• VIDEO

    Përjashtimi i dy deputetëve, kërcënon Berisha: Do të përgjigjemi, do shkojmë drejt zhvillimeve të rënda të paparashikueshme

    Sali Berisha ka kërcënuar se do të shkojnë drejt zhvillimeve të rënda të paparashikueshme, për përjashtimin e dy deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, të cilët ishin të dehur në Kuvend. Berisha tha se ata do të përgjigjen!

    ‘Të gjitha raste më takon të vetëpërmbahem në qëndrimet. Nuk mund të kaloj disa standarde. Unë i kam thënë asaj se do e çosh parlamentin drejt zhvillimeve shumë të rënda të paparashikueshme ajo është viktimë e Ramës. As nuk kemi marrë dhe as nuk do të marrim asnjë nismë. Ajo veten dëmton.  Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Ju garantoj se opozita do i përgjigjet sepse nga një anë ke një njeri, me një fjalor stër-ordiner, sa herë vjen në parlament. Ai thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se ato janë nëna, janë bashkëshorte, janë vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë.Por ne do i përgjigjemi. Unë i them se do përgjigjemi. Koha do e tregojë. Ne nuk mposhtemi. Ata që mendojnë se do na mposhtin me fjalor rrugaçi, gabohen. Ne e konsiderojmë detyrë që të shkojmë në atë parlament. Por nuk ka gjë më të vështirë që të shkosh në parlament dhe të përdorësh atë gjuhë prej rrugaçi ordiner përpara gjithë shqiptarëve.’- tha Berisha.

  • VIDEO

    Bylykbashi: Do çojmë në Gjykatën Kushtetuese padi për Portin e Durrësit, mega aferë korruptive

    Deputeti i Rithemelimit Oerd Bylykbashi ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese marëveshjen për Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat nga Gjykata Kushtetuese, tha se projekti për Portin e Durrësit është një mega aferë korruptive dhe e quajti simbol të mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës.

    Grabitje  e pasurisë publike për interesa personale, dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjik. Këtë siç e kishim premtuar ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do qëndrojë në nivelin e asaj që pritet prej saj, të bëjë detyrën e saj zbatimin e kushtetutës dhe të mbrojë interesin publik.

  • VIDEO

    Salianji shkon te ‘Siguria’ me abetare në duar: E kam sjellë t’ia jepni Ardi Veliut të mësojë shkrim e lexim! S’mund t’ia japim vettingun e policisë një analfabeti

    Me debate është zhvilluar seanca ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës ku u miratuan ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së.

    • VIDEO

      Në Shqipëri në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës, zhduket Dritan Rexhepi! Autoritetet e Ekuadorit asnjë gjurmë nga 'mbreti' i trafikut të kokainës

      Media argjentinase “Infobae” i ka kushtuar një artikull të gjatë për Dritan Rexhepi, i cilësuar si trafikanti shqiptar i drogës që përmbyti Evropën me drogë dhe i akuzuar në Shqipëri për rrëmbimin e Jan Prengës.

      • VIDEO

        Plagosja me thikë e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij, reagon Braçe: Sulm i pastër kriminal ndaj zyrtarit në detyrë

        Deputeti socialist Erion Braçe e sheh si një sulm të pastër politik ndaj zyrtarit në detyrë Fredi Kokoneshit. Braçe tha se kjo është një ngjarje e rëndë dhe iu drejtua mediave me një mesazh për të mos shndërruar të vërtetën. Socialisti shtoi se gjatë plagosjes me thikë nga Orges Xhelili, Kokoneshi ka qenë në punë.

        “Është shumë e rëndë, shumë rëndë. Ka rëndësi tani shëndeti i Kokoneshit dhe të punonjësit të bashkisë së Divjakës. Do i lutesha shumë mediave, të fokusohen te shëndeti, ka kohë t’i shkohet deri në fund. S’ka ndodhur asnjë sherr te poliklinika e Divjakës, ai ka qenë në punë. Është një sulm i pastër kriminal përkundrejt një zyrtari në detyrë.”- tha Braçe.

      • VIDEO

        ‘Do vilni ullinj’, si u morën gratë për të punuar në serat e kanabisit në Berat, dy të arrestuarat i mbajtën ‘peng’, s’u lejohej t’i tregonin familjarëve se ku ishin

        Report Tv ka mësuar se gratë të cilat punon në serat e kanabisit ishin marrë nga zonat në veri të vendit duke iu thënë se do të punonin për të vjelë ullinj.

        Pasi janë dërguar në Dronovicë ato janë kërcënuar nga dy të arrestuarat Drita dhe Izmira Mema që të mos largohen dhe të vazhdonin punën pa u treguar të afërmve.

        Gratë do të qëndronin deri në përfundimin e plotë të punës dhe do ktheheshin po natën. Nuk u ishte treguar as vendi ku ndodheshin emri fshatit. Edhe kur komunikonin me të afërmit duhet të thonin që vjelin ullinj. Ndësa një pjesë e djemve thonin se punonin në Malin e Zi si ustallarë në ndërtim. Por pikërisht në përfundim të punës ditën e fundit janë kapur në flagrancë duke paketuar dorën e fundit.

        Ndërsa inspektorët e hetimit po punojnë për kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie.

      • VIDEO

        SPAK kërkon dënimin e komisioneres së KPK në Apel, habit kallëzuesi: Kushtetuta është bërë për me fshi b*thën! Këta i kanë heq veriorët që janë të ndershëm

        Pasi u shpall e pafajshme në Shkallën e Parë të GJKKO, komisionerja e KPK Edleda Çiftja, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit pasi SPAK ankimoi vendimin. Seanca e parë në Apelin e GJKKO u shty pasi gjyqtari i çështjes Dhimitër Lara u dorëhoq nga trupa gjykuese pasi Çiftja ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit për Larën në KPK.

      • VIDEO

        Bllokohet rruga Klos-Bulqizë, shkak bëhet thyerja e disa pllakave me xhama

        Lëvizja në aksin Klos-Bulqizë është bllokuara për dima minuta dhe shkak për këtë është bërë rënia e një xhami të thyer në rrugë.

      • VIDEO

        Balla viziton në spital kryebashkiakun e Divjakës: Një i çmendur mori thikën dhe e qëlloi! Produkt i ndasisë dhe përçarjes

        Taulant Balla drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit, ka vizituar në spital kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe shoferin të cilët mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë. Balla tha se ky sulm është një produkt i kësaj ndasie dhe përçarje që ndodh çdo ditë në vendin tonë.

        ‘Të dy janë nënshtruar ndërhyrje kirurgjikale shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë për të dy. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçartje që ndodh çdo ditë. Shpresoj që çdo qytetar shqiptar ta kuptoj që në këto ditë të vështira luftë të jemi të bashkuar dhe jo të përçare.

        Ju mediat keni një huq shumë të keq! Dhe kur ka fatkëqësi ju e çoni gjuhën mbrapsht. Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Dy persona luftojë për jetën. Nuk e di se kush është arsyeja di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë! Burimi i kësaa ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet.’- tha Balla.

      • VIDEO

        'Shqiptarët kriminelë', Rama për Sky News: Jam në pritje, qeveria britanike të kërkojë falje për deklaratat e ministres

        Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer edhe një herë akuzave të sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman, ku i etiketon shqiptarët si kriminelë. Në një intervistë për ‘Sky News’, kreu i qeverisë u shpreh se deklarata ishte e ekzagjeruar dhe se ajo që e shqetëson është fakti se nuk kërkohet falje

      • VIDEO

        Serat me kanabis në Berat, policia jep detaje: U gjetën 8 thesë të mbushura me boçe kanabisi! 700 arka gati për kultivim

        Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e zhvilluar në fashtain Dorovicë në Berat, ku u zbuluan disa sera të mbjella me kanabis. Sipas policisë janë arrestuar në flagarncë 11 persona, ndërsa janë sekuestruar 3 armë zjarri, 2 pistoleta, dhe 1 automatik kallashnikov. Policia thotë se janë sekuestruar 870 kg lënndë nartoktike si dhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi.

      • VIDEO

        Plagoset me thikë kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi pas një sherri në poliklinikë! Dërgohet në spitalin e Lushnjës

        Më herët, Kokoneshi është dhunuar nga një i ri në mes të qytetit. Ka qenë vetë Kokoneshi ai që ka denoncuar në polici për 32-vjeçarin Dritan Sterkaj.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv