-
VIDEO
DOKUMENTI/ 'Thikë pas shpine kombit', Rama: Berisha takoi të besuarin e Putin 1 muaj para votës në KiE kundër Kosovës! Si u gatua 'çorba e rublave'
37 ditë para se anëtarët e mazhorancës së tij në delegacionin shqiptar në Këshillin e Evropës të bashkonin votat me anëtarët rusë për të votuar raportin e Dick Marty kundër Kosovës, Kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë Sali Berisha priti në Tiranë një prej njerëzve më të besuar të Vladimir Putinit, Konstantin Kosachev.
-
VIDEO
Marrëveshja për Portin e ri të Durrësit, 2.1 mld euro investim, 280 ankorime jahtesh, 12 mijë apartamente! Pasaportë shqiptare të huajve që blejnë pronat
U publikua në faqen e Kuvendit marrëveshja e qeverisë me investitorët e huaj për portin e ri të Durrësit. Investimi, totalisht i huaj, ndahet në dy faza me 5 vite distancë dhe kap vlerën 2.1 miliardë euro. Në mungesë të investimit nga shteti shqiptar, investitori përjashtohet nga taksat. Për të stimuluar shitjet qeveria mendon t’u japë pasaportë shqiptare të huajve që blejnë apartamente në projektin e madh të portit të jahteve në Durrës.
-
VIDEO
Protesta e emigrantëve në Londër, doktori shqiptar: S'jemi kriminelë por profesionistë, japim kontributin tonë
Një prej mjekëve e pranishëm në protestën e mbajtur në Londër është shprehur se të gjithë kontribuojnë për Britaninë dhe s’mund të cilësohen kriminelë.
“Është protest që përfaqëson të gjithë komunitetin shqiptar nga fëmijët deri te të rriturit. Ne s’jemi kriminelë, por profesionistë, jemi punëtorë, inxhinierë, doktorë dhe mundohemi cdo ditë të cojmë përpara qeverinë britanike duke dhënë kontributin tonë edhe duke mbështetur komunitetin shqiptar. E duam vendin tonë e komunitetin tonë edhe pse jetojmë në Angli”, tha doktori.
-
VIDEO
Kontrolli i produkteve të sallamerisë që tregtohen në markete e fast food, AKU ndëshkon 13 subjekte në Vlorë! Hedhin mishin në govata para paketimit
AKU ka ndëshkuar 13 subjekte për tregtim të ushqimit të pasigurt në Vlorë, ku janë gjobitur me 6.150.000 lekë, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 21.840 kokrrave vezë së bashku produkte sallamarie të pasigurta për konsum.
-
VIDEO
‘Shqiptarët po pushtojnë parlamentin britanik’, mijëra emigrantë kërkojnë dorëheqjen e Suella Braverman
Prej disa orësh, mijëra emigrant shqiptarë ndodhen në Ëestminster ku kërkojnë dorëheqjen e Suella Braverman. Ata janë drejtuar për në parlamentin britanik dhe kërkojnë që qeveria të reagojë.
“Shqiptarët realisht pushtojnë parlamentin britanik. Është e paimagjinueshme kjo shumicë populli”, thotë emigranti i pranishëm në protestë.
-
VIDEO
‘Jo çdo copë letër që u jepet është certifikatë pronësie’, Artan Lame: Po tentohet falsifikimi i dokumenteve! Do denoncohen personat e përfshirë
“Po bëhen disa raste të identifikuara nga ana jonë, për përpjekje për të prodhuar dokumente pronësie fallco, certifikata pronësie të manipuluara, apo për të përfshirë në dokumentacionin zyrtar egzistues dokumenta të dyshimta”- u shpreh Lame.
Lame tha se tashmë me kryerjen e shërbimeve online përmes portalit “e-albania”, kjo gjë nuk mund të realizohej sepse dokumentet e falsifikuara nuk kalonin dot në systemin elektronik. Teksa tha se raste të tilla ishin identifikuar për Drejtoritë e Tiranës, Kamzës, Fierit dhe Durrësit, ai shtoi se do të kishte denoncime në prokuroritë përkatëse për personat e përfshirë.
“Kështu që në rrjetën e sistemit elektronik, po fillojnë të ngecin lloj-lloj dokumentash të falsifikuar. Kemi identifikuar raste të tilla në disa prej Drejtorive Rajonale të Tiranës, Kamzës, Fierit dhe Durrësit. Të gjitha këto raste të identifikuara deri tani, do të denoncohen me emër dhe mbiemër në Prokuroritë përkatëse dhe, ata që i kanë kryer, do të duhet të përgjigjen për veprimet e kryera”-shtoi ai.
Më tej Lame bëri thirrje që qytetarët të tregonin kujdes kur të blinin pronat duke mos konsideruar certifikatë pronësie çdo letër që u jepej në dorë nga persona që mund të tentonin t’i mashtronin.
"Gjej rastin t’ju bëj thirrje masës së qytetarëve të ndershëm që, të tregojnë kujdes kur blejnë prona apo kryejnë veprime me pronat e tyre. Jo çdo copë letre që ju jepet në dorë nga lloj-lloj xhambazësh, është çertificate pronësie. Në të gjitha rastet kur ju duhet të bëni veprime të tilla, drejtojuni avokatit tuaj të besuar apo noterit, tasi këta janë persona që mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimin që kryejnë. Mbi të gjitha, aplikoni pranë zyrave të Kadastrës për të kërkuar informacion paraprak që është më i sigurti”-përfundoi kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
-
VIDEO
'Shqiptarët s'janë kriminelë', emigrantët protestë në Londër: Të japë dorëheqjen Suella Braverman dhe të kërkojë falje! Po ndikohen fëmijët, i thonë vini nga familje mafiesh
Të veshur kuqezi, me flamuj dhe pankarta në duar dhe thirrjet 'O sa mirë me qen shqiptar', qindra emigrantë u mblodhën këtë të shtunë në Londër për t’i treguar qeverisë britanike se nuk janë kriminelë. Me këngë shqipe në sfond, ata kërkojnë dorëheqjen e sekretares së brendshme Suella Braverman.
-
VIDEO
Protesta në Londër, thirrjet e qindra emigrantëve në urën Westminster në Londër: O sa mirë me qen shqiptar
Me thirrjet ‘O sa mirë me qen shqiptar’ dhe me ritmet e valles së Tropojës në sfond, shqiptarët janë mbledhur në urën Westminster për t’i treguar Britanisë se nuk janë kriminelë.
-
VIDEO
Protesta në Londër, thirrjet e qindra emigrantëve : ‘Kush jeni ju që quani fëmijët tanë kriminelë!
Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë bërë bashkë në Britani për t’i dhënë një mesazh sekretares së brendshme britanike Suella Braverman. Teksa protestojnë në urën ‘Ëenstminster’, kanë afishuar edhe pankartën që shkruan: “Shqiptarët s’janë kriminelë.”
-
VIDEO
Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi në Krujë, 1 në pranga! Shpallen në kërkim 3 të tjerë
Katër ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi janë zbuluar në Krujë. Në pranga është vënë Hysen Halili, vëllai i pronarit të 4 ambienteve që i kishte në ruajtje ndërsa në kërkim janë shpallur 3 të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave.
-
VIDEO
Sot protesta e opozitës, blindohen dyert e kryeministrisë!
Opozita do të mbajë protestën e paralajmëuar prej disa ditësh. Protestuesit do të mblidhen në orën 16:00 para kryeministrisë, dyert kryesore të së cilës janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar.
-
VIDEO
Tentuan të transportonin kanabis drejt Korfuzit, policia e Sarandës arreston dy adoleshentët, si u gjet droga e fshehur në makinë
Arrestimi i tyre është bërë pasi kontrollit të ushtruar në sediljen e pasme të automjetit që drejtohej nga 19 vjeçari, A.D. Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është 2.7 kilogramë e ndarë në tre pako të mbështjella ma natriban.