshin akuzat.

    “Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e tregtimit të hidrokarbureve. Së shpejti do të bëhet një vit që po operon. Ju sfidoj që të vërtetoni atë që mediat kanë thënë në raste të përsëritura. Në bazë të interesave që në fakt janë inekzistente. Që në fillim të operimit të bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve dhe këto efekte janë të matshme. E kemi ulur marzhet ndjeshëm më shumë se gjysmën e marzhit. Çmimet e bursës…ndërsa i referoheni naftës bruto që kanë luhatje të ndryshme nga çmimet e bursës nga e cila kompanitë shqiptare tregtojnë. Është edhe ecuria e kursit të këmbimit, që ju se merrni parasysh, hidrokarburet tregtohen në dollarë, leku shqiptar është zhvlerësuar ndaj dollarit. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit që kalkulohet çdo ditë. Në një rast, çmimi u rrit, dhe kursi i  këmbimit ishte favorizues… kur bëhet një analizë duhet bërë në të gjitha komponentët e saj.”- tha ministrja.

  • VIDEO

    Shoferja humb kontrollin në Durrës, makina gati futet brenda dyqanit

    Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Hysen Myshketa në qytetin bregdetar. Në vendngjarje mbërriti patrulla e policisë dhe kreu veprimet e rastit. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të dëmtuar nga kjo ngjarje.

  • VIDEO

    Lihet në burg Orges Xhelili, avokati: Kanë debatuar, policët e bashkisë kanë tentuar ta fusin me forcë në furgon

    Avokati i Orges Xhelilit i cili plagosi kryetarin e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshin, u shpreh për mediat se ai është dhunuar nga policia bashkiake.

    ‘Orgest Xhelili është dhunuar nga policia bashkiake. Xhelili 2 javë më parë e denoncoi për veprime arbitrare. Kryetari i Bashkisë po hetohet nga SPAK për veprime arbitrare. Xhelili dhe Kokoneshi debatuan, policia bashkiake e mori me forcë për ta futur në furgon.’- u shpreh avokati i tij Ndue Pjetra.

  • VIDEO

    Protesta e opozitës, Rama: Çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh! Të bëjnë çdo ditë

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestën e opozitës. Për kreun e qeverise ajo ishte një çorbë e parë prej 30 vitesh. Rama u shpreh s enjë spiun dhe një non grata mbledhin militantët aty dhe këtë gjë po të duan mund ta bëjnë çdo ditë, por u vjen keq për njerëzit që e ndjekin nga pas.

    ‘Ça proteste me flisni për një protestë partish, një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan nuk ka lidhje me popullin me qytetarët partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vëtemin rezultat që hodhën disa bojë këtu që u deshën punëtorët të punonin natën për ta larë. Ata bëj pis e ne pastro. As nuk disa ishin dhe as nuk i kam parë. Mund ta bëjnë çdo ditë. Është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i nijeti kuzhinier non grata. Më vjen keq për ato që shkojnë pas atyre non gratave.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Viziton për herë të parë Shqipërinë, presidenti i Azerbajxhanit mbërrin në Tiranë! Begaj e pret me ceremoni shtetërore

    Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv