-
VIDEO
SPAK përfundon hetimet për inceneratorin e Elbasanit, avokatët mbrojtës njihen me dosjen! Nën akuzë ish ministri Koka dhe 7 të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dosja e mbyllur hetimore u është dorëzuar avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos.
-
VIDEO
Banorët e Bërxullës protestë para ministrisë së Infrastrukturës, pronat e tyre preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar
Banorët e Bërxullës kanë zhvendosur protestën e tyre përballë Ministrisë së Infrastrukturës. Rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar dhe protesta e tyre vijon prej më shumë se një muaj. Banorët kanë lidhur në krahë një shirit të bardhe me mbishkrim IMT.
-
VIDEO
Goditet grupi që shiste kokainë në lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave në Tiranë, 13 të arrestuar, 2 në kërkim
Policia ka arrestuar 13 persona, 2 janë shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë
-
VIDEO
Krujë/ Kthyen banesën e një emigranti në ‘shtëpi bari’, shpallen në kërkim babai dhe dy djemtë!
Dy ambiente për përshtatur për kanabis janë zbuluar në Krujë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona, babai dhe dy djemtë e tij.
-
VIDEO
Armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, pranga dy të rinjve në Fier! 20-vjeçari theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’
Dy të rinj janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi lënde narkotike, municion luftarak dhe armë zjarri.
-
VIDEO
Grabitja e dyqanit në Vlorë, Report Tv siguron video-n, autorët të maskuar, godasin me shkelm derën e xhamit dhe futen brenda
Report Tv ka siguruar video-n e grabitjes që u regjistrua tre ditë më parë në Vlorë. Siç shihet edhe nga video dy autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa janë futur me forcë në dyqan. Një prej autorëve ka goditur me shkelm derën e xhamit për t’u futur më pas brenda në dyqan.
-
VIDEO
Vlorë/ Digjen dy makina gjatë natës në pronësi të një 49-vjeçari, zjarrvënia e qëllimshme! Ende nuk dihen shkaqet
Dy makina janë djegur në Vlorë pak pas mesnate. Mësohet se makinat janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Goro dhe dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.
-
VIDEO
Punonjësit e OSHEE-së zbulojnë ‘shtëpi bari’ në Krujë, policia shpall në kërkim dy pronarët e banesës
Punonjesit e OSHEE-së në Krujë në vazhdën e kontrolleve intensive për minimizimin e humbjes së energjisë elektrike kanë konstatuar në fshatin Derven një ambient të përshtatur si shtëpi bari.
-
VIDEO
Rama nderon me medalje komandantin e ‘Guardia di Finanza’, Gjeneral Giuseppe Zafarana! Kryeministri: Së bashku ia kemi dalë të luftojmë krimin
Në Kryeministri, përmes një ceremonie të veçantë, po zhvillohet ceremonia e nderimit të Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
-
VIDEO
Emigrimi i shqiptarëve/ Ambasadori i Britanisë: I zhgënjyer nga lajmet e mediave britanike
Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë që kujtohen sot përmes një konferencë ndërkombëtare Akademia e Studimeve Albanologjike (Instituti i Historisë), ambasadori i Britanisë Alaistair King-Smith, teksa shprehu vlerësimin për historikun e këtij raporti u ndal edhe ne debatin që është krijuar së fundmi për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë.
-
VIDEO
Bllako u rikthye në burg, flet avokati: Vendim absurd, ‘hip së të vrava e zbrit se të vrava’! Ai nuk përbën rrezik
Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili me vendim të Gjykatës së Apelit të SPAK u rikthye në burg për çështjen e inceneratorëve, është shprehur se i duket absurd ky vendim dhe se pret të marrë në në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
“Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore ; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava. Për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha avokati Sokol Hazizaj.
I pyetur se a ishte e drejtë që Alqi Bllako të ishte i lirë ndërsa Lefter Koka në burg, avokati tha se nuk duhet ngatërruar pozicioni procedural i Alqi Bllakos me të Kokës.
Ndërsa nëse klienti i tij është pyetur apo për inceneratorin e Tiranës, Hazizaj u shpeh se “Nuk është pyetur dhe nuk ka asnjë lloj indicie që do të më motivonte mua të jepja një përgjigje tjetër”.
-
VIDEO
Itali/ Tërmeti gjatë transmetimit 'live', prezantuesi 'arratiset' nga studio: Po iki
Gazetari Massimo Foghetti ishte në studion e lajmeve të televizionit lokal “Fano TV” dhe po lexonte titujt e parë të shtypit kur ekranet filluan të dridhen, gazetari u ngrit për t’u larguar dhe më pas u kthye përsëri në vendin e tij për të raportuar tërmetin.