• VIDEO

    Lëvizte me kallashnikov me vete në Elbasan, pranga 30-vjeçarit

    Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe 1 krehër me fishekë.  

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”. 

    Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan. Falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. H., i cili po lëvizte me armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

    Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.  

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO

    Kultivimi kanabisit në Berat, Report Tv zbardh emrat e 8 rojeve të arrestuar, ruanin me armë 8 dynym sera me drogë! Gratë paguheshin 5 mijë lekë dita

    jë operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis. Report Tv ka zbardhur emrat e 8 rojeve të arrestuar, të cilët ruanin me armë serën me kanabis. Në pranga kanë rënë pranga Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy prej grave që punon në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në SHBA, vala që nuk ndodhi dhe PD në duart e Berishës

    Sheshbeteja për të gjitha partitë politike në zgjedhjet vendore të 2023 do të jetë Tirana. Në një kohë kur Socialistët e kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre, që është Erion Veliaj, nga ana e demokratëve deri më tani janë 7 emra që përflitet si kandidatë të mundshëm për të qenë rival përballë tij.

  • VIDEO

    ‘Vendoret’/ Zaloshnja: Përplasja më e fortë, Veliaj-Këlliçi! Kulluri: PD do humbë! Lesi: Alimehmeti, ka integritet përballë Berishës! Minxhozi: Opozita të dalë më kandidat politik

    Sheshbeteja për të gjitha partitë politike në zgjedhjet vendore të 2023 do të jetë Tirana. Në një kohë kur Socialistët e kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre, që është Erion Veliaj, nga ana e demokratëve deri më tani janë 7 emra që përflitet si kandidatë të mundshëm për të qenë rival përballë tij.

  • VIDEO

    Rama: Koha do të tregojë se lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë!

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë. Pas mbledhjes me Kryesinë e PS, Partia socialiste do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, duke mos lidhur koalicion me asnjë parti tjetër.

    • VIDEO

      VIDEO HIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 10 Nëntor

    • VIDEO

      ‘Mobilizohuni për protestën e 12 nëntorit’, Berisha thërret në takim 7 kandidatët

      TIRANË- 7 kandidatët që garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu, nga Sali Berisha. Mbledhja u thirr nga Berisha për të kërkuar nga kandidatet mobilizim edhe për protestën e 12 nëntorit.

    • VIDEO

      Figurat republikane fajësojnë ish Presidentin Trump për rezultatin e zgjedhjeve

      Rezultatet e zgjedhjeve të së martës, që ishin larg pritshmërive të Partisë Republikane, kanë bërë që disa aleatë të Presidentit Trump t’i bëjnë atij thirrje të shtyjë njoftimin e planifikuar për javën tjetër, ku mendohej se ai mund të shpallte kandidaturën për zgjedhjet e 2024.

    • VIDEO

      Rama: Koha do të tregojë që lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë

      Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se koha do të tregojë që lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë.

      “Asnjë minutë e humbur me protestën e atyre që kanë marrë para ruse. Koha do tregojë që lidhja e tyre me paratë ruse nuk janë ndërprerë, keqardhje për ata që i shkojnë nga pas, po tërhiqen nga pas me përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar në këtë vend”, tha Rama.

    • VIDEO

      Paloka dhe Leskaj të dehur në Kuvend? Rama: Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që iu vinte! Janë bedelë

      Duke folur për gjuhën jo etike në parlament dhe ratin e Edi Palokaj dhe Bujar Leskajn që janë akuzuar sit ë dehur në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se “po dehej nga era e alkoolit që u vinte atyre”.

      "Ata janë bedelë , në kuptimin e plotë të fjalës, sot është dita për t’i dhënë përgjigje një pyetje, pse paratë ruse u derdhën në Shqipëri për një parti për të rrëzuar qeverinë? Dhe për një parti të opozitës qeveria duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse dhe në këtë moment kur askush nuk çohet dhe thotë që “ky është një trup që ka bërë PD, jam këtu, ‘kisha dijeni, më vjen keq që nuk e besova këtë gjë, kërkoj falje që kam thënë se është komplot i Sorosit me Ramës, se tani është fakt, kështu që për këto arsye, unë ndihem keq dhe distancohem”, nuk e bëri asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedelë dhe kur nuk e ka kapacitetin moral, për të vënë interesin  eventit vet mbi bedelizmin, është një i pafe, një i paatdhe. Sepse për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që ata kishin pirë dhe vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një parlamenti”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama: Koha do tregojë lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë! S'ka koalicion me asnjë parti për '14 majin'

      Zgjedhjet e ardhshme vendore, kandidatët dhe mobilizimi në terren ishin në fokus të mbledhjes së Kryesisë së PS. Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të ketë koalicion me asnjë parti tjetër në zgjedhjet e 14 majit. Në daljen e tij për mediat, Rama u ndal edhe te opozita duke thënë se koha do të tregojë se lidhja e opozitës me paratë ruse s'është ndërprerë. 

      • VIDEO

        Alimehmeti : Bashkëpunimi me Ramën nëse fitoj zgjedhjet? Institucionet flasin me institucionet

        Kandidati i primareve të ‘Rithemelimit’, Ilir Alimehmeti është shprehur i hapur për të bërë një debat publik me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Alimehmeti tha se do e pranonte një ftesë të tillë, sigurisht nëse kjo është për të mirën e demokracisë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv