• VIDEO

    Mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen në Shkup 21 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Marrëveshjet dhe memorandumet mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë nënshkruar në Shkup. Në total mes dy qeverive janë nënshkruar 21 marrëveshje dhe memorandum që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim në fushën e sigurisë, turizmit, tregtisë, si edhe bashkëpunim ne fushën e energjisë elektrike.

    •  
  • VIDEO

    Deputeti Luciano Boçi ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Elbasanit. Vendimin për t’u bërë pjesë e garës e konsideron si më të rëndësishmet e jetës politike, profesionale dhe tokësore.

    Deputeti Luciano Boçi ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Elbasanit. Vendimin për t’u bërë pjesë e garës e konsideron si më të rëndësishmet e jetës politike, profesionale dhe tokësore.  

  • VIDEO

    Zgjedhjet lokale/ Boçi: Jam kandidati i vetëm i PD për bashkinë e Elbasanit! Kam dakordësinë e grupit të Alibeajt

    Nuk kam raste që ka anëtarë apo njerëz të tjerë simpatizantë që janë kundër daljes së një kandidati se ai që propozon, propozon një e nuk vendos kushte që duhet patjetër që njëri të ketë përballë një tjetër. Procesi i përballjes është një proces natyral brenda një gare si janë primaret por dhe kandidimet e tjera.

    Përballjet konceptohen si gara dhe simpatie dhe dakordësie dhe mund të jenë dhe me një kandidat si në rastin tim por më tej do ketë një vendimmarrje të Kryesisë së PD. Rasti im nuk mund të jetë rasti i vetëm, unë e artikulova si rast bashkëpunimi dhe dakordësisë midis atyre që kanë qenë të interesuar për të marrë pjesë në garë.

    Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë funksionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit.”

  • VIDEO

    CICERON/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

    Promovohet këtë të hënë në orën 18.00, në COD të Kryeministrisë, monografia “Maestro Gjelosh Gjokaj”. Vizitorët do të mund të shohin një sërë veprash nga opuse të ndryshme të krijuesit.

    Një koncert dedikuar personave autikë, do të mbahet këtë të hënë në orën 17.00 në Teatrin Eksperimental, me të ftuar special si Noizy, Eranda Libohova, Xhesika Polo e Mates Frroku.

    Pas premierës në Korçë, shfaqja e skenës së pavarur “Mbyllja e dashurisë”  me Luiza Xhuvanin dhe Vasjan Lamin, mbahet këtë të hënë e të martë në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar.

    Nga ora 17.00 në orën 20.00 këtë të diel në sheshin Italia, foto dhe video të ndryshme do të shfaqen në 360 gradë brenda një kabine në kuadër të Javëve Emirate

    Pas Pallatit të Brigadave, Banda Kombëtare e Emirateve mban një koncert këtë të hënë në orën 17.00 në sallën ‘Tonin Harapi’.

    Këtë të hënë nga ora 17.00 në orën 19.00 do të mbahet pranë “Harabel” një workshop me kaligrafi e dizajn arab, në kuadër të Javëve Emirate.

    Qendra e Librit promovon këtë të hënë në orën 18.00 libri  “28 rrahje zemre të përkryera matematikore" të Flogerta Krypit.

    Koncerti “Peizazhi i pyllit të harruar” me muzikë të kompozitorit Feim Ibrahimi, do të mbahet këtë të hënë në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

    Mbahet këtë të hënë në orën 18.00,  në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “Çertifikata e martesës” me regji të Driada Dervishit .

  • VIDEO

    Mbledhja e dy qeverive, Kovaçevski: Avancojmë bashkëpunimin në kohë krize, jemi shembull sesi fqinjët mund t'i kalojnë sfidat së bashku

    Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup tha se marrëveshjet dhe memorandumet që do të nënshkruhen sot do të rrisin bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këtë kohë krize. Ai tha se marrëveshjet do jenë në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë.

     
  • VIDEO

    Port të thatë edhe në Maqedoni, Grubi: Nismë e Ramës, do lidhet me Durrësin! Tregues e marrëdhënieve vëllazërore

    Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi doli për 3 marrëveshjet e propozuara mes 2 shteteve, ku veçoi ndërtimin e një Porti të Thatë në Strugë që do të lidhet me Portin e Durrësit. Kjo sipas Grubit, është tregues i marrëdhënies vllazërore mes shteteve.

    "Propozoj disa pika shtesë për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar, formimin e komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e rrugëve, çështjet ligjore dhe ato me interes të përbashkët. Kjo ka të bëjë me lidhjen e autostradave tona me korridorin tetë. Kemi miratuar ligjin në kuvend dhe jemi në pritje të firmosjes së kontratës në mes të dhjetorit me shpresë se do të bëhet një vendkalim tjetër që do të ulë koston me dhjetëra miliona euro të ndërtimit të autostradës.

    Ky komision do të marrë vendime për qeveritë e dy vendeve. E dyta ka të bëjë me lidhjen hekurudhore Shkup Durrës që dy qeveritë tona të angazhohen për përfundimin e saj. E treta që është një ide e kryeministrit Rama. Bëhet fjalë për Portin e thatë në Strugë, qeveritë e dy vendeve të kryejnë studimin për ndërtimin e një zone në formën e një porti të Thatë për ngarkesat që vijnë nga Porti i Durrësit. Dua të falenderoj kryeministrin Rama që na mundësoi qasjen e një vendi pa det në Portin e Durrësit”, deklaroi ai.

  • VIDEO

    Arrestohet 27-vjeçari në Shkodër, akuzohet për shitje kokaine dhe kanabisi! Vihen nën hetim 2 bashkëpunëtorët

    Një 27-vjeçar i identifikuar si Zenel Kodra ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. I riu, banues në fshatin Golem, akuzohet se ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis.

  • VIDEO

    Rama: BE duhet të na përfshijë më shumë në ‘luftën’ kundër rritjes së çmimit dhe inflacionit

    Kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Europian duhet të përfshijë më shumë vendet e Ballkanit në “luftën” kundër rritjes së çmimeve apo edhe inflacionit.

    "Ne takohemi në këtë mbledhje të radhës të dy qeverive edhe në një kontekst tjetër në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për tu bërë pjesë e familjes së bashkuar europiane, pasi më në fund e kemi kapërcyer hendekun e madh dhe torturues mes të qenurit gati për t’i hapur bisedimet për anëtarësim dhe refuzimit të vazhdueshëm nga ana e Bashkimit Europian. Sot, të dyja vendet tona kanë çelur procesin e negociatave dhe faktikisht kanë hedhur një hap shumë të madh përpara.

    Në 6 dhjetor, në Tiranë, do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty së bashku, me të gjitha dëshirat, problemet dhe sfidat tona, të cilat janë gjithmonë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe është koha, besoj unë, për të projektuar të ardhmen përtej luftës, duke kërkuar nga njëra anë, së bashku të gjitha vendet tona nga Bashkimi Europian që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar, qoftë goditjes së madhe të çmimit të energjisë elektrike, qoftë dhe inflacionit të luftës. Nga ana tjetër, për të ndërtuar një plan të përbashkët, një plan i cili të na japë mundësinë të shohim përtej kësaj faze të vështirë, të zymtë, por njëkohësisht jo të pambarimtë. Nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen përtej saj.

    Në këtë aspekt, do thoja se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë njëfarë përgatitje, duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale, si shtete më vete, por edhe në mënyrë kolektive si vende të të njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike, qoftë në aspektin e Ballkanit Perëndimor si rajoni ynë, qoftë në aspektin e Bashkimit Europian si destinacioni ynë", tha Rama.

  • VIDEO

    Akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet për herë të katërt seanca për ekstradimin e Faruk Ozer! Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtarit të çështjes

    Shkak u bë kërkesa nga avokati Klodian Skënderi për përjashtimin e gjyqtarit.  Avokati i tij mbrojtës ende nuk e ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes ndërsa mësohet se sot është afati i fundit. Në këto kushte, gjyqtari aktual, Elis Dine nuk ka mundur të japë vendimin e tij ndërsa në seancën e sotme u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës të bosit të kriptomonedhave. Ai kërkon mos ekstradimin e Faruk Ozer në Turqi pasi ka rrezik për jetën.

  • VIDEO

    Shkup/ Mblidhen 2 qeveritë Shqipëri-Maqedoni e Veriut! Rama pritet me ceremoni zyrtare!

    Mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mbahet ditën e sotme në Shkup. Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i tij Dimitar Kovaçeski.

  • VIDEO

    U përdor nga bandat? Blogerja shqiptare 9 muajshe shtatzënë nuk është ndarë, publikon video nga krevati! Partneri tallet: A jam kriminel?

    Blogerja shqiptare që dyshohet se është përdorur nga bandat në Angli shpërtheu ndaj gazetares britanike dhe tha se ishte ndarë nga partneri, por mesa duket janë sërish bashkë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 14 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga lumë qytetarësh në protestën e opozitës te tradhëtia ka emër e deri tek a kanë vërtet strategji Berisha e Meta për rrëzimin e Ramës?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv