-
VIDEO
Vrasja për hakmarrje te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, shpallet në kërkim autori i ekzekutimit të Briken Sanaj! Dyshohet se ndodhet në Belgjikë (Emri)
Personi i dyshuar që ka kryer vrasjen e Briken Sanajt në rezidencën 'Kodra e Diellit' në Tiranë dyshohet se ndodhet në Belgjikë dhe është shpallur në kërkim. 39-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e 30 tetorit pranë banesës së tij dyshohet se është vrarë për hakmarrje.
-
VIDEO
Zyrtare: Lear Kurti vdiq nga mbidoza e kokainës! Ekspertiza mjeko-ligjore: I shkaktoi ishemi akute dhe ndalim të menjëhershëm të zemrës
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për Lear Kurtin, 32 vjeçarin, i cili vdiq pasi u shoqërua në komisariat. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së Lear Kurtit, ka qenë helmimi (mbidozë) akut me lëndë narkotike të tipit kokainë, duke i shkaktuar infarkt në zemër
-
VIDEO
‘Do të fluturoni’, Braçe për Report Tv: Zyrtarë të bashkisë Divjakë u kërcënuan nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit
Projekti për të vendosur një tra në Parkun e Divjakës që do të lejojë vetëm kalimin me pagesë për në brendësi të parkut ka shkaktuar një debat shumë të madh.
-
VIDEO
Kriza dhe energjia, samit Ballkani Perëndimor-Norvegji në Beograd! Rama: Treg rajonal për energjinë, vetëm kështu jemi të fortë në këtë kohë lufte
Kryeministri Edi Rama është sot në Beograd, në Serbi, në kuadër të një konference që do të zhvillohet për energjinë e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Vendosja e traut në parkun e Divjakës, disa banorë dalin në protestë, përplasen me policinë! Të pranishëm edhe përfaqësues të Rithemelimit
Banorë të Divjakës po protestojë ditën e sotme kundër vendosjes së një trau, për të shkuar në Parkun e Divjakës
-
VIDEO
Preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës protestojnë para Kuvendit: Duam pronat tona
Banorët e Bërxullës janë zhvendosur për të protestuar para Kuvendit. Me thirrjet ‘Duam Pronat tona’, ata kërkojnë shpronësime të drejta të pronës dhe të jenë me vlerën e tregut.
-
VIDEO
Përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin në Lezhë, dënohet me 30 vite burg në mungesë 32-vjeçari
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30-vite burg Albert Kacen, i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019-të.
-
VIDEO
Moti me reshje shiu shkakton probleme në aksin Kardhiq-Delvinë, përrenjtë vërshojnë mbi rrugë
Reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar vërshimin e përrenjve në rrugë, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, gjatë natës
-
VIDEO
Shkozë/ Shoferi i furgonit po shkarkonte mallrat, një person i vjedh patentën dhe lekët që kishte në portofol
Një vjedhje ka ndodhur mesditën e sotme në Shkozë. Ndërsa një person po shkarkonte mallrat që i transportonte me furgonin e tij nëpër dyqane, grabitësi i ka marrë patentën dhe të gjitha kartat në portofolin e tij së bashku me lekët e mallit që ndodheshin në portofol.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Milot-Thumanë, përplasen 2 makina! Plagosen tre persona
Një aksident i rëndë është raportuar pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Gjorem.
-
VIDEO
Lezhë, hidrovori i Balldrenit del jashtë funksionit! Fermerët e Torovicës i druhen përmbytjeve
Mbjellin tokat por shpesh here nuk marrin prodhim. Ky është shqetësimi i fermerëve të Torovicës në Lezhë. Stina e reshjeve ka shtuar friken e përmbytjeve! Kanalet kulluese janë pastruar nga bashkia por kjo ndërhyrje nuk jep garanci për shmangien e rrezikut.
-
VIDEO
Berisha: Të krijohet komision hetimor për projektin e portit të Durrësit! Duhet të kundërshtojmë me protesta
Teksa komentonte projektin e portit të Durrësit, Berisha ka kërkuar që të ngrihet komision hetimor parlamentar për këtë çështje, ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të organizojë protesta të vazhdueshme.
“Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, dhe ne në mënyrë të rrufeshme duhet të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe duhet ta dërgojmë në gjykatën kushtetuese. Tjetër instrument që kemi në dorë, protesta e fuqishme kundër kësaj grabitje të fuqishme.
Është shumë e rëndësishme qytetarëve tu shpjegojmë çpo ndodh në kurriz të tyre, nuk kanë vlerë, por porti është pasuria më e vlefshme e vendit. Ndaj dhe ne duhet ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet. Është një proces që lidhet gjithçka me largimin e Ramës si armik i betuar i votës së shqiptarëve. Tani ne natyrisht në diskutimin e buxhetit duhet të përgatisim amendamentet, të mbrojmë fuqishëm interesat e qytetarëve, e biznesit, të godasim me forcë çdo projektim të buxhetit për oligarkët, të lexohet me vëmendje dhe të kundërshtohet sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Edi Ramës”, tha Berisha.