-
VIDEO
Dënimi i Mimoza Ahmetit për ndërtim pa leje në Petrelë, kryeplaku: Ishte shtëpi e vjetër, nuk ka jetuar njeri
Kryeplaku i fshatit Petrelë, Hilmi Aga ka bërë me dije se ndërtimi pa leje nga Mimoza Ahmeti në këtë zonë ka nisur rreth 3-4 muaj pas tërmetit të fuqishëm. Në një intervistë për Report Tv, Aga u shpreh se nuk ka informacion nëse është ndërtuar me leje apo jo, por nuk e ka përfshirë në shtëpitë e dëmtuara pasi aso kohe ishte banesë e braktisur ku nuk jetonte askush.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Laç, ambulanca përplaset me një makinë dhe përfundon një një tokë! 4 të plagosur, mes tyre dhe personel mjekësor
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një mjet është paplasur me një autoambulancë, në afërsi të fshatit Markatomaj.
-
VIDEO
Rama i dhuron trëndafila Najada Çomos, Pipero e filmon
Në shenjë mirënjohje, kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo gjatë inaugurimit të ambienteve të rikonstrukturuara.
-
VIDEO
Batuta e Ramës për stafin që e dëgjonte në këmbë: E marr me mend që nuk është e lehtë! Jua paça borxh
Në përfundim të fjalës së tij në spitalin e ri Infektiv, kryeministri Edi Rama falënderoi të gjithë ata që po e dëgjonin në këmbë dhe nuk kurseu një batutë.
“Mirë që ju qëllon dhe nuk keni ku ikni kur ju dal në frigoferifer dhe televizor po jeni ulur të paktën, por edhe këtu duhet të më dëgjoni në këmbë, e marr me mend që s’duhet të jetë fort e lehtë. Faleminderit dhe jua paça borxh”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama nga spitali i ri Infektiv: Me ndihmën e Zotit që mos na sjelltë ndonjë tjetër katastrofë, do rrisim sërish pagat
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paga e stafit mjekësor që punon në spitalin Infektiv do të ketë sërish rritje nëse Shqipëria nuk përballet me ndonjë krizë apo katastrofë tjetër.
“Me ndihmën e Zotit që mos na sjelltë ndonjë tjetër katastrofë, jam i bindur që ta cojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë ju që shërbeni në këtë kompleks. Investimet do të vijojnë dhe në territore të tjera nga Dibra në Gjirokastër, nga Lezha dhe më tutje në zona të tjera për ta përmbyllur mozaikun e infrastrukturës së shëndetësisë dhe për ta transformuar. Ne e dimë që kjo nuk mjafton. Duhet të ecim me autonominë spitalore për të bërë rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve sipas performancës që kush punon më shumë, të fitojë dhe më shumë se paga tavan”, tha Rama.
-
VIDEO
Në pranga për inceneratorin e Fierit, zyrtari i FSHF mori 740 mijë dollarë, u pagua për konsulencë si “supervizor i koncesionit”
Arben Dervishaj, zv. presidenti i FSHF, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) prej vitesh, është prangosur si i dyshuar si i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorit të Fierit në Shqipëri. Arben Dervishaj që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët. Sipas raportimeve të mëparshme paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit. Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k. Kjo kompani, sipas Arjola Kodrës, është supervizore e koncesionit! “Kush është supervizor? Shoqëria ‘Ave Consulting’ sh.p.k. Autori është zoti Arben Dervishaj”, iu përgjigj Arjola Kodra pyetjeve të kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku. Arben Dervishaj është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh dhe njihet si një njeri i besuar i Presidentit të FSHF-së, Armando Duka.
-
VIDEO
Dënimi i Mimoza Ahmetit për ndërtim pa leje në Petrelë, prokuroria: U konstatua objekt 2 katësh me kolona betoni! S’kishte marrë leje për riparim
Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje të një objekti 2 katësh në fshatin Petrelë. Report Tv ka siguruar dokumentin e prokurorisë që tregon se po ndërtonte objekt 2 katësh me kolona betoni dhe nuk kishte marrë leje.
-
VIDEO
Vranë vajzën e shtëpisë dhe e groposën në Malin me Gropa, lihet në fuqi vendimi për dënimin me 50 vite burg të Faik dhe Shkëlzen Bucit
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir, Faik dhe Shkëlzen Buci. Ata akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci. Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020
-
VIDEO
Inceneratori i Fierit/ SPAK lëshon 11 urdhër arreste, në pranga 5 persona, 6 në kërkim! Mes të arrestuarve Arben Dervishaj, zv. President i FSHF
Nga 11 urdhër arrestet është konfirmuar që 5 prej tyre tashmë janë në kërkim dhe ndodhen jashtë territorit shqiptar. Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi i është bër Byroja Kombëtare e Hetimit. Ende nuk bëhen të ditura emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet.
-
VIDEO
Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës protestojnë para kryeministrisë: Kemi derdhur gjak! Nuk i lëmë pronat dhe sikur të na japin miliona
Banorët e Bërxullës kanë zhvendosur protestën para kryeministrisë pasi preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar dhe nuk kanë marrë ende shpronësimet e banesave. Ata thonë se nuk mund t’i nxjerrin nga pronat se kanë derdhur gjak për t’i ndërtuar.
-
VIDEO
Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot
“Aventurat e Maceve të Egra” me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan, rikthehet sot në orën 19.00 , në skenën e Teatrit Eksperimental.Mbahet sot në orën 11.00 ceremonia e hapjese së Panairit të 25-të të Librit. 97 stenda në dy kate, presin lexuesin, mes takimesh me autorë, përkthyes e diskutimesh.
Do të mbahen sot në orën 10.00 tek "Artet", bashkëbisedime dhe master klas me violinistin Jonian Ilia Kadesha dhe pianistin Noam Greenberg.
Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë Fab ekspozita e Gazmend Lekës "Dhe yjet rrinë e vështrojnë".
Është çelur në Galeri 70 ekspozita e përvitshme e Open Art Space dhe do të qëndrojë e hapur deri në 11 dhjetor.
Vijon të jetë e hapur deri në 25 nëntor ekspozita e grafikës në Galerinë e Artit Tiranë, mbajtur në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës.
Banda Tradicionale e Emirateve ndal sot në orën 12.00 në Kalanë e Rozafës në Shkodër, ku mban një koncert në kuadër të Javëve Kulturore.
Teatri i Kukullave vijon shfaqjet në rrethe. Këtë të mërkurë ndal në qytetin e teatrin e Krujës ku do të mbajë shfaqjen “Djali milardier”.
-
VIDEO
Droga në konteinerët e ‘BanaKing’/ BKH, SPAK dhe policia kontrolle me skaner dhe qen! Ngrihen 5 pika në Portin e Durrësit
Sërish kontrolle për drogë në portin e Durrësit. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.