-
VIDEO
EMRAT/ Mbi 33 kg drogë në banesë, në pranga dy vëllezërit në Elbasan, policia u gjen edhe armë zjarri në makinë
Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 vëllezër të cilët mbanin lëndë narkotike dhe armë në automjet dhe në banesën e tyre. Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi intensiv.
-
VIDEO
Grabitet pika e këmbimit valutor në Divjakë! Autori i maskuar hyn me kallashnikov dhe merr paratë, bashkëpunëtori me motoçikletë e priti jashtë
Një person i maskuar ka hyrë me kallashnikov në një pikë exchange në Divjakë për të vjedhur para, sasia e të cilave nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
-
VIDEO
Kriza e çmimeve, bie fuqia blerëse! Mishi e djathi ‘luks’! Qytetarët: Marrim produktet më të lira! Bizneset: Japim me lista, borxhet e vjetra i kemi grisur
Një vëzhgim në disa tregje dhe markete në Tiranë, shfaq efektet e rritjes së çmimeve. Qytetarët kanë reduktuar blerjet, duke i konsideruar luks disa ushqime që deri dje i kishin në tryezat e tyre. Shitësit e produkteve ushqimore, thonë se janë të detyruar të japin edhe ushqime me listë, pasi janë të ndërgjegjshëm se çmimet janë të papërballueshme.
-
VIDEO
Sulmohet me thikë pas shpine kryetari i Bashkisë Divjakë, Kokoneshi me 4 plagë mbërrin te 'Trauma'! Në gjendje më të rëndë shoferi i tij, në reanimacion në Fier
Është plagosur me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi nga Orges Xhelili. Në gjendje të rëndë është edhe shoferi i Kokoneshit, Gazmend Bullari. Kokoneshi është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Afera me inceneratorët, shtyhet sërish seanca për kërkesën për liri të Lefter Kokës! I çojnë në qeli Alqi Bllakon
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i rikthyer në masën e sigurisë "arrest në burg", nga Apeli i GJKKO, mësohet se është dërguar në paraburgimin e Durrësit dhe është në të njëjtën qeli me Lefter Kokën.
-
VIDEO
Me 4 plagë në shpinë, kryebashkiaku i Divjakës mbërrin te Trauma! Shoferi i tij në gjendje të rëndë
Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës është ka mbërritur në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi mbeti i plagosur me thikë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryetari ka 4 plagë në shpinë dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ndërsa shoferi ka marrë 2 plagë në bark, pasi i ka prekur mushkërinë dhe organet e brendshme.
Gazmend Bullari është në reanimacion dhe nuk do të lëvizet deri sa gjendja e tij të stabilizohet pasi është në gjendje më të rëndë se kryetari.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Gështenja në Report Tv: E gjithë opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët, s’mund të përsërisim 6 marsin
Dy palët brenda Partisë Demokratike janë mobilizuar për zgjedhjet vendore 2023. Nga njëra anë grupi i Sali Berishës që ka nisur procesin e primareve dhe nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeaj që ka nisur takimet në bazë dhe rikonstruksionin e degëve në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Magazinoi ilaçe kontrabandë nga Mali i Zi për t’i shitur, në pranga farmacisti në Shkodër! Iu gjet dhe një armë gjahu
SHKODËR- Një farmacist ka rënë në prangat e policisë pasi magazinoi ilaçe kontrabandë nga Mali i Zi. Bëhet fjalë për Jordan Zllatiçanin.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Fier, ‘Benz-i’ përplas kalimtaren në mes të rrugës! Qytetarët përpiqen ta ngrenë
FIER- Një aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit në zonën e njohur si “Zogu i Zi” ku një mjeti tip “Benz” drejtuar nga një 35-vjeçar ka përplasur një kalimtare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv kanë qenë qytetarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë 61-vjeçres. E moshuara, ishte shtrirë në tokë në pamundësi për t’u ngritur dhe me dhimbje në kokë.
-
VIDEO
U plagos me thikë, kryebashkiaku i Divjakës niset për mjekim drejt Tiranës
Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar. Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij mbetën të plagosur me thikë nga Orges Bilali, një ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.
-
VIDEO
Nesër protesta, Berisha: Të gjithë të ftuar përveç Bashës, të shpjegojë të vërtetën e rublave ruse
Një ditë para se të mbajë protestën, Sali Berisha thotë se mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët, demokratët, por vetëm Luzlim Basha nuk duhet të shkojë. Sipas tij, Basha duhet të sqarojë nëse ka marrë apo jo rubla ruse.
“Të gjithë mund të vijnë përveç Luzlim Bashës që duhet ët sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të grupit të PD nuk mundtë më marrin mua leje ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë por s’ka dhënë asnjë provë fakt. Hetimi këtu nga selia po vazhdon. Është i detyruar të zbardhë, të ketë burrëri të tregojë edhe nëse i takon me hy brenda ose të shpallet i penduari i drejtësisë dhe fiton lehtësira. Por të tregojë të vërtetën, ky është kusht”, tha Berisha.
-
VIDEO
'Biznesi' i hashashit/ Një ditë pune në sera 5 mijë lekë
Muça tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, se ato kanë shkuar për të siguruar të ardhura për të jetuar normalisht, pasi nuk kanë burime të mjaftueshme dhe se vendimmarrja për të punuar vjen në mënyrë pragmatiste.