-
VIDEO
‘Jam sulmuar nga hienat’, Grida Duma lë mandatin si deputete: Nuk do ja fal kurrë politikës së llumit goditjen nën brez ndaj tim biri
Me një fjalim të gjatë, demokratja Grida Duma la sot përfundimisht mandatin si deputete e partisë demokratike. Demokratja u shpreh se pavarësisht zhgënjimeve të mëdha, pengjeve, mundit e sakrificës do jetë përjetësisht e djathtë, sepse këtë bindje politike ka dhe ka pasur gjithnjë. Megjithatë, pengu më i madh i Grida Dumës nuk është lënia në mes i misionit të saj për të ideologjinë e së djathtës, por fakti se sulmet e politikës nuk u mjaftuan me të por edhe me të birin.
‘Nuk i jam larguar përgjegjësisë edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh. Jam sulmuar na hiena që të më brejnë personalit. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.’- tha Duma.
-
VIDEO
Ambasadori italian në Shqipëri: Bashkëpunimi ynë është çelësi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
VIDEO
Kreu i SPAK: Grupet kriminale shqiptare kanë ndryshuar aktivitetin, droga shitet deri në Dubai
Kreu i SPAK, Arben Kraja në kuadër të konferencës së përbashkët me ambasadorin italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha se grupet kriminale shqiptare kishin ndryshuar aktivitetin kohët e fundit, duke u zhvendosur në Amerikën Latine, në vendet ku prodhohet droga.
-
VIDEO
Prindërit dhe nxënësit e shkollës në Golem dalin në protestë, kërkojnë të rregullohet shkolla: Na i morën fëmijët na i çuan me zor në Lushnjë
LUSHNJË- Prindërit dhe nxënësit e shkollës “Irakli Bozo” në Golem kanë dalë sot në protestë dhe kërkojnë që të rregullohet shkolla pasi është amortizuar
-
VIDEO
Sot nis sezoni i ri i 'Repolitix' me Denis Mingën, çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv!
Emisioni ‘Repolitix’ rikthehet sonte me sezonin e ri duke nisur nga 8 nëntor çdo të martë dhe mërkurë ora 21:00. Moderuar nga gazetari Denis Minga edhe këtë sezon ‘Repolitix’ do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme aktualitetit dhe ngjarjes së ditës.
-
VIDEO
Digjet një kamion në Tiranë, pranë ‘Pallatit me Shigjeta’, ende nuk dihen shkaqet
TIRANË- Një kamion është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në hyrje të mbikalimit te zona e Pallatit me Shigjeta.
-
VIDEO
Vjedhja në marketin në Voskop të Korçës, pronari: Ishin 4 persona të armatosur me maskë në fytyrë
Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me vjedhjen në një market në fshatin Voskop të Korçës. Pronari Bledar Leska foli në një prononcim për media ku tha se ishin 4 persona të maskuar dhe me armë.
Sipas dëshmisë së pronarit të marketit, 4 hajdutët kanë marrë sasi parash, pije alkoolike dhe cigare. Autorët kanë thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.
‘Me kapuça me doreza, vetëm njëri ka qenë pa doreza. Kanë ikur, duket arma nuk e di nëse ka qenë e vërtetë. Kanë patur armë që të katërt. Duken me maskë. Kanë vënë këto nga Halloweeni. Goxha në turp kanë qenë.’- tha pronari.
-
VIDEO
Nis hartimi i listës së zezë me përdhunuesit e pedofilët, si mund të verifikoni personat e dyshimtë rreth jush dhe fëmijëve! Profesionet që nuk lejohen të ushtrojnë kurrë
Lista me të gjithë personat e dënuar për krime seksuale do të jetë aksesueshme brenda muajit shkurt në e-Albania, nuk mund të punojnë kurrë mësues, edukatorë, mjekë, infermierë, qendra sociale, qendra sportive dhe kudo ku ka fëmijë
-
VIDEO
Korçë/ Vidhet një dyqan në Voskop, autorët morën një sasi parash, pije alkoolike dhe cigare! Shpallen në kërkim
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë vjedhur një sasi parash që ndodheshin në sirtarin e dyqanit, pije alkoolike dhe cigare. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po bën të mundur verifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
-
VIDEO
Primaret, Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’: Ja plani im për Tiranën! Konflikti i Kosovës
Të gatshëm për të “mposhtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës edhe pse në garë në partinë e tyre, ballë për ballë dy kandidatët e primarëve Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja nisën sot sezonin e ri të emisionit '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Primaret, Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’: Ja plani im për Tiranën! Kalaja: Unë do mposht Veliajn
Të gatshëm për të “mposhtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës edhe pse në garë në partinë e tyre, ballë për ballë dy kandidatët e primarëve Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja nisën sot sezonin e ri të emisionit '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Lezhë/ Rreth 300 banorë në fshatin Grykë-Zezë pa rrugë dhe ujë: Mbushim me kova ku të mundemi, prandaj ikin njerëzit
Rreth 300 banorë të fshatit Gryke-Zezë në Lezhë vuajnë prej vitesh mungesën e një rruge. Ata gjithashtu nuk janë përfshirë në projektin e ujësjellësit të ri, ndaj ka ndërprerje të ujit të pijshëm.