• VIDEO

    A po e pushtojnë shqiptarët, Britaninë?

    A po e pushtojnë shqiptarët Britaninë? Kjo është pyetja që po shkakton debate të shumta ditëve të fundit. Në studion e emisionit ‘Repolitix’, Bledi Mane shprehet se qeveria duhet të tentojë liberalizimin e vizave, ndërsa Lavdrim Krashi u shpreh se Britania nuk hap rrugë.

  • VIDEO

    80 vjeçe, nënë Qamilja thur çorape për të bërë aq para sa të blejë bukë! Nusen e djalit e ka të sëmurë e kërkon ndihmë: Qaj nga inati, nuk jetohet kështu

    Report Tv sjell historinë e një 80-vjeçarje e cila pavarësisht moshës ende detyrohet të punojë. Nënë Qamilja pavarësisht problemeve shëndetësore thur corape me shtiza dhe më pas i shet. Ajo bën apel për ndihmë dhe mbështetje nga kushdo që ka mundësi.

  • VIDEO

    Afera me inceneratorët, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO, rrezikon rikthimin në qeli

    Ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako rrezikon rikthimin në qeli. Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme ku do të mbahet seanca dhe do të vendoset nëse Bllako do të mbetet në arrest shtëpie apo nëse do të rikthehet në qeli.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 9 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga qeveria heq dorë nga fasha 800 kWh për energjinë te Grida Duma lë mandatin e zhgënjyer nga politika e deri tek 400 mijë spiunë vullnetarë, a mund të sjellë hakmarrje hapja e dosjeve?

  • VIDEO

    Lezhë/ Makina digjet gjatë natës pranë spitalit në Lezhë, dyshohet të jetë e qëllimshme

    Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në Lagjen e Spitalit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe dyshohet të jetë e qëllimshme.

  • VIDEO

    Nuk iu bind urdhërit të policisë arrestohet 42 vjeçari me automjetin luksoz në Vlorë

    #reportTV #lajmeshqip #lajme Rreth ores 01:50 nga sherbimet e F.P.Shqiponja u be e mundur kapja ne flagrance e shtetasit H.H i datelindjes 01.05.1980 banues ne Vlore lagjia partizani, pasi ky shtetas levizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyre Blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit te ligjshem te patrulles Shqiponja 1 per te ndaluar por u largua me shpejtesi ne brendesi te lagjes Isa Boletini. Sherbimet e Shqiponjave dhe te Rendit jane vene ne ndjekje te personit i cili ishte i maskuar ne drejtim te mjetit dhe u be i mundur ndalimi dhe prangosja e tij ne nje rruge dytesore pas rreth 15 min ndjekje. Ne momentin e prangosjes ky shtetas tha se ishte konfliktuar te Club Calvin dhe per kete arsye qe maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit. Gjate kontrollit te mjetit u gjet nje maske, 1 mjet preres thike dhe targat e automjetit. Gjate testit te kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personinishte ne gjendje te dehur me testin 1.410 mgl. Ne momentin e mdalimit vume re se personi kishte hematoma ne fytyre dhe na kerkoi ndihme mjekesore pasi na tha se e kishin goditur disa persona te Club Calvin. U shoqerua per ndihme ne spitalin rajonal Vlore ku dhe u shtrua per analiza te metejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.

  • VIDEO

    Emigrimi në Britani, Shabani: Po bullizohen fëmijët, u thonë se kanë prindërit kriminelë! Do fillojnë të kenë turp se janë shqiptarë

    Debati për shqiptarët në Britani mbetet një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit. Kryetari i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani shprehet se pas deklaratave të sekretares së brendshme britanike, miqtë e tij në Britani i kanë treguar bullizmin që po përjetojnë fëmijët e tyre.

  • VIDEO

    Mashtrimi online, PAMJE brenda 'Call Center' në Elbasan! Xhama të thyer pasi forcat policore hynë me dhunë

    Report Tv siguron foto nga brenda Call Center në Elbasan kur në këtë ambient hyn skuadra ‘Shqiponja’ dhe policia spanjolle. Nga pamjet e siguruara duken xhamat e thyera pasi policia hyri me dhunë në këtë ambient.

    •  
  • VIDEO

    Zhduket i riu në Londër, dëshmitari i fundit vjen në program përballë nënës së tij

    Zhduket nga Anglia infermieri shqiptar, Andi Kllomollari humbi kontaktet më 25 tetor të vitit 2018. 32-vjeçari nga Pogradeci pasi emigroi fillimisht drejt Turqisë ku qëndroi për afro disa muaj tek miku i tij Nertil Liçkollari vendosi të zhvendosej drejt Britanisë së Madhe ilegalisht. Prindërit në Shqipëri nuk mësuan kurrë emrin e personit që e priti atje, i cili i kishte dhënë madje borxh edhe 12 mijë pound. Në vendilindje nuk gjeti punë në profesionin e tij si infermier, ndaj kjo ishte arsyeja pse i riu vendosi të emigrojë jashtë vendit.

     ’Unë si nënë e pyeta për djalin me të cilin kishte shkuar në Angli, mos merrej me punë të pista, por ai ma mohonte dhe emrin e atij djalit nuk ma tha kurrë. Me mua rrallë fliste se jetonte ilegalisht dhe kishte frikë mos e kapte policia. Ai shoku i kishte dhënë 12 mijë paund dhe djali na pohonte se punonte në një kompani gomash.Ne i kërkuam të kthehej, por nuk pranonte se ishte i zhgënjyer nga jeta këtu. Por dyshoj se mund të jetë arrestuar, e kam këtë dyshim dhe frikë se mos punonte në ndonjë  shtëpi bari.

    Edhe për babain e Andit, Ilirjan Kllomollari dyshimet për fatin e djalit janë të shumta, ndërkohë që e ka marrë një përgjigje edhe nga Policia e Pogradecit, ku ka bërë denoncimin për zhdukjen e 32-vjeçarit.

    Andi fliste rrallë me ne, por prapë nuk do i shkëpuste kurrë kontaktet. Dyshoj se mund të jetë arrestuar ose është kthyer në Turqi. Kur pyetëm te Policia e Pogradecit më thanë që nuk është as në burg dhe as në morg në Angli, kishin marrë informacion nga Interpoli. As nga Policia Kufitare nuk morëm ndonjë informacion. Shpresojmë të jetë gjallë.

    Personi i fundit me të cilin Andi pati kontakt është shoku i tij Nertil Liçkollari, ai i cili hedh dritë mbi takimin me një djalin ’misterioz’ e deri tek mesazhi I fundit që ai dergoi sapo mbërriti në destinacion.

     

    Unë kam punuar në Stamboll për 7 vite në një pastiçeri dhe në 2017 kishim nevojë për punëtorë. Unë doja të merrja një shok të mirë dhe ai ishte Andi. Këtu erdhi me autobus dhe qëndroi disa muaj. Ia kaluam shumë mirë, rrinim githnjë bashkë dhe nuk ishte person problematik. Një ditë të dielë kur dolëm shëtitje, nga lokali i një universiteti Andi u takua me një person, i cili ka mbetur enigmë si për mua edhe për familjen. Të dy u takuan, ndërsa unë qëndrova pak metra më tutje. Më pohoi vetëm se “ishte një shok nga universiteti”. Nuk qëndroi më shumë se 2-3 minuta me të dhe nuk më tregoi se çfarë biseduan. Pas 3-4 ditësh nga ky takim, Andi më tha se donte të ikte në Angli, por unë mendova se po bënte shaka. Të nesërmen u nis, në orën 2 të mëngjesit. E pyeta mos ishte i pakënaqur dhe më tha “jo”. Kështu iku. Me të mbërritur në Britani më dërgoi një mesazh dhe që nga ai moment nuk patëm më kontakte.

    Pak minuta para përfundimit të emisionit në Report TV mbërriti një informacion nga i cili dyshohet se 32-vjeçari mund të ketë përfunduar pas hekurave në një burg të Anglisë.

     

  • VIDEO

    Durrës/ Mashtrim me TVSH-në me dëm mbi 570 mln lekë, mbi 20 vite burg 7 personave! Konfiskohen 1 hidrocentral, kamionë e 1 truall! Skema që përdornin

    Një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm ka çuar në burg 8 persona. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Durrësit, ndërkohë që ka vendosur sekuestrimin e 1 hidrocentrali, disa kamionëve dhe një trualli në Dhërmi.

  • VIDEO

    Virozat e stinës, fluks fëmijësh në pediatrinë e Fierit! Mbi 100 fëmijë në ditë në pediatri me temperaturë e kollë

    Çdo ditë në Urgjencën e Pediatrisë në Fier, paraqiten mbi 100 raste fëmijësh që marrin ndihmën e parë. Me ndryshimet stinore sipas mjekëve shumica e fëmijëve paraqiten me simptoma të temperaturës dhe kollës

  • VIDEO

    ‘Edhe sot seanca u shty’, Padia e ministres së Arsimit, Vokshi thirrje prindërve e mësuesve: Protestoni

    Në gjyqin për shpifje për tezat e provimit, deputetja e Rithemelimit Albana Vokshi ka folur sot para kamerave duke lajmëruar që edhe kësaj radhe nuk është zhvilluar në seancë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv